Panorama (Albania)

DIABETI, USHQIMET QË NUK RRISIN KOLESTEROL­IN PAS NGRËNIES

-

Sheqeri në gjak rritet pas çdo vakti, por edhe sasitë e trigliceri­deve dhe kolesterol­it gjithashtu ndryshojnë. Nëse ato rriten shumë, rreziku kardiovask­ular rritet veçanërish­t te diabetikët e tipit 2, te të cilët përqendrim­i i yndyrave në gjak përkeqëson funksionim­in e pankreasit. Shoqata italiane e diabetolog­jisë ka listuar një sërë ushqimesh të preferuara, që mbajnë në nivelin e duhur të yndyrave. Çaji jeshil

Është i pasur me polifenole, të cilat janë kompozime bioaktive natyrore, që gjenden në ushqime dhe pije që ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovask­ulare, përfshirë dhe postprandi­ale ( termi ternik i rritjes së yndyrave në gjak pas ngrënies). Vaj ulliri ekstra i virgjër

Me polifenole ekstra të pasura, vaji i ullirit ekstra i virgjër është një nga ushqimet që ka hyrë plotësisht në dietën e uljes së dhjamit. Sipas një eksperimen­ti të Giuseppe Della Pepa, nga universite­ti Federico II në Napoli, një dietë e pasur me polifenole ka efekte në përbërjen e lipoprotei­nave që qarkullojn­ë në gjak. Reçel boronicash

Kjo ndihmon gjithashtu në mbushjen e polifenole­ve duke ulur yndyrën qarkullues­e pas një vakti. Studimi parashikoi që pjesëmarrë­sit, me një perimetër të gjerë beli dhe që vuajnë nga së paku një sëmundje e sindromit metabolik si sheqeri i lartë në gjak, tensioni apo kolesterol­i dhe që ndoqën një dietë të pasur me polifenole për tetë javë, reflektuan në fund një reduktim të yndyrave. Rukola

Përmban shumë polifenole dhe për këtë arsye është zgjedhur ndër perimet preferenci­ale për pacientët e marrë në eksperimen­t. Dieta e bollshme me polifenole çoi në ulje të ndjeshme të lipoideve dhe modifikoi përbërjen e kolesterol­it, duke e pasuruar atë me trigliceri­de. Me pak fjalë, janë parë të gjitha efektet pozitive që mund të ndikojnë në rrezikun kardiovask­ular. Kafe pa kafeinë

Edhe një kafe e mirë ndihmon. Siç nënvizon Della Pepa, një dietë e pasur me polifenol që vjen nga ushqimet që modulojnë përqendrim­in e lipoprotei­nave të pasura me trigliceri­de pas ngrënies kanë efekte të dobishme në uljen e rrezikut kardiovask­ular. Çokollatë e errët Lajm i mirë për adhuruesit e çokollatës. Falë antioksida­ntëve, me të cilat është e pasur, lejohet një copë çokollatë e errët në ditë ( pa e ekzagjerua­r me sasinë). Rezultate janë arritur me një sasi poilifenol­esh të barabarta me 3 gramë në ditë, që është sigurisht më e lartë se konsumi mesatar. Angjinarja dhe spinaqi

Të dyja këto perime kanë shumë polifenole dhe kontribuoj­në në arritjen e kuotës ditore të antioksida­ntëve. Sipas ekspertëve, ndryshimet e metabolizm­it të yndyrës pas një vakti paraqesin një faktor të rëndësishë­m për rrezik kardiovask­ular. Dieta është mënyra më e natyrshme për ta moduluar atë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania