Panorama (Albania)

PD: Valdrin Pjetri, i dënuar për trafik droge

"Edi Rama kërkon t'ia dorëzojë Shkodrën krimit të organizuar"

- Gazment Bardhi

Sekretari i përgjithsh­ëm i Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhi, doli dje në një konferencë për mediat, ku u shpreh se Valdrin Pjetri është dënuar për trafik droge në Itali. Sipas Bardhit, Rama e ka ditur këtë fakt dhe e ka caktuar Pjetrin për Bashkinë e Shkodrës. "Edi Rama është sot promovuesi më i madh i krimit në Shqipëri. Që prej ardhjes së tij në pushtet, ai ka promovuar në politikë mbi 300 zyrtarë nga niveli më i ulët, deri te deputetë dhe kryetarë bashkie. Pushteti i tij i ka themelet te krimi dhe kjo është arsyeja pse ai nuk heq dorë nga promovimi i trafikantë­ve të drogës në majat e pushtetit të tij. Valdrin Pjetri është njëri prej tyre. Edi Rama e ka ditur që Valdrin Pjetri është dënuar në Itali për trafik droge, por sërish i besoi atij drejtimin politik të qarkut më të madh të Veriut të vendit. Heshtja e Edi Ramës tregon se ai e ka ditur këtë fakt, kur e emëroi drejtor të Hipotekave, kur e emëroi prefekt të Shkodrës, kur e emëroi kandidat për Bashkinë e Shkodrës. Me një trafikant droge në krye të bashkisë, Edi Rama ka ndërmend t'ia dorëzojë Shkodrën edhe zyrtarisht krimit të organizuar", theksoi ai. Bardhi shtoi më tej se Rama e ka detyruar Pjetrin që të gënjejë për të shkuarën e tij. "Edi Rama nuk ka ndërmend të mbajë asnjë përgjegjës­i, që u ka propozuar shkodranëv­e për kryebashki­ak një trafikant droge, të dënuar në Itali në vitin 2003. Dje Edi Rama e detyroi Vladrin Pjetrin të gënjente qytetarët e Shkodrës dhe të pohonte se ai nuk ka qenë i arrestuar, i dënuar apo dëbuar për trafik droge. Edi Rama kërkon ta kalojë në heshtje këtë fakt tjetër të rëndë të bashkëqeve­risjes së tij me krimin. Edi Rama i ka të gjitha mundësitë institucio­nale që të verifikojë brenda 24 orëve që akuza e Partisë Demokratik­e, se Valdrin Pjetri është subjekt i ligjit të dekriminal­izimit dhe një person i dënuar për trafik droge, është e vërtetë. Heshtja e tij provon se ai e ka kryer këtë verifikim. Prandaj, Edi Ramës, si njeriu që në politikë ka promovuar vetëm trafikantë dhe vrasës, i mbetet vetëm një zgjidhje: të ikë bashkë me Valdrinin! Të japë dorëheqjen dhe të largohet me turp si Kryeminist­ri, i cili u imponon qytetarëve të Shkodrës të qeverisen nga një i dënuar për trafik droge", theksoi ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania