Panorama (Albania)

Makina përfshihet nga flakët pas aksidentit, digjet brenda 43- vjeçari

-

SARANDE – U aksidentua ndërsa po udhëtonte për në Sarandë, digjet brenda në makinë 43- vjeçari. Albert Çaushi, 43 vjeç nga Fieri dhe Merita Muja ( bashkëjetu­ese e viktimës) po udhëtonin nga Fieri për në Sarandë. Gjatë rrugës, rreth orës 20: 40, në vendin e quajtur “Karahaxh”, automjeti i drejtuar nga 43vjeçari ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit. Më pas, makina tip “Renault Megane” është përfshirë nga flakët. Albert Çaushi, për shkak të dëmtimeve që ka marrë nga aksidenti, nuk ka mundur të dalë nga makina, duke u djegur brenda saj. Ndërsa bashkëjetu­esja e tij, Merita Muja, ka arritur të dalë nga automjeti dhe të shpëtojë. “Rreth orës 20: 40, në aksin rrugor pranë vendit të quajtur ‘ Karahaxh’, automjeti tip ‘ Renault Megane’ që drejtohej nga shtetasi A. Ç. ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë. Si pasojë e flakëve të shpejta është djegur rëndë dhe ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi, shtetasi A. Ç., me banim në Fier. Ndërsa bashkëjetu­esja e tij shtetasja, M. M., ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarj­e dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, bën të ditur Policia.

Merita, me origjinë nga Delvina mësohet se ka marrë djegie në 50% të trupit dhe është dërguar për në Tiranë për ndihmë më të specializu­ar mjekësore. Nga dëshmia e saj, shkak për përhapjen e zjarrit në makinë është bërë një shkëndijë elektrike.

Automjeti “Renault Megane” me targë AA 950 UI ishte në pronësi të Albert Çaushit nga Fieri, ndërkohë nga hetuesit që po merren me zbardhjen e ngjarjes, bëhet e ditur se automjeti ishte i pajisur me impiant gazi, por nuk dihet nëse rrjedhja e gazit është bërë shkak që makina të përfshihet nga flakët. sh. d

 ??  ?? Makina ku u dogj 43- vjeçari
Makina ku u dogj 43- vjeçari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania