Shqiptarët dominojnë botën e krimit në juglindje të Anglisë

Hetuesi Clarkson: Vetëm nga prostituci­oni në Londër fitojnë mbi 15 milionë paund në vit

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Zona e juglindjes së Anglisë është kthyer në pikën më të nxehtë të krimit. Kjo, për shkak se mijëra keqbërës nga Europa Lindore kanë kaluar në vendin ishullor, duke kryer krime të tmerrshme.

Lordë droge, trafikantë seksi dhe banditët janë vendosur në zonën e Essex në Britani. Krimet sensaciona­le janë kthyer dhe në libër nga hetuesi Wensley Clarkson. Ai ka parë se si shqiptarët kontrolloj­në punonjëset e seksit në juglindje të vendit. Madje, ata përdorin dhe kontenierë­t, që kryejnë transport malli me anije si dhoma torture. Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Krimeve, një në dhjetë të burgosur të huaj është shqiptar. Ata kanë kthyer urën në Dartford në rrugën ku kalojnë miliarda paund, që vijnë nga aktiviteti kriminal. Në librin me titull “Të armatosur me sëpatë dhe çekiç”, një shqiptar i konsiderua­r si lord i drogës zbulon: “Britania është më e pasur se shumica e vendeve të tjera, ndaj këtu është e lehtë të bësh shumë para”. Essex është kthyer në një parajsë për shqiptarët. “Është tregu perfekt për të gjithë gangsterët e huaj”, thotë një shpërndarë­s droge. “Mund të shesin armë, të drejtojnë bordello dhe të pastrojnë të gjitha paratë e pista”. Ura që lidh Esexx me Kent është kthyer në një portë për botën e nëndheshme në Britaninë e Madhe. Porti Tilbury Dock në Essex përpunon 200 mijë anije me kontenierë çdo vit. Një rritje kaq e madhe e numrit të kriminelëv­e nuk ishte parë që prej vitit 2012, kur bandat e Europës Lindore bashkuan forcat për të sulmuar qendrat tregtare afër Dartfortit. Sulmi i parë ishte në Lakeside nga një bandë rumune, e cila ishte e armatosur me sëpatë dhe çekiç. Me anë të thyerjes së një dyqani bizhuteris­h, morën sende me vlerë që kapnin një shumë prej 170 mijë paundësh. Pas kësaj u grabit një tjetër dyqan në Bluewater, ku u morën sende me vlerë prej 1.2 milionë paundësh. Më tej ka pasur të paktën edhe 6 grabitje të tjera në qendrat tregtare të kësaj zone. Në disa raste, grabitësit u vunë flakën makinave dhe gomave për të penguar shërbimet e emergjencë­s. Që prej kësaj kohe, kjo zonë është kthyer në një prej pikave më të nxehta, ku mbizotëron krimi. Kohët e fundit, kriminelët kanë evoluar dhe një bandë me motorë skuterë, të drejtuar nga një shqiptar, po synojnë dyqanet e larta. Nga përllogari­tet del se nga qindra grabitje që kanë ndodhur në Londër dhe juglindje të Britanisë, kriminelët kanë akumuluar një pasuri prej mbi 20 milionë paund. “Janë të pamëshirsh­ëm. Pasi thyejnë xhamat dhe hyjnë në dyqane, për dy minuta janë larguar. Ndonjëherë kanë në mbështetje dhe makina 4x4. Kanë një rrjet të madh nga pas. Synojnë orë me vlerë 400 mijë paund dhe laptopë të shtrenjtë”, tregon një detektiv. Shqiptarët gjithashtu kontrolloj­në shumicën e punonjësve të seksit. Sipas një oficeri të Scotland Yard ( Qendra e Policisë Britanike), sot përllogari­tet se shqiptarët drejtojnë më shumë se 75% të bordellove dhe vetëm në zonën e Londrës fitojnë më shumë se 15 milionë paund në vit. Autori i librit tregon rastin e një krimineli shqiptar, që kishte kthyer një kontenier jo vetëm në vendin e ushtrimit të prostituci­onit, por edhe si dhomë torture për të trembur rivalët. Ai thotë se këtë ia ka treguar një shqiptar, që e quante veten “Bari”. “Kishte çorape dhe kamxhik në mure. Më prezantoi me një grua rreth të 40- ve, të cilën e quante Tatiana”. “Kontenierë­t janë një shpikje brilante. Ne nuk mund të ekzistojmë pa to në këtë vend”, tregon shqiptari i vetëquajtu­r “Bari”. Më pas, autori ka takuar dhe një shqiptare që drejton një bordello në Londër. Ajo ka shkuar me pasaportë false në vitin 2000, pak ditë pasi burri i saj u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë në Tiranë. Ajo tregon se shumica e klientëve janë gjyqtarë, policë, avokatë dhe politikanë, por edhe aktorë të njohur. Përveç prostituci­onit, në Londër shqiptarët kontrolloj­në dhe një pjesë të madhe të trafikut të kokainës. Hetuesi britanik shkon deri aty, sa thotë se në periferi të Tiranës, në një fushë private, ndodhen avionë të vegjël “Learjets”. “Thuhet se me paratë e fituara nga droga në Britani është paguar ndërtimi i një aeroporti të tërë, sepse kriminelët duan që të fluturojnë pa kontrollet rutinë”, pohon ai.

Luan Plakici, ish- kërkues azili me disa femra në lokal

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.