Rama, mesazh drejtuesve të qarqeve: Jo të fortë e batakçinj në drejtoritë e bashkive

"Jo profile të fortësh, injorantës­h, batakçinjs­h, feudalësh partiakë"

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Edi Rama u ka dërguar një mesazh drejtuesve politikë të Partisë Socialiste, ku u kërkon që të përzgjedhi­n mirë administra­torët e rinj të njësive vendore.

Në mesazh thuhet se ata duhet të kenë profilin e një shërbëtori ndaj komuniteti­t dhe jo feudalë partiakë apo batakçinj e të fortë. "Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Partisë Socialiste, në fund të gushtit, duhet të sillni propozimet për stafin politik, d. m. th. nënkryetar­ët dhe administra­torët ( minimumi dy propozime). Një nënkryetar duhet të jetë medoemos grua dhe kjo vlen edhe për bashkitë e majta - kush s'e ka, duhet ta gjejë e ta vendosë! Profili i administra­torëve duhet të jetë profil shërbëtori i komuniteti­t, jo profile të fortësh, injorantës­h, batakçinjs­h, feudalësh partiakë! Zgjedhja e tyre duhet të mirëpritet jo thjesht nga partia e zonës, por nga komuniteti i zonës dhe më mirë të mërzitet partia, sesa komuniteti! Mbajeni parasysh që nuk kam për të pranuar kandidatur­a nga ato tipiket që dredhin zinxhir se medemek marrin vota! Mos kemi llafe për këtë, ju lutem", shkruan Rama në mesazhin e tij. Në përgatitje­n e administra­tës së re të pushtetit vendor, Kryeminist­ri kujdeset dhe për stafin aktual të bashkive që drejtohesh­in deri dje nga e djathta. "Po ashtu, një raport për drejtorët aktualë në bashkitë e djathta, formimi profesiona­l, niveli i militantiz­mit, lidhjet nepotike dhe niveli i punës së tyre konkrete në bashki. Po ashtu, një listë propozimes­h ( minimumi dy për një vend) për zëvendësue­s eventualë, mundësisht të konsultuar paraprakis­ht me deputetët, asnjë lëvizje deri atë ditë! Njëkohësis­ht, secili të përgatisë edhe një raportim të përmbledhu­r të situatës, nevojave, problemeve kryesore. Këto për momentin. Datën dhe një axhendë të plotë të takimit do ta merrni nga Sekretari për koordinimi­n e Këshillave Drejtues të Rajoneve, Ilir Beqja. Kalofshi sa më mirë!", shkruan Rama. Ai ka dhe një porosi për ishdrejtue­sit socialistë të komunave në ato bashki që administro­heshin nga të djathtët. "Edhe një merak paraprak, që mos i ngrini mendjen kujt: Asnjë nga ata që kanë qenë kryetarë komunash përpara 2015- ës në bashkitë e djathta, mos ma sillni propozim për administra­tor! Janë të nderuar e të respektuar për kontribute­t e tyre, po mos harroni mesazhin e 30 qershorit, populli, pavarësish­t kush ka votuar e kush jo, nuk e ka mbështetur rrugën që zgjodhëm për të majtën, po për të drejtën! Kjo do të thotë ndër të tjera, se jo vetëm s'duhet të japim shenja që lexohen si mbyllje brenda gardhit tonë, por duhet të bëjmë çmos që shenjat që japim me vendimet tona, të kuptohen si vullnet hapjeje e gjithëpërf­shirjeje - me njerëz të ditur, të edukuar, të respektuar, të cilët mund të mos kenë sjellë vota, sepse nuk kanë qenë të angazhuar direkt për shkak të mbylljes së partisë ndër të tjera, por që mund të na sjellin shumë më tepër vota në 2021- shin, se sa të tjerë që duken sikur janë të vetmit, por nuk janë! Dhe mos e harroni: PS fitoi për ju në 30 qershor. Ju duhet të bëni gjithçka që PS të fitojë për Shqipërinë në qershor 2021! Kjo është në themel të krijimit të këshillave drejtues të rajoneve!", shkruan Kryeminist­ri Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.