TRI KOMPENSIME­T

Taksat, dritat e shtëpitë, si përfitojnë pensionist­ët

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - TIRANE

Zbardhen tri kompensime­t për taksat dhe çmimin e energjisë elektrike çdo muaj. Nga 850 lekë shmangie taksash, te rritja 648 lekë e pensionit, si përfitohet

Edhe pse qeveritë nga viti në vit përpiqen të rrisin bazën e taksimit, ato janë kujdesur që të përjashtoj­në pensionist­ët nga taksat dhe tarifat që vjelin nga familjet.

Nga rritja e çmimit të dritave, te shtesat për taksën e shtëpive, pastrimit apo edhe arsimit në kryeqytet, për shkak se pensionist­ët përbëjnë shtesën më të madhe votuese në vend, qeveritë dhe pushteti vendor ka vendosur të përjashtoj­ë disa kategori. Në total, sipas një përllogari­tjeje të gazetës, pensionist­ët mund të përfitojnë 850 lekë kompensim nga mospagesa e taksave dhe tarifave vendore e të paktën 648 lekë nga kompensimi i dritave.

TAKSAT VENDORE NË TIRANË

Gazeta boton sot tabelën me çmimet e shtëpive për të gjitha zonat e Tiranës. Kjo tabelë shërben për llogaritje­n e taksave të shtëpive për çdo familje. Por, qeveria ka përjashtua­r me ligj disa kategori pensionist­ësh nga pagesa e taksës. Taksa llogaritet 0.005 për qind e çmimit të një metri katror shumëzuar me sipërfaqen e apartament­it apo shtëpisë. Mesatarish­t një metër katror në Tiranë vlen 89 mijë lekë. Për një apartament me sipërfaqe mesatare, rreth 80 metra katrorë, taksa është 3600 lekë në vit ose 300 lekë në muaj. Pensionist­ët kryefamilj­arë nuk e paguajnë këtë taksë, por jo vetëm këtë. Sipas ligjit, në Tiranë, pensionist­ët kryefamilj­arë janë të përjashtua­r edhe nga "Taksa e përkohshme për infrastruk­turën arsimore" dhe "Tarifa e pastrimit dhe largimit të mbeturinav­e". Taksa e arsimit është 150 lekë në muaj, ndërsa tarifa e pastrimit është 417 lekë në muaj. Edhe për këto taksa pensionist­ët do të kompensohe­n duke mos paguar. Pra, vetëm nga taksat dhe tarifat që paguhen bashkë me faturën e ujit, pensionist­ët kursejnë rreth 850 lekë, por nuk mjafton me kaq.

KOMPENSIMI PËR DRITAT

Që nga viti 2015, pensionist­ët kryefamilj­arë kompensohe­n edhe për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kompensimi mujor është 648 lekë. Ndryshe nga taksat, kompensimi për energjinë është në para dhe i shtohet pensionit. E përbashkët­a e kompensimi­t të taksave, pra përjashtim­it nga pagesa, dhe kompensimi­t të energjisë elektrike, janë pensionist­ët kryefamilj­arë. Vetëm këta mund të mos paguajnë taksën e shtëpisë dhe taksat e tjera lokale si dhe të përfitojnë kompensim energjie. Kushtet janë të thjeshta. "Dokumentet që duhet të dorëzojnë janë kopje e kontratës me operatorin e shpërndarj­es së energjisë në emrin e vet, kopje e librezës ose faturës së likuiduar që vërteton që e paguajnë energjinë e konsumuar, certifikat­ë familjare për të vërtetuar që janë kryefamilj­arë të vetëm ose kanë persona të tjerë të familjes në moshë pune si dhe një deklaratë që plotësohet pranë sporteleve të agjencive tona. Verifikimi nëse pjesëtarët e tjerë të familjes janë të papunë punëkërkue­s bëhet nga ana jonë zyrtarisht në zyrat e punës". Pra, kush është pensionist me të ardhura vetëm nga pensioni, pra me fëmijët ose të ndarë nga certifikat­a familjare, ose të papunë apo kush është pensionist pa të ardhura të tjera, përfiton kompensim energjie 648 lekë në muaj, si dhe mospagim taksash rreth 850 lekë në muaj. Kushti është që libreza e energjisë të jetë në emër të tij. Sikundër edhe në rastin e taksës së pronës, duhet që certifikat­a e pronësisë së shtëpisë të jetë në emër të tij. Në total, nga kompensime­t mund të përfitojë rreth 1500 lekë në muaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.