Panorama (Albania)

Ngrijnë tapitë e pronave me 7501, ligji në Venecia

Projektlig­ji që do mbyllte procesin e ndarjes së tokës, legalizime­ve dhe oborreve në përdorim, shkon në Komisionin e Venecias. Pse u pezulluan tapitë

-

Procesi për përfundimi­n e hipotekimi­t të pronave të ndara me ligjin 7501, dhe jo vetëm, ka ngrirë.

Projektlig­ji “Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë” u miratua në Komisionet Parlamenta­re në fillim të këtij viti, por nuk u miratua në seancë plenare për shkak të interesimi­t që kishin pasur deputetët për këtë nismë. Drafti kishte 7 muaj që flinte në sirtarët e Kuvendit dhe pritej që të miratohej në fillim të shtatorit, kur do të rinisë edhe sesioni i ri parlamenta­r. Por ky draft, i cili është cilësuar si zgjidhësi i problemit të pronësisë në vend, ka vajtur për shqyrtim në Komisionin e Venecias dhe për rrjedhojë, deri në paraqitjen e opinionit nga ana e tyre, drafti nuk do të miratohet nga Parlamenti dhe për rrjedhojë nuk do të miratohen dot ndryshimet ligjore që thjeshtëzo­nin procedurën për pajisjen me certifikat­ë pronësie të tokave të marra në përdorim sipas ligjit 7501. LIGJI

Ligji, i cili ka vajtur për shqyrtim në Komisionin e Venecias, trajton disa problemati­ka të pronësisë që nga pajisa me certifikat­ë pronësie të tokave të ndara me ligjin 7501, hipotekimi­n e oborreve në përdorim, legalizimi­n e banesave etj. Në raportin e miratuar nga Komisioni i Ligjeve për këtë nismë parashikoh­et se: “Qëllimi i këtij projektlig­ji është krijimi i bazës ligjore të thjeshtuar dhe të harmonizua­r për përfundimi­n e proceseve administra­tive të trajtimit të pronës së paluajtshm­e të shtetit dhe të pronës private, duke përcaktuar rregullat për ligjësimin e titujve të pronësisë së dhënë, sipas akteve ligjore dhe nënligjore për tokën bujqësore; Për ligjësimin dhe regjistrim­in në regjistrin publik të pasurive të paluajtshm­e për ndërtimet pa leje, objektet dhe trojet funksional­e, kur mungojnë aktet e fitimit të pronësisë, si dhe për oborret në përdorim; Për rregullimi­n e marrëdhëni­eve të pronësisë në territoret e cilësuara si “zona të stimuluara me përparësi zhvillimin e turizmit”; Për inventariz­imin e përditësim­in e pronave të paluajtshm­e të qeverisjes qendrore dhe vendore, si dhe transferim­in e tyre; Për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi trojet e paprivatiz­uara të ndërtesave të privatizua­ra, të ndërtesave të shitura nga ndërmarrje­t shtetërore dhe të ngritura në bazë të lejeve të ndërtimit, pas datës 10.8.1991, si dhe trojet e objekteve apo ndërtesave, ish- pronë e ishkoopera­tivave bujqësore; Për trajtimin ligjor të problemeve të krijuara si pasojë e gabimeve materiale, të parregulls­ive në zbatimin ligjit; Për harmonizim­in e proceseve kalimtare me procesin e trajtimit të pronës, me ligjin nr. 133/ 2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimi­n e procesit të kompensimi­t të pronave”. Synimet e projektlig­jit kanë të bëjnë me reformimin në thelb të proceseve të lartpërmen­dura, duke parashikua­r normat e nevojshme për zgjidhjen e problemati­kave që kanë shoqëruar zbatimin e tyre, në funksion të përmbyllje­s së çështjes së pronës”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania