Po varéja është një zgjidhje?

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - ARBEN BLLACI

Asvapa pjekëse nuk i mpak e nuk i mpin dot çuditë që ngjajnë te ne, pa respektuar asnjë rend e asnjë arsye që kanë në njëfarë mënyre edhe çuditë, edhe vetë absurdi, sado që pikërisht për këtë mungesë quhet absurd. Në kodrat e Parkut të Tiranës thonë ka mbirë një memorial me emra të viktimave të grushtshte­tit anti- Erdogan. Rrjetet sociale...

... valojnë si kazan të leshtash në finjë. Ndihet në to revoltë masive, indinjatë mbresëlënë­se, patriotizë­m bio, i paprishur edhe në këtë pik gushti asgjësues. Flitet se nuk dihet kush e ka lejuar, kush e ka paguar, kush e ka vënë, çfarë mesazhi përcjell. Asnjë segment nga drejtëza e autoritete­ve përgjegjës­e me ligj nuk thotë as "qysh" e as "ku" për këtë pllakë mermeri, konceptuar në mënyrën më banale të mundshme, si çdo mall i lirë turk, ngritur në një ambient publik, krahas punëve dhe veprave që në shumicën e tyre janë për t'u adhuruar.

I lexoj me kokën anuar e sytë picërruar, ndiej të më sajohet një fije buzëqeshje qesëndisje­je ndaj vetes. Nuk i kuptoj dot këta patriotët/ et, që teksa shullëhen me kurriz në rërë e me sytë lëshuar të kullosin nëpër... bregdetet e botës, rrallë edhe të Shqipërisë, shkruajnë nëpër telefona protesta për një pllakë ngritur vertikalis­ht mbi një pëllëmbë bazament. Të habit ky sensibilit­et shterp ndaj shfaqjeve kaq banale të shkeljes së sovranitet­it moral të Shqipërisë, përballë shkeljeve ulëritëse, të vërteta e me pasoja të kobshme bërë këta 30 vjet. Bile, këta 80 vjet, sepse edhe izolimi total komunist s'qe veç një shkelje sovranitet­i i një specifike më vete, ndaj të cilit nuk i shkoi në mend askujt të bënte qoftë edhe një "gëk".

Nuk është ndjerë askush kur presidentë turq, përbri dashit bërë kurban për vëllazërim­in e dy popujve, kanë shpallur botërisht se "shqiptarët janë vëllezër gjaku me turqit"?! Ç'punë ka gjaku në një miqësi popujsh? Pak zëra pipëtinë kur z. Erdogan e shpalli Prizrenin gati tokë turke në prani e sy më sy me udhëheqësi­t kryesorë shqiptarë të kohës.

Thuajse askujt nuk i intereson të dijë ç'vend zë Turqia në grafikën e investimev­e në Shqipëri, të çfarë lloji janë ato, mbi ç'reciprocit­ete ( vetëm mbjellje kolegjesh?) janë realizuar.

Ka shumë zell, herë- herë absurd, për të përqasur natyrën e qeverisësv­e tanë me natyrën e shpallur autokratik­e të z. Erdogan, pa e ditur se autokracia kërkon një infrastruk­turë e arsenal të tërë mjetesh e rrethanash, që qeverisësi­t e Shqipërisë nuk i kanë parë as në ëndërr. Diktaturën po, mund ta përsosim, sepse lënda e parë për të, indiferenc­a e opinionit ndaj problemeve me kockë është si e të vdekurve.

Po ç'është kjo pllakë gjigante varri te Parku i Liqenit?

Ka zëra që thonë se është një gjest vasaliteti i Kryeminist­rit Rama ndaj "të adhuruarit" prej tij, zotit Erdogan. Personalis­ht, nuk kam vënë re ndonjë teprim në "adhurimin" e z. Rama ndaj z. Erdogan.

Nano Kryeminist­ër ishte ndër katër- pesë të zgjedhurit krushq në dasmën e djalit të z. Erdogan, z. Berisha gjithashtu ka qenë mik i ngushtë e i shpallur botërisht me të. Po ashtu, si të gjithë ata para tij, edhe z. Rama.

Mesa duket, prijësit tanë, veç Zogut që u thartua se kur u vetëshpall mbret Ataturku tërhoqi ambasadori­n, prijësit tanë pra, i orienton për nga Ankaraja një presion i padukshëm, i natyrshëm, misterioz, deri instiktiv i masës dërrmuese të shqiptarëv­e brenda dhe jashtë kufijve.

Në këtë kuadër e të tjerat që na zgjasin dhe z. Rakipllari është shumë rigoroz për vendin që të lë në gazetë, duket qesharake protesta dhe pandehmat konspirati­ve rreth kësaj pllake. Më së shumti, këtë episod mund ta inkuadrosh në një marifet që m'u kujtua tani e që pa dashur merr trajtë mesazhi.

Një mik dhe koleg gazetar te "Sindikalis­ti", nga Memaliaj, njëri ndër tetë fëmijët e një minatori, tregonte shpesh gjetjen që babai i tyre kishte bërë për t'i krijuar vetes mundësinë të... rrinte sadopak në intimitet me gruan e tij. Kur dilte nga miniera, burri kthehej në dyqan dhe mbushte xhepat me karamele të vogla. Sapo hynte në shtëpinë e ngushtë si kuvli pëllumbash mbushur plot me të vegjël kokë- kokë, hapte dritaren dhe hidhte karamelet larg, në jonxhë. Fëmijët sa hap e mbyll sytë vërsuleshi­n në fushë. Dhe sa gjenin ata karamelet nëpër jonxhë, babai "mbaronte punë" me gruan e tij të dashur.

Punët e qeverisjes së një vendi janë të thella e të pakuptuesh­me edhe në një të shtatën e atyre që shohim ne, lëre pastaj çfarë ndodh poshtë e më poshtë ajsbergut...

Prandaj, shokë e zotërinj patriotër, kam një propozim.

Nëse ju duket se atë pllakë e mbani në kurrizin tuaj, vini një kuti te Skënderbeu, rreth saj dy- tri vajza të veshura si në plazh e thërrisni: "Ndihma për ( demek) financim të një brezi fëmijësh, që po harron shqipen dhe Shqipërinë jashtë", po edhe brenda kufijve me sovranitet të menderosur, ose "për financimin e ( demek) një fushate kundër dukurisë vetasgjësu­ese të ikjes masive të shqiptarëv­e "nga sytë këmbët", ose "për ( demek) çrrënjosje­n e ngujimit të çerekut të Shqipërisë nga gjakmarrja", ose...

Ka plot e plot arsye madhore të këtyre natyrave. Pasi kutia të jetë dendur me euro, dollarë, paund, rubla, jen, juan, lira e dreqi e di ç'monedhë tjetër vendesh ku kanë invaduar masivisht shqiptarët, paguani me to nja dy- tre çapajevë ( e bëj edhe unë po më paguat) t'i vënë varénë dhe qysqinë asaj pllakës banale, bile aq banale, sa vetë banaliteti është një arsye banale për ta shembur banalisht... Dhe ja, u vu në vend erz- i i Shqipërisë! Në qafën time nëse çmendet një polic t'u vërë prangat çapajevëve. Por dhe në u çmendtë polici, nuk çmendet prokurori. E në u çmendtë prokurori, nuk do çmendet edhe gjykata në të tria shkallët ( kur t` ia ngremë shkallët). Në u çmendshin të gjithë, ka një gjyq që nuk çmendet kurrë përgjithmo­në e përfundimi­sht.

Gjyqi i historisë!

Nëse ju duket se atë pllakë e mbani në kurrizin tuaj, vini një kuti te Skënderbeu, rreth saj dytri vajza të veshura si në plazh e thërrisni: "Ndihma për ( demek) financim të një brezi fëmijësh, që po harron shqipen dhe Shqipërinë jashtë", po edhe brenda kufijve me sovranitet të menderosur, ose "për financimin e ( demek) një fushate kundër dukurisë vetasgjësu­ese të ikjes masive të shqiptarëv­e "nga sytë këmbët", ose "për ( demek) çrrënjosje­n e ngujimit të çerekut të Shqipërisë nga gjakmarrja", ose...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.