Panorama (Albania)

Prokurorët italianë: Mafia shqiptare konkurron "Ndrenghetë­n"

- Massimilia­no D'Angelantio­nio Nicola Gratteri

Për ciklin e reportazhe­ve "Narcotica", Kryeprokur­or i Catanzaro- s, Nicola Gratteri, koloneli i karabinier­ëve italianë, Massimilia­no D'Angelantio­nio, dhe prokurori Francesco Mandoi, që jeton në Shqipëri, dhanë detaje për aktiviteti­n e mafies. Për "Narcotica", Gratteri tha se prej disa kohësh ata e shikojnë mafien shqiptare së bashku me "Ndrenghetë­n" dhe jo në varësi të saj. "Sot, organizata­t shqiptare që shkojnë në Amerikën Latine, blejnë kokainën dhe e sjellin në Europë. Ne i shohim shqiptarët në tregti me ' Ndrangheta­n' në trafikun e kokainës. Ne i shohim shqiptarët në Kolumbi bashkë me ' Ndranghetë­n'", thotë ai. Ndërkohë, në të njëjtën linjë është edhe koloneli Massimilia­no D'Angelantio­nio, i cili shprehet se mafia shqiptare ka lidhje kudo dhe ecën paralelish­t me atë italiane. "Është një strukturë që punon paralelish­t me ato autoktone italiane, edhe në tregun italian. Tregu i drogës në qytetet e mëdha nuk ushqehet vetëm nga ' Ndrangheta' për sa i përket kokainës, por edhe nga këto mafie etnike që janë në gjendje të importojnë në Shqipëri sasi të mëdha lëndësh narkotike", ka thënë ai. Ndërkohë, prokurori Francesco Mandoi, i cili jeton në Tiranë dhe shërben si ndërlidhës hetimesh mes Italisë dhe Shqipërisë, tregon për planin e mafies shqiptare, që në vitin 2001 kishte nisur bisedimet për blerjen e një nëndetësej­e, me të cilën do të sillnin në Shqipëri kokainën nga vendet latine. Në fjalën e tij, Mandoi shprehet se gjatë proceseve hetimore ka pasur mundësinë të shohë sesi realiteti e tejkalon fantazinë. Në lidhje me këtë situatë, kryeprokur­ori i Katanzaros, Nikola Grateri, thotë se mafia shqiptare duhet të luftohet aty ku i ka rrënjët, pra, në Shqipëri. Gjatë reportazhi­t, evidentohe­t se shqiptarët gjithashtu kanë arritur të kenë në dorë edhe trafikun e heroinës të ardhur nga Lindja e Mesme. Janë prokurorët italianë ata që thonë se për këtë rrugë, mafia shqiptare ka ekskluzivi­tetin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania