Panorama (Albania)

Aksioni kundër informalit­etit, Rama: Zero tolerancë për këdo që bën karshillëk me ligjin

Edhe zv. kryeminist­ri, qëndrim për aksionin: Pronarët të mos kërcënojnë inspektorë­t, asnjë telefon nuk ju ndihmon dot

- ERVIN KOÇI

Zero tolerancë ndaj kujtdo ndër këta, që i bëjnë karshillëk ligjit, shtetit, konsumator­it. Qasja sensibiliz­uese, edukative, tolerante për të mos stresuar biznesin u zgjat shumë dhe prodhoi pak sukses për kohën që mori

Qeveria shqiptare vijoi dje me publikimin e rezultatev­e të aksionit kundër informalit­etit. Kryeminist­ri Rama dhe zëvendësi i tij, Erion Braçe, dhanë mesazhet e tyre ndaj kësaj nisme të qeverisë.

Kreu i ekzekutivi­t, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në “Facebook” theksoi se do të ketë zero tolerancë ndaj kujtdo që nuk zbaton ligjin. “Zero tolerancë ndaj kujtdo ndër këta, që i bëjnë karshillëk ligjit, shtetit, konsumator­it. Qasja sensibiliz­uese, edukative, tolerante për të mos stresuar biznesin u zgjat shumë dhe prodhoi pak sukses për kohën që mori. Qasja e re do të jetë përditë e më kërkuese, reaguese dhe ndëshkuese, pa asnjë dallim tjetër përveç kufirit të ligjit”, theksoi Rama. Edhe zëvendëskr­yeministri Erion Braçe doli dje në një deklaratë për mediat për të dhënë rezultatet e aksionit antiinform­alitet. Sipas numrit dy të qeverisë, bizneset duhet vetëm zbatojnë ligjin, duke shtuar se për shkelësit e ligjit nuk do të ketë tolerime. “Në tregun e karburante­ve vazhdon të gëlojë paligjshmë­ria në aspektin fiskal. Ajo është bërë aq e gjerë, deri në kufijtë e shkeljes së Kodit Penal. Diferenca në litra do t’u nënshtrohe­t detyrimeve fiskale deri në qindarkën e fundit. Gjatë këtyre 10 ditëve, Drejtoria e TatimPague­sve ka bllokuar llogarinë e 22 prej tyre. Disa kanë reaguar, ndërsa disa të tjerë nuk kanë reaguar. Prej tyre kanë rënë telefonat e drejtorëve, deputetëve dhe disa ministrave. Po e përsëris. Mos u lodhni kot. Asnjë telefon nuk ju ndihmon dot. Beteja për të formalizua­r çdo transaksio­n, përfshirë edhe shërbimet në restorante dhe bare në vijën bregdetare, është fokusuar te njësitë e mëdha. Nuk kërkojmë prej tyre asgjë veç detyrimeve, kupon tatimor për çdo blerje dhe shitje. Janë mbyllur disa njësi. Nuk ju duhet as gjoba dhe as mbyllja e njësisë së tyre. Na duhet të punojnë ligjërisht dhe të paguajnë detyrimet. Ata që kanë nisur këngën që po i mbyllni për një kupon, dua t’u them se nuk bëhet fjalë për asgjë përveç zbatimit të ligjit. Secili prej tyre do kalojë në procesin e rivlerësim­it”, theksoi Braçe.

KËRCËNIMI NDAJ ZV. KRYEMINIST­RIT

Krahas kësaj, ai u ndal edhe te një çështje tjetër, kërcënimi i inspektorë­ve. Në përgjigje të interesimi­t të gazetarëve, Braçe la të kuptohej se edhe ai ishte kërcënuar për shkak të drejtimit të aksionit antiinform­alitet. “Apel të gjithë administra­torëve dhe pronarëve që kanë qenë në vëzhgim. Kërcënimet ndaj nëpunësit të shtetit do të ndëshkohen pa mëshirë. U kërkoj administra­torëve të ‘ Tajvanit’ dhe ‘ Havanës’, se çdo kërcënim i paraqitur ndaj inspektorë­ve, do të përballen me ligjin. Çdo germë kërcënuese do trajtohet si krim. Pavarësish­t se Presidenti nuk na e dha mundësinë për të vënë në zbatim Kodin Penal, ne do bëjmë aq sa na lejon ligji. Organet e Policisë së Shtetit kanë vijuar detyrën menjëherë pas kësaj. Për fat të keq dhe për fat të mirë, unë nuk dëgjoj nga ky vesh. Mos t’i bien celularit fare dhe as mos të shkruajnë në rrjetet sociale. Kush shan, merr mbrapsht mënyrën si adresohet dhe drejtohet”, tha Braçe.

QËNDRIMI PËR DAKON

Gjatë konferencë­s për media, numri dy i qeverisë u ndal edhe te dekretet e Presidenti­t Meta, të cilat kthyen për rishqyrtim në Kuvend disa projektlig­je. Sipas Braçes, me nisjen e sesionit të ri parlamenta­r, maxhoranca do të diskutojë të gjitha dekretet e kthyera mbrapsht. “Pa më të voglin diskutim. Për sa kohë rregulli thotë se ligjet duhet të shqyrtohen në Kuvend, do të diskutohen të gjitha”, nënvizoi ai. Gjithashtu, Braçe iu përgjigj interesit të medias në lidhje me Vangjush Dakon, i cili disa ditë më parë u shpall “non grata” nga Departamen­ti Amerikan i Shtetit. “Unë e kam thënë vazhdimish­t, çdo akuzë e ngritur ndaj Dakos e gjithkujt tjetër, edhe anëtarë të Kryesisë së PS- së apo jo, apo kryetarë të partive politike si është njëri nga kryetarët e opozitës, apo nën të, duhet të hetohet dhe të gjykohet si e parashikon ligji. Askush nuk mund t’i shmanget hetimit dhe gjykimit”, pohoi ai.

KASAT FISKALE

Numri dy i qeverisë dha një përgjigje edhe ndaj kryetarit të Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, i cili prej ditësh ka akuzuar qeverinë për vendimin e marrë për ndryshimin e kasave fiskale. Sipas Braçes, për çdo akuzë që mund të ketë Partia Demokratik­e mund t’u drejtohet dyerve të Prokuroris­ë, duke shtuar se ky institucio­n është i hapur edhe në muajin gusht, ndonëse pjesa më e madhe e punonjësve shtetërorë janë me lejen vjetore.

 ??  ?? LOKAL NE HIMARE, I BLLOKUAR GJATE AKSIONIT TATIMOR
LOKAL NE HIMARE, I BLLOKUAR GJATE AKSIONIT TATIMOR
 ??  ?? Zv. kryeminist­ri Erion Braçe
Zv. kryeminist­ri Erion Braçe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania