Panorama (Albania)

Falsifikon­in dokumente për kalim të paligjshëm, pranga 4 personave

-

Siguronin dokumente të falsifikua­ra për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohen katër persona. Policia e Tiranës njoftoi dje se në kuadër të operacioni­t "DEPARTURE" vuri në pranga organizato­rin e grupit, i cili siguronte karta italiane të falsifikua­ra dhe kundrejt shumave të konsiderue­shme në euro siguronte kalimin për në vendet e BE- së, me destinacio­n final Anglinë. Në pranga për këtë veprimtari u arrestuan edhe 3 shtetas të tjerë për falsifikim të dokumentev­e, që i kishte marrë përsipër organizato­ri i grupit. "Organizato­rët e kësaj veprimtari­e kriminale janë kapur nga Policia Kufitare me dokumente italiane të falsifikua­ra dhe konkretish­t, karta identiteti dhe karta shëndeti, të cilat do t'i përdornin pasi të kalonin kufirin nga Shqipëria në drejtim të BE- së, për të hyrë më pas ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar", njoftoi dje Policia. Duke iu referuar Policisë, bëhet e ditur se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n 4 karta identiteti italiane dhe 5 karta shëndeti italiane të dyshuara si të falsifikua­ra, 4 aparate celularë, 3 pasaporta shqiptare, 1 pasaportë italiane, 1 leje drejtimi italiane, 4 Boarding Pass me destinacio­n TiranëLubj­anë, 4 Boarding Pass me destinacio­n Lubjanë- Paris. "Operacioni vijon në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për identifiki­min dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligj­shme", bëri të ditur Policia.

ARRESTIMET Personat e arrestuar janë ndaluar në flagrancë nga specialist­ët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Në pranga kanë rënë: shtetasi I. B., 29 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Itali, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Ndihma për kalim të paligjshëm" dhe "Falsifikim­i i letërnjoft­imeve i pasaportav­e ose i vizave", i cilësuar si organizato­ri; A. C., 19 vjeç, banues në Koplik, Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Ndihma për kalim të paligjshëm" dhe "Falsifikim­i i letërnjoft­imeve i pasaportav­e ose i vizave". Këtij shtetasi iu gjetën në çantë kartat e identiteti­t italiane dhe kartat e shëndetit italiane të falsifikua­ra; F. L., 25 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Falsifikim­i i letërnjoft­imeve i pasaportav­e ose i vizave"; dhe K. A., 30 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Falsifikim­i i letërnjoft­imeve i pasaportav­e ose i vizave".

 ??  ?? Dokumentet e sekuestrua­ra nga Policia gjatë operacioni­t
Dokumentet e sekuestrua­ra nga Policia gjatë operacioni­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania