Panorama (Albania)

Kukësi- Partizani në start, klubet do të "shtrydhen"

Presidenti i Ligës, Libohova: Qeveria do të akordojë fonde

-

Java e parë e kampionati­t të 81- të do të hapet me një duel titulli, teksa Kukësi do të presë në shtëpi kampionët e Partizanit. Duel interesant që në start është edhe ai mes Skënderbeu­t dhe Flamurtari­t, ndërsa Tirana do të presë Luftëtarin në shtëpi. Derbi i kryeqyteti­t do të luhet në javën e gjashtë, më 28 shtator. Ajo që bie më së shumti në sy, është fakti që skuadrat do të luajnë në harkun e 7 ditëve tri ndeshje. Kampionati do të nisë më 24 gusht dhe java e dytë luhet më 28 gusht, ndërsa e treta më 1 shtator. Një sforco shumë e madhe për klubet që në nisje. Sezoni është programuar të mbyllet më 23 maj të vitit 2020. Të pranishëm dje kanë qenë përfaqësue­s të disa prej klubeve kryesore, por ka pasur edhe nga ato klube që kanë preferuar të mos dërgojnë një zyrtar gjatë shortit, siç ishin Flamurtari, Teuta, Bylisi. QEVERIA DO TË JAPË LEKË PËR FUTBOLLIN

Ishte një deklaratë surprizë e Edvin Libohovës, presidenti­t të Ligës Profesioni­ste dhe njëherazi zv. president i FSHFsë. Pas hedhjes së shortit ai komentoi situatën e rëndë financiare që po kalon futbolli dhe mes rreshtave tha se duke filluar nga shtatori, jo vetëm që do të jenë në pritje të miratimit të ligjit për sponsorizi­met në sport, por shtoi se futbolli do të përfitojë para. Libohova saktësoi se do të përfitojnë vetëm ato klube që i kanë bilancet në rregull dhe se qeveria gjithashtu mund të amnistojë klubet nga kamatëvone­sat e detyrimeve. Ai deklaroi gjithashtu se së shpejti do të shitet edhe emri i Kategorisë Superiore dhe të ardhurat do t'u shkojnë klubeve. "Zoti Rama premtoi se në shtator ky ligj do të diskutohet, ndërkohë do të përgatitem­i që ekipet të jenë të gatshme për të mundësuar thithjen e fondeve që do të akordohen në kuadër të ligjit të ri të sporteve, sepse duhet formalizim, duhet organizim më i mirë i klubeve. Kjo, sepse ligji për sportet dhe ndryshimet që do të bëhen, do të kenë kritere, do të kenë procedura dhe jo kushdo mund t'i plotësojë. Kështu që, ne do të përgatitem­i në krahun tjetër për të qenë të gatshëm dhe të kemi mundësi t'i thithim këto fonde për Ligën, përfshirë këtu edhe emrin e Ligës... Po mendojmë shitjen e emrit të Ligës", deklaroi Libohova. KLUBET ME PROBLEME

FSHF pati paralajmër­uar katër klube, për shkak të situatës financiare. Bëhej fjalë për Tiranën, Vllazninë, Flamurtari­n dhe Luftëtarin. Afati i fundit që ato të gjenin një marrëveshj­e për detyrimet që kishin në Tatime apo ndaj palëve të tjera, ishte lënë 31 korriku. Të katër këto klube morën pjesë në short dje, por FSHF- ja nuk ka saktësuar se cilat kritere plotësuan këto klube dhe çfarë duhet të bëjnë ende për të mos pasur probleme gjatë sezonit. "Përderisa janë në short, do të thotë që Komisioni i Licencimit ka bërë punën e vet dhe ka konstatuar që janë konform kërkesave për të marrë pjesë në Superiore", deklaroi shkurt Libohova.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania