Ngjela: Memoriali është fyes, Rama të përgjigjet

Panorama (Albania) - - SPECIALE -

Avokat Spartak Ngjela ka reaguar pas vendosjes së memorialit kushtuar të rënëve në grushtin e shtetit të vitit 2016 në Turqi. Sipas tij, kryeminist­ri Edi Rama duhet të përgjigjet për këtë veprim të Ambasadës Turke dhe marshimin, që ai e ka quajtur “antishqipt­ar”, të organizuar me këtë rast. Për të ai është një memorial që fyen shqiptarët.

Ku e gjen të drejtën Ambasada e Turqisë për të bërë një marshim antishqipt­ar në Tiranë se na paska shpëtuar Erdogani nga një grusht shteti? Ç’i duhet Shqipërisë dhe shqiptarëv­e është apo nuk është Erdogani në pushtet në Turqi! Shqiptarët as që duan t’ia dinë kë rrëzon Erdogani e kush kërkon ta rrëzojë Erdoganin. Kryeminist­ri Rama duhet të përgjigjet, në të kundër këtu ka një marrëveshj­e sekrete, e cila është krim shtetëror. Deri tani shteti shqiptar nuk është përgjigjur. Ministria e Jashtme thotë ‘ nuk di gjë’. Po pse, çfarë është Shqipëria, një terra nullis, tokë e askujt? Meqë qeveria shqiptare nuk pranon të përgjigjet, sepse siç duket, e di veten një këshill mbretëror me fuqi absolute, është i detyruar t’i përgjigjet opinionit publik kryetari i Kuvendit të Shqipërisë: çfarë është ky memorial turk fyes për shqiptarët që vendoset në Tiranë? Dhe të vendosë shkuljen e tij, sa më shpejt që të jetë e mundur”, është shprehur Ngjela, përmes një shënimi në rrjetet sociale.

Spartak Ngjela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.