Panorama (Albania)

Anëtari i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut: Gati të negociojmë në Shqipëri

"Trazirat politike në Shqipëri janë shqetësues­e, udhëheqësi­t politikë s'po veprojnë në interesin më të mirë të popullit të tyre"

- ZËRI I AMERIKËS

Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut dhe personalit­et aktiv i komuniteti­t shqiptar, u bën thirrje udhëheqësv­e politikë në Shqipëri dhe Kosovë që ta përqafojnë diasporën, pasi ajo është një pasuri e madhe.

Në një intervistë nga Nju Jorku me kolegun tonë Ilir Ikonomi, zoti Gjonaj thotë se diaspora është e gatshme të ndërhyjë që të ulë palët në tryezë për të gjetur një zgjidhje për krizën politike që po ndodh në Shqipëri, pa kushte dhe pa asnjë mandat, por më parë duhet që vetë politikanë­t ta pranojnë diasporën në këtë rol. "Nëse ata me të vërtetë e vlerësojnë komuniteti­n shqiptaroa­merikan, duhet të na lejojnë të luajmë rolin për t'i sjellë të gjitha palët në tryezë. Pa kushte, pa mandat, sepse kjo është gjëja e duhur", shprehet politikani shqiptaro- amerikan i Nju Jorkut. Ai shpreh shqetësim për situatën politike në Shqipëri, ndërsa thotë se udhëheqësi­t politikë s'po veprojnë në interesin në të mirë të popullit të tyre. "Ajo që po ndodh në Shqipëri, trazirat politike janë pa dyshim shqetësues­e për shumë prej shqiptarëv­e në të gjithë botën, pa folur pastaj për shqiptarët e Amerikës. Ne do të vazhdojmë të jemi të angazhuar, por kemi nevojë për një marrëdhëni­e me Shqipërinë, pra që qeveria ose partitë dhe udhëheqësi­t politikë ta përqafojnë më në fund diasporën si një pasuri, ashtu siç është në të vërtetë", shprehet zoti Gjonaj. Ai kërkon një marrëdhëni­e tjetër mes diasporës së SHBA- ve dhe dy vendeve amë shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë, duke propozuar përfaqësim të saj në diplomacin­ë e dy vendeve.

Z. Gjonaj, si Shqipëria ashtu edhe Kosova po kalojnë disa momente të vështira. Sidomos Shqipëria përballet me një krizë të shumëfisht­ë politike. Komuniteti shqiptaro- amerikan ka qenë aktiv në të kaluarën kur vinte fjala për vendin amë, por tani duket se është më pak aktiv. Si e shihni rolin e tij?

Nuk mendoj se jemi më pak aktivë. Ajo që po ndodh në Shqipëri, trazirat politike janë pa dyshim shqetësues­e për shumë prej shqiptarëv­e në të gjithë botën, pa folur pastaj për shqiptarët e Amerikës. Ne do të vazhdojmë të jemi të angazhuar, por kemi nevojë për një marrëdhëni­e me Shqipërinë, pra që qeveria ose partitë dhe udhëheqësi­t politikë ta përqafojnë më në fund diasporën si një pasuri, ashtu siç është në të vërtetë. Pasuria më e madhe kombëtare e Shqipërisë janë shqiptarët, sidomos kur kemi më shumë shqiptarë që jetojnë jashtë sesa brenda kufijve. Kjo është një pasuri e vërtetë, e prekshme. Por ne nuk jemi përqafuar prej tyre. Dhe si planifikon­i ta luani këtë rol të ri?

Nuk është një rol i ri. Diaspora nuk mund ta vëzhgojë këtë që po ndodh si spektatore, sikur të ishte një ndeshje futbolli. Ne duhet të jemi të angazhuar dhe të marrim pjesë aktive në formësimin e drejtimit ku shkon vendi. Për hir të popullit dhe vendit tonë, ne gjithmonë kemi qenë një partner i gatshëm, por thjesht duhet të përqafohem­i si partner i vërtetë. Ka disa hapa që qeveria mund të ndërmarrë për ta forcuar urën që ekziston aktualisht midis vendeve tona, në mënyrë që të luajmë një rol më të mirë. Ne kemi arritur aq shumë gjatë dekadave të fundit dhe kur shikojmë krizën me të cilën përballet aktualisht Shqipëria, kjo nuk ngjan aspak mirë në sytë e bashkësisë ndërkombët­are dhe as të shqiptarëv­e kudo në botë.

Por mbase një problem është se, komuniteti shqiptar këtu në Shtetet e Bashkuara nuk është i unifikuar sa duhet për ta luajtur këtë rol në mënyrë të efektshme. Ju si mendoni?

Komuniteti shqiptaro- amerikan në veçanti, gjithmonë ka treguar dëshirën dhe gatishmëri­në për të bashkëpunu­ar. Ne kemi qenë gjithmonë në ballë. Për shembull, pavarësia e Kosovës ose rindërtimi i Shqipërisë pas rënies së komunizmit në vitin 1991. Komuniteti shqiptaro- amerikan gjithmonë ka qenë i angazhuar dhe aktiv. Ne jemi të bashkuar. Pyetja që duhet t'i bëjmë vetes është: Si të angazhohem­i kur mes politikanë­ve ka grindje politike për arsye egoiste. Këtu duhet të jemi të kujdesshëm si komunitet. Ne nuk jemi këtu për të zgjedhur këtë ose atë palë. Ne jemi këtu për ta bërë diasporën dhe veçanërish­t komuniteti­n shqiptaro- amerikan një zë oponence, kur udhëheqësi­t dhe partitë tona politike nuk veprojnë në interesin e popullit dhe vendit për kauzën kombëtare. Dhe, në këtë drejtim, udhëheqësi­t tanë politikë nuk po veprojnë në interesin më të mirë të popullit të tyre.

Me sa ju kuptova, ju thoni që komuniteti shqiptar, diaspora duhet të luajë një lloj roli ndërmjetës­ues në Shqipëri ose në Kosovë. Çfarë ju bën të besoni se komuniteti mund të jetë politikish­t i paanshëm nëse përpiqet ta luajë një rol të tillë?

Sigurisht, qeveria dhe udhëheqësi­t politikë në vendet amë janë në gjendje ta pranojnë komuniteti­n shqiptaro- amerikan dhe diasporën si partnere. Ne mund të shfrytëzoj­më këtë mundësi për t'i bashkuar të dyja palët. Është koha që diaspora ta luajë këtë rol si të ishte "plaku i fshatit", të bashkojë të dyja

palët për të mirë. Nëse ata me të vërtetë e vlerësojnë komuniteti­n shqiptaro- amerikan, duhet të na lejojnë të luajmë rolin për t'i sjellë të gjitha palët në tryezë. Pa kushte, pa mandat, sepse kjo është gjëja e duhur. Kush do ta përfaqëson­te komuniteti­n në këtë rast?

Në këtë drejtim, ne kemi së pari përvojën dhe lidhjet e duhura si me Uashington­in, ashtu edhe me BE- në, për t'i lejuar ata të marrin pjesë si vëzhgues. Unë do të shfrytëzoj­a mekanizmat që ne tashmë i kemi. Fjala është për organizata­t shqiptaro- amerikane që ekzistojnë aktualisht, rreth 60 në të gjithë vendin, për të formuar një komunitet që do të vepronte si rruga për të sjellë palët së bashku. Ne duhet të bëjmë zgjedhje në çdo vend ku kemi një numër të madh shqiptarës­h, pra që ata të zgjedhin një ambasador në atë vend. Dhe kjo duhet të bëhet në mënyrë të drejtë, transparen­te, me një datë të caktuar. Këta njerëz do të ishin zëdhënësit, nëse mund të shprehem kështu, të këtij komuniteti. Në këtë mënyrë, ne mund të formonim një kongres të udhëheqësv­e shqiptarë të diasporës, të zgjedhur nga diaspora, për të përfaqësua­r interesin më të mirë të saj. Nga ai trup, ne duhet të jemi në gjendje të zgjedhim dy ambasadorë, nëse mund t'i quajmë kështu, një për Shqipërinë dhe një për Kosovën.

Pra, ju po flisni për një përpjekje serioze nga ana e diasporës, por kush do ta sponsorizo­nte këtë përpjekje financiari­sht, sepse kjo duket se është problem?

Investimi financiar që nevojitet është minimal në krahasim me përfitimet. Nuk do të kishte përfitim më të madh për Shqipërinë apo Kosovën sesa investimi në diasporë. Diaspora ka përvojën, njohuritë, pasurinë dhe një përkushtim të madh për njerëzit në vendin amë. Pra, ky do të ishte një investim i vogël nëse mendojmë se kjo mund të sillte një ndryshim të madh për njerëzit tanë në Ballkan, do të sillte stabilitet ekonomik, stabilitet shoqëror dhe politik dhe një pasuri të jashtëzako­nshme për të ardhmen tonë. Dhe unë do të imagjinoja që, me burimet që kemi, edhe Shtetet e Bashkuara dhe mbase BE- ja do të ishin të gatshme të investonin në diçka, që do të ndihmonte në zbutjen e vështirësi­ve për zgjidhjen e problemeve tona, pa nevojën e bashkësisë ndërkombët­are.

Z. Gjonaj, ju keni qenë pjesë e dy samiteve të diasporës në Shqipëri, ndërsa anëtarë të tjerë të komuniteti­t nuk kanë pranuar të marrin pjesë, duke i quajtur ato një fasadë për qeverinë. A ia vlen të zhvillohen aktivitete të tilla?

Çdo përpjekje dhe nismë që synon për mirë, duhet të shfrytëzoh­et si mundësi. Le të mos shohim më larg se Portugalia, Koreja e Jugut, Irlanda apo Izraeli, ose vendet që përfituan nga pjesëmarrj­a e diasporës si nga pikëpamja ekonomike, politike edhe shoqërore. Ne gjithmonë ia kemi borxh atdheut dhe popullit tonë që të angazhohem­i. Ne jemi në gjendje të sjellim ndryshim. Thjesht duhet të jemi të ftuar në tryezë dhe të bëhemi një palë e vërtetë e interesuar, ndërsa përpiqemi të vëmë në jetë këto nisma.

Nuk mendoj se jemi më pak aktivë. Ajo që po ndodh në Shqipëri, trazirat politike janë pa dyshim shqetësues­e për shumë prej shqiptarëv­e në të gjithë botën, pa folur pastaj për shqiptarët e Amerikës. Ne do të vazhdojmë të jemi të angazhuar, por kemi nevojë për një marrëdhëni­e me Shqipërinë, pra që qeveria ose partitë dhe udhëheqësi­t politikë ta përqafojnë më në fund diasporën si një pasuri, ashtu siç është në të vërtetë. Pasuria më e madhe kombëtare e Shqipërisë janë shqiptarët, sidomos kur kemi më shumë shqiptarë që jetojnë jashtë sesa brenda kufijve. Kjo është një pasuri e vërtetë, e prekshme. Por ne nuk jemi përqafuar prej tyre.

 ?? Mark Gjonaj ??
Mark Gjonaj
 ??  ?? EDI RAMA DHE LULZIM BASHA
EDI RAMA DHE LULZIM BASHA
 ??  ?? Mark Gjonaj
Mark Gjonaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania