Panorama (Albania)

Si i shpëtoi drejtësisë i ekstraduar­i Gentian Doda

"Pyet për vëllain e Çimit", përgjimet që zbardhën korrupsion­in

-

Gentian Doda, i përfshirë në aferën korruptive që vuri pas hekurave gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri, u ekstradua dje nga Mbretëria e Bashkuar dhe pritet që të gjykohet nga Krimet e Rënda.

I konsiderua­r si një person me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore nga Policia, Doda u arrestua në Mançester disa muaj më parë, pasi akuzohet se me anë të një shume prej 30 mijë eurosh ndikoi te gjyqtari, në mënyrë që trupa gjykuese të bënte ndryshimin e kualifikim­it të veprës penale, gjë që i lehtësoi edhe masën e dënimit. "Nga specialist­ët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra/ Mbretëri e Bashkuar drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar G. D., 41 vjeç, lindur në Tiranë. Shtetasi G. D. ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin penal nr. 416, datë 10.11.2017, ka vendosur masën e sigurisë ' Arrest në burg' për veprën penale ' Korrupsion­i aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionar­ëve të drejtësisë'", njoftoi dje Policia.

PËRGJIMET Me kusht lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Matit, që kishte ndryshuar veprën penale për Gentian Dodën, ky i fundit, i ndihmuar edhe nga një i afërm i tij, ka korruptuar duke i dhënë 30 mijë euro gjyqtarit Miri dhe shuma e eurove është dorëzuar në një lokal në pronësi të gjyqtarit. Gjatë shqyrtimit gjyqësor, Prokuroria për Krime të Rënda i paraqiti gjykatës një sërë përgjimesh dhe pamjet e kamerave të sigurisë në lokal, ku dukej dorëzimi i zarfit që mbante shumën e eurove. Nën përgjim janë vënë disa numra, ndër ta edhe Gentian Doda, i cili edhe pse ishte në burg, përdorte telefon personal. Më tej, në përgjim është vënë vjehrri i Dodës dhe kushëriri i tij, Alban Buci, i cili ka bërë edhe dorëzimin e lekëve te Kujtim Miri, vëllai i gjyqtarit. Në një nga bisedat e përgjuara të Gentian Dodës, ai është duke folur me vjehrrin e tij, ku i shpjegon se ku duhet ta marrë shumën prej 15 mijë euro për të plotësuar 30 mijë euro, për t'ia dhënë Kujtim Mirit në lokalin në pronësi të ishgjyqtar­it. Pas marrjes së eurove, vjehrri i Dodës, së bashku me Alban Bucin, shkojnë në lokalin në pronësi të ish- gjyqtarit Miri. Ndërkohë, gjatë kësaj kohe janë regjistrua­r biseda të Bucit me një tjetër shtetas, P. Miri, të cilit i shpjegon se kishin pasur disa probleme dhe për këtë janë vonuar pak dokumentet ( sipas Prokuroris­ë, bëhet fjalë për lekët). P. Miri i thotë se duhet të shkojnë te lokali dhe të presin aty derisa ata të shkojnë, sepse ishin te Kisha e Laçit, ose të shkojnë te lokali dhe të pyesin për vëllain e Çimit ( bëhet fjalë për Shkëlqim Mirin). Nga përgjimet ambientale të kryera nga hetuesit, është ndjekur automjeti i Bucit, që ka shkuar në Laprakë dhe është takuar me shtetasin G. P., i cili i ka dhënë shumën prej 15 mijë euro në një zarf. Pas kësaj, Buci së bashku me vjehrrin e Dodës kanë shkuar te lokali i Shkëlqim Mirit dhe kanë kërkuar për vëllain e tij. Pasi kanë ndenjur aty për rreth 9 minuta, kanë dalë dhe janë larguar. Dhënia e zarfit, i cili ishte me euro, është fiksuar nga kamerat e sigurisë së lokalit, të sekuestrua­ra nga hetuesit dhe të administru­ara nga gjykata. Nga këqyrja e telefonit të Alban Bucit ka komunikime në "Whatsup" me Gentian Dodën, ku është gjetur një mesazh ku shkruhet: All ok now ... by the middle of net month ...", e përkthyer në shqip: "Tashmë gjithçka në rregull, nga mesi i muajit që vjen ...", ky mesazh është fill pasi kanë dalë nga lokali i Shkëlqim Mirit dhe kanë lënë "dokumentet".

 ??  ?? Gentian Doda
Gentian Doda
 ??  ?? Ish- gjyqtari Shkëlqim Miri
Ish- gjyqtari Shkëlqim Miri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania