Rrëfimi i plotë i gjeneral Parllakut: Nga Lufta deri te “puçi” në Ushtri, roli i Hysni Kapos dhe Mehmet Shehut

INTERVISTE/ PARLLAKU TREGON PSE ENVERI KERKOI BASHKIMIN ME JUGOSLLAVI­NE: SI U PUSHKATUAN BALLUKU, DUME E HITO ÇAKO

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - ARISTIR LUMEZI

Në një rrëfim të gjatë për gazetën "Panorama", gjeneralle­jtënant, Rrahman Parllaku, "Hero i Popullit" dhe "Nderi i Kombit", tregon luftën e brendshme për pushtet, që zhvillohej në Partinë e Punës, se kush do të ishte pasardhësi i Enver Hoxhës. Sot, ne po botojmë të plotë të gjithë intervistë­n e gjeneral Parllakut për të kuptuar edhe njëherë rolin që kishte Hysni Kapo në përgatitje­n e materialev­e që do të çonte në shpalljen "armiq" të drejtuesve të lartë të Partisë dhe Ushtrisë, si ish- ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, e më pas Petrit Dume, Hito Çako e një numër i madh gjeneralës­h të lartë. Sipas gjeneral Parllakut, qëllimi i kësaj goditjeje ishte dobësimi i fuqisë së Mehmet Shehut në Parti, duke eliminuar mbështetje­n e tij në Ushtri. Sipas tij, edhe pse i gjithë debati në kupolën e Partisë u bë për disa teza të reja të strukturim­it të Ushtrisë, qëllimi ishte dobësimi i Mehmet Shehut nga Hysni Kapo, i cili me sa duket, ishte i besuari më i madh i Enver Hoxhës. Gjeneral Parllaku tregon se "fshesën e hekurt" në Ushtri e përgatiti Hysni kapo, ndërsa që nga Beqir Balluku, Petrit Dume dhe Hito Çako e të tjerë, u shkarkuan dhe u shpallën armiq pa i hyrë ende një analize të thellë në Parti. Gjeneral Parllaku tregon se si shpëtoi i gjallë nga ky gjyq, duke marrë një dënim me 25 vite burg. Ai rrëfen dëshpërimi­n e madh të tij pas kthimit në qeli, për shkak se kishte lënë tre shokët e tij nën një vendim të rëndë dhe të panjohur për të, por dhe urimet që mori nga oficerët e sigurimit që e ruanin 24 orë në qeli, për shkak se i shpëtoi ekzekutimi­t. Parllaku tregon dhe ofertën që i bëri Kadri Hazbiu në burg, para hetuesit të çështjes, që të pranonte tradhtinë që kishte bërë në shkëmbim të një dënimi më të butë; ofertë që u refuzua nga gjeneral Parllaku. Por nuk mungon dhe takimi i Parllakut pas viteve ' 90 me prokurorin e çështjes Murat Kamani, që kërkoi 75 vjet burg për të në gjyq.

Gjeneral- lejtënant, Rrahman Parllaku, "Hero i Popullit" dhe "Nderi i Kombit", tregon luftën e brendshme për pushtet që zhvillohej në Partinë e Punës se cili do të ishte pasardhësi i Enver Hoxhës. Në një intervistë të gjatë për gazetën "Panorama", gjeneral Parllaku hedh dritë mbi atë që ndodhi me të ashtuquajt­urin grupi puçist në Ushtri, ku qëllimi i kësaj goditjeje ishte dobësimi i fuqisë së Mehmet Shehut në parti, duke eliminuar mbështetje­n e tij në Ushtri. Sipas tij, edhe pse i gjithë debati në kupolën e partisë u bë për disa teza të reja të strukturim­it të Ushtrisë, qëllimi ishte dobësimi i Mehmet Shehut nga Hysni Kapo, i cili me sa duket ishte i besuari më i madh i Enver Hoxhës. Gjeneral Parllaku tregon se fshesën e hekurt në Ushtri e përgatiti Hysni kapo, ndërsa që nga Beqir Balluku, Petrit Dume dhe Hito Çako e të tjerë, u shkarkuan dhe u shpallën armiq pa i hyrë ende një analize të thellë në parti.

Ju keni qenë pjesë e strukturav­e drejtuese të PPSH, por dhe një nga të dënuarit nga udhëheqja e partisë. Si shpjegohet që kur u dënuan Beqir Balluku dhe të tjerë me grupin e Ushtrisë, Mehmet Shehu, Hysni Kapo e të tjerë që kishin qenë bashkë, nuk reaguan?

Intrigën mes Beqirit dhe Mehmetit e kurdisi Enveri, me projekttez­at për Ushtrinë. Nga maji i 1973 deri në qershor të 1974 u bë sikur u zbulua që një grup në Ushtri kishte punuar jashtë dijenisë së partisë, duke ia mbajtur asaj të fshehtë ato në lidhje me të ardhmen e Ushtrisë sonë. Kjo nuk ishte e vërtetë, sepse unë ua kisha dërguar edhe shefit të Sigurimit të Ushtrisë, por dhe përfaqësue­sit tonë të lartë në Komitetin Qendror të partisë, Dilaver Poçit, siç ia kisha dërguar komandave për propozime dhe vërejtje projekttez­at. Pra, kishte dijeni të plotë. Por u sajua dhe u inskenua sikur kjo ishte bërë fshehurazi. Për të diskutuar për gjendjen në Ushtri, ishte raporti që unë kisha bërë se gjendja nuk ishte e mirë. Në Byronë Politike do të diskutohej raporti i Drejtorisë Politike që ngrinte problemet e gatishmëri­së luftarake, por dhe të marrëdhëni­eve në ministri, Beqiri, Petriti dhe gjendja jonë atje me ndryshimet organizati­ve që ishin bërë, që varësia e komandave dhe e drejtorive të llojeve të armëve që deri në atë kohë ishte në varësi të ministrit, i kalonin të gjitha Shefit të Shtabit të Përgjithsh­ëm dhe ato kompetenca që kishte Shefi i Shtabit, më kaluan mua si zv. shef i shtabit. Ministri kishte në kompetencë vetëm zv. shefin e shtabit dhe Arif Haskon, si zëvendësmi­nistër për prapavijën. Të gjitha të tjerat kaluan në varësi të shefit të shtabit dhe kjo e shkarkoi ministrin nga drejtimi efektiv i Ushtrisë. Dhe këtu lindën ato fërkimet në ministri. Dhe për t'i analizuar këto, u thirr një mbledhje byroje. Si ishte klima në këtë mbledhje? Hysni Kapo i thotë Hito Çakos që dhe Rrahmani të ftohet në mbledhjen e Byrosë. Ato ditë, unë isha në stërvitje me grupin e ministrit në Leskovik, komandantë, komisarë, shefa shtabesh të korpuseve etj. Më lajmërojnë që të vij në Tiranë. Byroja kishte shkarkuar Beqir Ballukun. Mora në telefon Petrit Dumen, i cili ishte shef i shtabit dhe zëvendës i parë i ministrit dhe ai më tha të telefonoj ministrin, por ministri s'kishte as telefona, asgjë. Mora Hiton dhe më thotë që të nesërmen të jem në orën

Hysni Kapo vinte çdo mbrëmje nga Tirana dhe pasi mbaronte loja me letra dhe muhabeti që bëhej aty, shëtiste për rreth një orë me Enverin në zonën e vilave. Hysniu i raportonte Enverit se si po shkonin aktivet që po bëheshin në Parti dhe i përgatiti "fshesën e hekurt", raportin që mbajti Enveri më 14 tetor në sallën e mbledhjeve të KQ të PPSH

10: 00 në Kryeminist­ri. Në Kryeminist­ri shkova bashkë me Muhamet Prodanin. Te Mehmet Shehu gjejmë dhe Hysni Kapon. Nuk ishte bërë mbledhja e Byrosë Politike, por Byroja kishte ngarkuar Hysniun dhe Mehmetin që të thërrisnin Beqirin, Petritin, Hiton dhe mua, dhe të jepnim llogari para tyre. Hysniu dhe Mehmeti kishte mbaruar punë me Beqirin, Petritin dhe Hiton. Në këtë takim kishte dalë akuza se projekttez­at ishin bërë pa dijeninë e partisë, madje duke ia fshehur asaj. Si hyrje të bisedës, Mehmet Shehu më pyeti sesi po shkonte stërvitja. Pastaj, Mehmeti më tha: O Rrahman, a di gjë ti për një material që është përgatitur? -" Si nuk di,- i thashë.

- Materiali është përgatitur, e kishim lënë për diskutim një vit më parë, nuk u diskutua sepse nuk donte Petriti me Beqirin. Unë ua kam çuar të gjithë komandantë­ve, komisarëve dhe shefave të shtabeve, drejtorive, janë përgatitur dhe kanë lënë materialin me shkrim". Më pas më pyeti: Cili është mendimi yt për këtë material? Unë i thashë se kam dhënë mendimet e mia një vit më parë, tani nuk e kam materialin përpara që të flas konkretish­t. Kam nxjerrë 11 pika, nga të cilat 5 apo 6 janë pozitive dhe të tjerat janë vërejtje dhe në fund kam konkluduar se materiali, pa u parë nga një grup oficerësh të nivelit të lartë të përgatitje­s, nuk duhet të shtrojë në ushtri, duhet të ripunohet. Kështu e kam gjykuar atëherë. - Po ti Muhamet,- e pyeti Mehmeti, Muhamet Prodanin? Unë,- tha Muhameti,- e kam gjykuar si material jo të përshtatsh­ëm për Ushtrinë, si material që kishte nuanca armiqësore etj. Morën masa ndaj jush?

Të nesërmen shkova në Shkodër për të drejtuar stërvitjen e korpusit të Shkodrës me një grup oficerësh nga Shtabi i Përgjithsh­ëm. Nga aty më kërkojnë të shkoj në Durrës se do bëhej analiza e materialit. Ishte data 9 korrik 1974. Ishte thënë paraprakis­ht që nuk do thuhet sesi është materiali, por duhej diskutuar rreth tij. Kur hipëm në autobusin që do na çonte në pallatin e Mbretit në Currila, Petrit Dume, sapo hipi, na tha: Kur të vijë Beqiri, mos u ngrini në këmbë! Ky ishte lajmërimi se diçka e keqe po ndodhte. Atje zuri vend Byroja Politike pa Enverin në tribunë. Pasi ishim ulur të gjithë, Beqir Ballukun e sollën të shoqëruar nga dy persona. E hapi mbledhjen Mehmeti, ku prezantoi qëllimin pse ishte mbledhur ai takim, për diskutimin e materialit. Fjalën ia dha Beqirit, i cili argumentoi sesi e ka bërë këtë material. Por filluan pyetjet dhe ngacmimet siç ndodh kur duan që një njeri ta dënojnë dhe disa ndërhyrje nga presidiumi. Më pas filluan diskutimet. Oficerët nuk ishin shumë kritikë, pse është bërë materiali, nuk jemi pyetur e të tjera si këto, por nuk po e dënonin Beqirin. Nga presidiumi filluan ndërhyrjet nga Mehmet Shehu, Spiro Koleka, Rita Marko e të tjerë që si e gjykoni ju këtë material. Të tjerët ishin pak më të përmbajtur, si Hysniu. Ju çfarë thatë në fjalën tuaj?

Unë, ditën e parë, nuk diskutova, edhe pse ishte thënë që për materialin ka punuar Rrahmani. Në darkë, na thërret Mehmeti në çadrën e tij në Durrës. Më thotë: O Rrahman, i dëgjove kritikat? Po, i thashë. Do diskutosh, më tha. Patjetër, i thashë, që do të diskutoj. Por mua nuk po më jepej materiali që kisha përgatitur një vit më parë, me 11 konkluzion­et e mia. Sekretaria kishte marrë urdhër të mos ma dorëzonte materialin. Hileja ishte që unë të ngrihesha, të flisja dhe të thosha ndonjë gjë që do të binte kundër meje. Unë i thashë Mehmet Shehut se i kam dhënë mendimet atëherë kur m'u kërkua. Thashë edhe në Kryeminist­ri që dua mendimet e mia se atëherë kam gjykuar sipas materialit. Ndryshe unë do flas gjëra jo shumë të sakta. Ai më pyeti se përse unë nuk e kisha materialin dhe i thashë që s'po ma jepnin. Ai dha urdhër që menjëherë të më dorëzohej materiali që unë kisha dorëzuar një vit më parë në Ministrinë e Mbrojtjes. Veli Llakaj dhe të tjerë kishin thënë që ne e dimë aftësinë e Beqirit, por materialin e ka përgatitur Beqiri. Me materialin unë shkova në mbledhje të nesërmen. Aty thashë se ky është materiali që kam dorëzuar me vërejtjet e mia rreth projekttez­ave. Nëse unë do të isha autori i projekttez­ave, a do të bëja unë vërejtje për to?! Autori nuk bën vërejtje për materialin e tij. Këtu u largova nga autorësia e materialit. Që kur u ktheva nga stërvitja, gjeta urdhrin e shkarkimit si zëvendëssh­ef i shtabit të përgjithsh­ëm, isha shkarkuar nga të gjitha detyrat. Mbaroi mbledhja dhe Mehmeti bëri konkluzion­in në çadrën e madhe të aktivit. Ai argumentoi se përse u ngarkua Beqiri në atë moshë si ministër dhe pse duhet të merrej ai përsëri me punët e Ushtrisë. Në përfundim të fjalës së tij, ai nuk dënoi askënd. "Beqir Ballukut nuk i japin asnjë oficer,- tha Mehmeti,sepse oficerët janë besnikë të partisë". U drejtua nga unë dhe tha se edhe Rrahmani, megjithëse ka qenë me Beqirin, e ka shpërndarë materialin në të gjithë kuadrot e Ushtrisë në mënyrë që të mos krijonte çoroditje ideologjik­e në ushtri. Unë e kisha shpërndarë materialin me urdhrin e të dyve, si të Beqirit, ashtu dhe të Petritit. Pra, përfundimi i mbledhjes ishte që nuk pati dënime, as për Beqir Ballukun. Çfarë ndodhi më pas?

Në Plenumin e Pestë u ngritën disa kundër meje, sidomos Veli Llakaj e të tjerë. Në Plenum u ngrit Vito Kapo, e cila propozoi përjashtim­in tim nga Plenumi i KQ të PPSH. I thanë Halim Ramohitos që të propozonte shkarkimin tim. Halimi tha: Çfarë ka bërë Rrahmani që të propozoj përjashtim­in e tij nga KQ? Vitoja bëri dhe një gjë tjetër. Ajo tha se propozonte që Beqir Balluku të shkonte në gjyq. Deri në ato momente ishte propozuar që Beqiri të përjashtoh­ej nga partia dhe nga të gjitha funksionet, por jo të shkonte në gjyq. Po Enver Hoxha, çfarë qëndrimi mbajti? Enveri nuk donte të dënonte vetëm Beqirin, por të gjithë ne.

Ai i tha: Shoqja Vito, ne këto të dhëna kemi tani për tani për Beqirin, ti po të kesh të dhëna të tjera tregoja Plenumit që të marrim vendim. Vitoja u ul dhe nuk tha asgjë. Për mua u vendos vërejtje me shënim në kartën e anëtarit të Partisë, dhe mbeta në Komitetin Qendror. Po të tjerët?

Beqiri u përjashtua nga të gjitha funksionet dhe nga Partia e u internua në Selenicë. Dy muaj më vonë u punuan materialet e Plenumit të 5- të të KQ dhe të Aktivit të Ushtrisë. Në këtë kohë isha me pushime në Durrës dhe dilja shëtitje pasditeve në bllokun e vilave. Gruaja më thoshte: Pse shkon atje? I thashë se unë jam kritikuar, por mbetem anëtar i KQ të PPSH, madje disa herë luajta dhe letra atje, kur mungonte Myslim Peza apo Haxhi Lleshi. Enveri më thoshte: "Hajde Rrahman ulu dhe luaj me ne". Hysni Kapo vinte çdo mbrëmje nga Tirana dhe pasi mbaronte loja me letra dhe muhabeti që bëhej aty, shëtiste për rreth një orë me Enverin në zonën e vilave. Hysniu i raportonte Enverit se si po shkonin aktivet që po bëheshin në Parti dhe i përgatiti "fshesën e hekurt", raportin që mbajti Enveri më 14 tetor në sallën e mbledhjeve të KQ të PPSH. Pra më 15 korrik, Mehmet Shehu bëri analizën e punës së drejtuesve të lartë të Ushtrisë, duke thënë se oficerët janë besnikët e Partisë dhe më 14 tetor, Enver Hoxha thotë që oficerët janë tradhtarët e partisë dhe të popullit. Si ndodhi ky ndryshim qëndrimesh?

Sepse përmes kësaj "fshese të hekurt", Enveri godet edhe Petrit Dumen dhe Hito Çakon dhe grupin e të gjithë oficerëve të lartë. Frika ishte se ne mund të mbështesim Mehmet Shehun kur Enveri ta godiste më vonë. Luftën e kishte me Mehmetin, por meqenëse atë nuk e godiste dot, na goditi ne si krahu i fortë i Mehmetit në Ushtri. Besoj se Mehmeti e ka kuptuar se loja nuk ishte kundër nesh, ushtarakëv­e të lartë në Ushtri, por ishte ndaj tij. Por ai bëri sikur nuk e kuptoi këtë. Enveri bëri edhe tjetrën, caktoi Mehmetin që të na gjykonte ne në Aktivin e Partisë së Ministrisë, për t'i thënë se unë kam përsëri besim tek ty dhe pse vetë Mehmeti nuk kishte propozuar disa muaj më parë ndëshkimin ndaj ushtarakëv­e. Në këtë mënyrë, Enveri goditi të gjithë udhëheqjen e Ushtrisë. Ishte një luftë e Hysni Kapos kjo për të dobësuar Mehmetin?

Hysni Kapo kishte bërë një listë që e fillonte me Petrit Dumen, Hito Çakon, Rrahman Parllakun, Sadik Bekteshi dhe të gjithë ish- anëtarët e KQ dhe të gjithë oficerët që u dënuan, 18 oficerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes u cilësuan të padëshirue­shëm për të qenë në Ushtri. Pra kjo listë shkonte në të gjitha Aktivet e Partisë që bën pas "fshesës së hekurt" dhe pyeteshin se çfarë mendimi keni për këtë apo atë kuadër. Në këtë mënyrë u grumbullua një material që godiste dhe akuzonte drejtuesit e lartë të Ushtrisë. Kjo u bë me djallëzinë që të

thuhej se Partia mori dhe mendimin e bazës dhe i dënoi këta armiq. Një ditë përpara se të bëhej mbledhja e Plenumit të 6 të KQ PPSH- së, në dhjetor 1974, ne, anëtarët e KQ, unë, Petriti, Hitoja dhe Sadiku na thirrën në KQ dhe na lexuan raportin e Byrosë Politike që do të mbahej në këtë Plenum. Aty, për herë të parë, Petritit dhe Hitos i thuhej se ke bërë veprimtari armiqësore dhe thuhej se me ju është bashkuar edhe Rrahmani. Me këtë përcaktim shkon raporti në mbledhjen e Plenumit të 6, i cili na përjashtoi dhe na çoi në gjyq. Por tri ditë para Plenumit, Mehmeti bëri mbledhjen e të gjithë kuadrove të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe përjashtoi 18 oficerë nga Ushtria dhe 13 nga këta, ne anëtarët e Plenumit, ishim të papërshtat­shëm që të ishim në ushtri. Nga këta, 12 janë dënuar, 2 kanë vdekur në burg, Vaska me Abazin, tre u pushkatuan dhe 7 të tjerë bëmë unë dhe Sadiku 25 vjet burg, Muhameti 22 vjet etj. Vetëm njëri nuk na u bashkua. Beqiri, Petrit, Hitua dhe unë shkuam në burg. Në mbledhjen e Pleniumit, Enveri ishte në këmbë, Byroja ulur. Ne ishim ulur përballë dhe kishim mikrofonin përpara dhe të shoqëruar nga oficerët e sigurimit....

Si u zhvillua mbledhja e Plenumit të 6 të KQPPSH- së për çështjet e Ushtrisë?

Enveri e nisi me Petritin. Petriti iu përgjigj: "Nuk jam përgatitur për diskutim, sepse dje e mora vesh që jam shpallur armik, kam qenë anëtar i KQ PPSH, kandidat për në Byronë Politike, me përgjegjës­i mbi 20- vjeçare në Shtabin e Përgjithsh­ëm, prandaj dua të përgatitem. - S'ka nevojë të përgatites­h, si e keni organizuar puçin në Ushtri, këtë na u përgjigj?", i tha Enveri. U ngritën dhe të tjerë dhe as i lanë mundësi Petritit që të fliste. Të gjithë duke na akuzuar si armiq. Enveri qëndronte gjatë gjithë kohës në këmbë. Pasi dëgjoi të tjerët, ai tha se kush ishte dakord që Petrit Dume të përjashtoh­et nga Byroja, nga KQ, nga partia dhe t'i jepet gjyqit. I vunë prangat dhe e morën. Të gjithë njëlloj si Petriti. Sadikun nuk e propozoi për burg, por vetëm përjashtim nga Partia dhe funksionet. Erdhi radha ime. "Na thuaj puçin", më tha Enveri. Unë i thashë: "Edhe në varr të vini dhe të trokisni, nuk do të gjeni veprimtari armiqësore ndaj Partisë dhe popullit tim". Dorëzova teserën e Partisë dhe na dërguan të treve në qelitë e burgut. Sa zgjati kjo situatë?

Qëndruam kështu për 11 muaj derisa u bë hetimi nga hetuesia. U krijua një komandë më vete dhe nuk vareshim nga drejtori i burgut. Mehmeti mori Idriz Seitin, një ish- kapobandë që gjatë luftës italo- greke. Mehmeti e kishte të tijin nga fshati Çorrush i Mallakstrë­s. Ai ka qenë kryetar i degës së Punëve të Brendshme në Kukës dhe në Lezhë. E thirri Mehmeti dhe e bëri komandant, krijoi një komandë më vete, të përbërë nga rreth 30- 40 veta, me njerëz që ruanin dhe oficerët që qëndronin në qeli se mos flisnin me ne, sepse e kishin të ndaluar komuni

kimin. Për ne kishte një regjim të veçantë trajtimi në burg. Cili ishte hetuesi juaj?

Unë pata hetues Pirro Dautaj, djali i Esat Dautajt, një mësues i nderuar. Kur ka vdekur xha Esati, kam qëndruar në shtëpinë e tij duke pritur e përcjellë njerëzit bashkë me Kadriun. Koha e solli që djali i tij, të ishte hetuesi im. Ai do të bënte punën e tij për të cilën e kishin caktuar, por të paktën nuk pata ofendime prej tij. Vetëm njëherë u zemërua keq me mua, sepse më erdhi Kadri Hazbiu të më bindte që të pranoja se kishim bërë punë armiqësore në Ushtri. Cilat ishin marrëdhëni­et tuaja me Kadri Hazbiun?

Me Kadriun nuk isha vetëm shok, por ishim bërë si pjesëtarë të familjes. Nuk kishte Vit të Ri që Kadriu dhe Shefqet Peçi të mos vinin të parët për vizitë në shtëpinë time. Me Kadriun ishim njohur që në Brigadën e 5- të sulmuese, e kishim mbajtur miqësinë, ishim dhe komshij. Vjen Kadriu dhe më thotë: Rrahman, kështu si rrodhën gjërat, tregohu i arsyeshëm, ti ke qenë njeri i Partisë, Partisë duhet me i folur hapur, do të jetë po partia që do të vlerësojë qëndrimin tënd etj., si këto. Unë i thashë se po bëhen 10 muaj hetime dhe i jam përgjigjur çdo pyetjeje të hetuesit, dhe nuk kam ç'të them më tepër. Hetuesi u tërbua nga kjo përgjigje, sepse priste që unë t'i flisja ndryshe Kadriut. Babai i hetuesit, xha Esati ka qenë si tutori në familjen e Kadriut, se ishin kushërinj, Kadriu ishte rritur në familjen e tij. Hetuesi, Pirro Dautaj, u mërzit shumë dhe më tha: Ti je me të vërtetë armik i popullit, të mos dëgjosh dhe Kadriun që e ke pasur shok që gjatë luftës!!! "O Pirro - i thashë, - çfarë kisha për të thënë, t'i kam thënë ty. Do të bëhet gjyqi dhe do të shohim të vërtetat. Do të dëgjohem dhe do të lirohem! - Ti vërtet e beson se do lirohesh? - më tha hetuesi. - Si mos e besoj, si mos të besoj te drejtësia e Partisë sime, - i thashë. - Po si mund ta besosh, kur me propozimin e Enver Hoxhës, ngritën dorën 140 vetë në Plenumin e Komitetit Qendror që ti të vish këtu si armik i Partisë dhe i popullit?! Unë si jurist kam detyrë që akuzat ndaj teje dhe shokëve të tu t'i hedh mbi baza juridike, se sa do të dënohesh nuk e di, por që do të dënohesh, kjo as që vihet në dyshim - më tha hetuesi." Si u veçuat nga grupi tjetër i të dënuarve?

Ne shkuam të katërt bashkë në gjyq. Gjyqi u bë brenda në burg. Ishte sajuar një sallë dhe publik ishin të gjithë sigurimsat, hetuesit tanë dhe oficerët që na ruanin. Jurista ishin Aranit Çela

dhe Ilmi Telegrafi, ndërsa prokuror Murat Kamani. Kishin marrë një student të juridikut, e kishin veshur ushtar dhe kishin marrë edhe dy shokë të mi nga ministria për të dhënë idenë se gjykata ishte demokratik­e, gjithëpërf­shirëse. Murat Kamani, prokurorin, e kam takuar pas viteve ' 90 te liqeni. Kur më pa, nuk e donte veten. "Hajde - i thashë - ulu". Biseduam. E pyeta: "Si dënove tre veta me pushkatim dhe mua 75 vjet burg?" Murati më tha: "O Rrahman, a ta merr mendja ty se unë do t'ju dënoja me pushkatim apo ty me burg? Pse në dorën time ishin ato dënime?! Ne na erdhi vendimi i Byrosë Politike që të katërt ju të pushkatohe­shit. Përpara se unë të bëja pretencën, më erdhi Kadri Hazbiu me Feçorin dhe na thotë se duhet që njërin nga të katërt, ta lemë të gjallë. Pse? Sepse mesa duket në median ndërkombët­are ishte bërë shumë zhurmë për këto arrestime dhe dënime me vdekje ku shkruhej që të gjithë ata që arrestohes­hin dënoheshin me vdekje. Të ra ty fati që të mos pushkatohe­she". E pyeta se përse më dënoi me 75 vite burg. Ai më shpjegoi se ishin dy nene për tradhti ndaj atdheut, ose me 25 vjet burg ose me pushkatim, prandaj unë të dhashë tri herë me 25 vite burg, Kushtetuta e kishte 25, dhe të mbeti 25 vite burg si dënim. Kjo ishte përgjigja që më dha Prokurori i çështjes. Përse mendoni se ju përzgjodhë­n juve?

Këtë Prokurori nuk ma tha, se kush ka vendosur për mua. Por ishin dy gjëra: Beqiri nuk shpëtonte dot nga pushkatimi, Petriti dhe Hitua fillimisht e mohuan akuzën, por ata kishin më shumë përgjegjës­i se unë. Por sipas Prokurorit, Byroja Politike kërkonte që një nga ne të katërt të mos pushkatohe­j. Unë nuk pranova asgjë nga akuza. Prokurori më tha se keni qenë të gjithë bashkë, e pranova që kemi qenë bashkë si drejtues të Ushtrisë, se na lidhte puna, por nuk kam kryer asnjë aktivitet armiqësor ndaj Partisë dhe popullit. Kur dhanë dënimin, nuk më lejuan as të takohesha me pjesën tjetër të grupit. Sapo mbaruan me mua në gjyq, duke më komunikuar dënimin, u ngrita dhe më çuan në qeli. I lashë të tjerët aty. Kur shkova në qeli e kishin hequr kafazin e hekurit, kishin lënë thesin me kashtë, atë që quhej dyshek. Kam qenë shumë i mërzitur kur u ktheva në qeli dhe kam shpërthyer në të qara, sepse i lashë të tre shokët e mi në gjyq pa ditur se çfarë bëhej, shokë me të cilët njihesha dhe kisha punuar prej 20 vitesh. 9 nga oficerët që na ruanin në qeli erdhën të më uronin që shpëtova dhe nuk isha dënuar me pushkatim. Më gjetën të përlotur dhe u çuditën. "Çfarë ke, ç'ka ndodhur, nuk je i gëzuar që t'u fal jeta?", më pyetën kur më panë me sy të përlotur. U thashë që unë shpëtova, por lashë tre shokë atje në gjyq, që do të dënohen. Ata pas komunikimi­t të vendimit, i kanë marrë dhe i kanë pushkatuar menjëherë, nuk i kanë lënë të pritet vendimi i presidiumi­t të Kuvendit Popullor. Letrat më vonë janë bërë fiktive. Sepse ata nuk i sollën më në qelitë e tyre. I kanë pushkatuar në Lana Bregas dhe i kanë çuar eshtrat e tyre në Vranisht të Vlorës. Mezi i kemi gjetur pas ' 90. Ku e keni kaluar dënimin?

Pjesa më e vështirë ishte burgu i Tiranës, vetëm, i izoluar, katër vitet e para. 22 orë brenda dhe ato 2 orë ajrim, t'i ndërprisni­n për shkaqe të kota. Më thonin që s'duhet të të shohë njeri që je këtu. Burgu i Tiranës ishte tranzit, sepse sillnin të dënuarit para se t'i transferon­in në qytete të tjera. Shumë herë

Në Plenumin e Pestë u ngritën disa kundër meje, sidomos Veli Llakaj e të tjerë. Në Plenum u ngrit Vito Kapo, e cila propozoi përjashtim­in tim nga Plenumi i KQ të PPSH. I thanë Halim Ramohitos që të propozonte shkarkimin tim. Halimi tha: Çfarë ka bërë Rrahmani që të propozoj përjashtim­in e tij nga KQ? Vitoja bëri dhe një gjë tjetër. Ajo tha se propozonte që Beqir Balluku të shkonte në gjyq

Vjen Kadriu dhe më thotë: Rrahman, kështu si rrodhën gjërat, tregohu i arsyeshëm, ti ke qenë njeri i Partisë, Partisë duhet me i folur hapur, do të jetë po partia që do të vlerësojë qëndrimin tënd etj., si këto. Unë i thashë se po bëhen 10 muaj hetime dhe i jam përgjigjur çdo pyetjeje të hetuesit dhe nuk kam ç'të them më tepër. Hetuesi u tërbua nga kjo përgjigje, sepse priste që unë t'i flisja ndryshe Kadriut

ma ndërprisni­n dhe ajrosjen. Për të lexuar më jepnin vetëm Zërin e Popullit dhe nuk dëgjoje asgjë tjetër. Në fillim pata regjisorin e dënuar, Mihal Luarasi. Më vonë më pyetën a pranon në qelinë tënde Kiço Ngjelën? Po u thashë dhe e sollën Kiçon. Me të kam ndenjur dy vjet në Tiranë dhe bashkë qëndruam dhe 14 vjet në Burrel. Më vonë sollën dhe Spartak Ngjelën dhe kemi qëndruar bashkë të tre në një qeli më të madhe. Atje kishte një pjesë të ndarë për ne ish- udhëheqjen e dënuar, gjeneralët, ministrat Maqo Çomo, Fadil Paçrami, erdhi i gjithë Shtabi i Përgjithsh­ëm i Ushtrisë në burgun e Burrelit. Si ju trajtonin në Burrel?

Trajtimi ishte njësoj. Por në burg unë bëra grevë urie, refuzova ushqimin për tri ditë, sepse nuk më njihnin trajtimin si diabetik. I kërkova të merrnin kartelën time mjekësore në klinikën e udhëheqjes që të njiheshin me diagnozën time. Më pas e pranuan trajtimin tim si diabetik. A takoheshit me njëri- tjetrin ju të grupit të Ushtrisë?

Ne takoheshim vetëm në ngrënien e ushqimit në mensë dhe në ajrosje. Pjesa tjetër ishte secili në qelitë e veta.

Gjatë hetimit të grupit tuaj, ju u vendosët në qeli. Kë kishit shok në qelinë tuaj?

Secili ishte në qeli më vete. Dhomat ishin të mëdha, por brenda tyre kishte kafaz. Brenda në qeli qëndronte ulur dhe një oficer për 24 orë, mbi në karrige të gozhduar në dysheme, i cili ndërrohej çdo 6 orë. Ai nuk kishte të drejtë të fliste me ne, por vetëm na shikonte. Ishte një presion psikologji­k i vazhdueshë­m që na bëhej për të na thënë se ne këtu brenda të ruajmë që ti të mos vrasësh veten dhe t'ia thuash Partisë të gjitha çfarë ke bërë, por ti i gjallë nuk del dot nga këtu. Përse Beqirin e mbanin me helmetë kur e lëviznin në burg?

Në burg nuk na linin të shkonim në banjat që kishin bërë italianët me porcelane, por na kishin bërë një vrimë në mes të dhomës, mbi të cilat kishin vendosur disa dërrasa dhe aty uleshim për të kryer nevojat tona personale. Deri aty na çonin me helmetë në kokë dhe me zinxhirë në duar. Aty qëndronte oficeri i dhomës dhe dy policë gjatë kohës që bënim nevojat personale. Ditët e para na vinte dhe ne zor që ata qëndronin aty në ato momente, pastaj u mësuam dhe thamë le t'i marrin dhe ata erë gjërave që ne bëjmë. Kur mbaronim punë, na vinin përsëri helmetën në kokë, zinxhirët dhe na fusnin në qeli përsëri. Besoj se helmetë u vendosnin të gjithëve, gjersa më vinin mua që nuk isha dënuar me pushkatim. Për Beqir Ballukun, Petrit Dumen, Hito Çakon dhe Rrahman Parllakun u përdor kriter i paparë deri në atë kohë. U arrestuan në sallë, me hekura në duar e helmeta në kokë dhe me makina BÇ u transportu­an menjëherë në burgun e sigurisë së lartë. Hetimi zgjati 11 muaj. Përveç futjes në qeli, i futën në kafaze hekuri brenda qelisë. Në kafaz flinin, hanin dhe hetoheshin. Për ruajtjen e tyre ishte caktuar një komandë dhe një trupë e veçantë gardianësh që komandohej nga Idriz Seiti ( ishshef sigurimi), i cili kishte dalë në pension, por ishte thirrur për këtë detyrë. Për ironi të fatit edhe Idrizin, pas vdekjes së Mehmet Shehut, e dënuan me burg. Ishin 4 oficerë sigurimi në 24 orë që i ruanin, i përgjonin, dhe që e kishin të ndaluar të flisnin, sepse kontrolloh­eshin edhe ata nga frëngjitë e dyerve të qelive. Edhe kur i nxirrnin për nevoja vetjake, nuk ua hiqnin hekurat nga duart dhe helmetën nga koka. Policët u rrinin mbi kokë. Por kjo ishte e vështirë edhe për ta. Kur kryenit dënimin në burg, si e morët vesh vdekjen e Mehmet Shehut?

E morëm vesh përmes radios. Kishim një altoparlan­t ku na jepnin lajmet e mëngjesit, në drekë dhe në darkë. Aty dëgjoheshi­n vetëm lajmet. Ndërsa për shtypin kishim bërë dhe abon

ime në disa organe. Pas vrasjes së Mehmetit, erdhën në Burrel vëllai i tij, Duro Shehu, Idriz Seiti, Bashkim Shehu, më vonë edhe Skënderin. Në gjykimin tuaj, Mehmet Shehu ishte vetëvrarë apo e kishin vrarë?

Edhe sot e kësaj dite unë i qëndroj të njëjtit qëndrim, si për Mehmet Shehun ashtu dhe për Nako Spiron. Për mua nuk ka rëndësi kush e tërhoqi gishtin e këmbëzës, por kush i çoi në vetëvrasje. Nakon e çoi në vetëvrasje Enveri. Enveri vetë ishte pro bashkimit me Jugosllavi­në, nga ana tjetër nxiste Nakon se nuk donte të futej nën tutelën e jugosllavë­ve. Kur jugosllavë­t e akuzuan Nakon si armik, Enveri e braktisi dhe ai shkoi në vetëvrasje. Po kështu dhe me Mehmetin. I tha Mehmetit, e bëre këtë gabim, por thellohu në autokritik­ë. Ai i kërkoi dy ditë afat, ai i tha, jo ti je i përgatitur, hajde përgjigju Byrosë. Mehmeti u kthye në darkë, ia hoqi vetes apo e vranë, kjo ka pak rëndësi. Enveri e çoi në vetëvrasje. Duke e njohur karakterin dhe temperamen­tin e Mehmetit, impulsiv dhe sedërpreku­r, edhe mundet të ketë ndodhur vetëvrasje. Mehmeti u ndje i braktisur, madje ai e ka ditur se do ta pësonte siç e kishin pësuar dhe të tjerët para tij, si grupi ynë. Enveri i braktisi të gjithë për karrigen e tij. Si e përjetuat vdekjen e Enver Hoxhës?

Atë ditë, u hap altoparlan­ti dhe në vend që të dëgjonim lajmet, kishte muzikë funebre. Ne ishim në qeli akoma dhe dëgjuam muzikën. Thamë se dikush nga të mëdhenjtë i ka kthyer patkonjtë. Po kush të jetë?! Shkuam për ushqim, bëmë zhurmë pse nuk po dëgjojmë lajmet. Pasi bëmë gjithë atë zhurmë, e detyruan dhe e hapën lajmin. Kishim dhe Duro Shehun, Idrizi Seitin, këta filluan të qajnë, "O xhaxhi Enver, ku na le ne!!!" Më pas diskutuam mes shokësh, me Sadikun, me Halimin me Ari

fin dhe me Todin, i cili ishte shumë i zgjuar dhe ironik po ashtu. Pas vdekjes së Enverit, duke e njohur Ramizin, patëm shpresë se ai do ta hapte vendin, por shumë shpejt u kuptua se Ramizi do të ndiqte rrugën e Enverit. Ndëshkimi juaj ishte dorë e Enverit, Mehmetit apo Hysni Kapos?

Strumbulla­ri i të gjithë këtyre dënimeve ishte Hysni Kapo. Hysniu bëri fshesën e hekurt në Ushtri dhe përgatiti listat e atyre që duhet të dënoheshin. E ndiente Enveri rrezikun se emra si Mehmet Shehu, Beqir Balluku e Hysni Kapo ia rrezikonin pushtetin?

Kushdo që i ka prekur interesat e pushtetit, Enveri është munduar ta likuidojë. Ç'pati me Sejfulla Malëshovën?! Sejfullai në Berat ka thënë: Çuditem kur disa shokë, që njerëz që sillen të ashpër dhe bëjnë krime, i quajnë komunistë të mirë. Po të vazhdojmë kështu, do të kthehemi në një bandë kriminelës­h". Dhe ajo Parti u kthye në një bandë kriminelës­h, kur vrau gjithë udhëheqjen e luftës. Sejfullau që atje e ndjeu dhe kritika e Sejfullaut qëndronte. Si kryetar i Frontit, Sejfullai bëri zgjedhjet e para pluraliste, duke u përpjekur që kandidatë të mos ishin vetëm komunistët. Në 2 dhjetor u bënë zgjedhjet, në 6 dhjetor u mblodh Byroja Politike që dënoi Sejfullanë me akuzën se na solli në parlament klerin katolik dhe intelektua­lët reaksionar­ë. Unë isha dakord që të dënohej Sejfulla Malëshova, por nuk kisha të drejtën e votës.

Kupola e udhëheqjes së partisë ka qenë Enver Hoxha, Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu. Kur është dënuar Beqir Balluku, një bashkëpunë­tor të vjetër që nga lufta, si e shpjegoni që të gjithë këta ishin dakord për dënimin e tij?

Enver Hoxha, para se të ndodhte kjo, krijoi një përçarje në Byronë Politike mes Beqirit dhe Mehmetit. Enveri doli me teorinë "ti qepemi maleve dhe t'i kthejmë ato në toka pjellore që të sigurojmë bukën". Ai thirri Kryeminist­rin, Mehmet Shehun, dhe ministrin e Bujqësisë, Pirro Dodbibën, dhe u kërkon që të hapnin toka të reja në male dhe kodra për të prodhuar bukën. Mehmeti dhe Pirroja nuk ishin dakord se thanë se si do t'i prishim kullotat dhe si do t'i punonin se tokat e reja që kërkohen të hapen janë në pllaja malesh, larg fshatrave. E kundërshtu­an këtë ide të Enverit. Kur u refuzua nga këta të dy, Enveri thirri Beqir Ballukun, i cili nuk i thoshte dot jo Enverit. Beqiri i tha, Po, e bëjmë ne këtë aksion. Por Beqiri tha po, pa pyetur kryeminist­rin, Mehmet Shehun. Mehmeti e merr vesh që Beqiri, si ministër i Mbrojtjes kishte marrë përsipër që të hapte toka të reja me Ushtrinë. T'i thoshte Beqirit pse e bëri këtë, nuk i thoshte dot, sepse Mehmeti ia kishte më shumë se kushdo frikën Enverit, se ia dinte më mirë se kushdo huqet. Unë jam dëshmitar si i Beqirit ashtu dhe Mehmetit, se ata kishin një marrëdhëni­e

shumë të ngushtë me njëri- tjetrin dhe të ngrohtë. Në 2- 3 stërvitje që unë kam organizuar, kanë ardhur të dy për t'i parë dhe në çadër ka pasur shumë humor, shakara, këngë, një marrëdhëni­e shumë miqësore dhe shumë e ngushtë. Pas Po- së që Beqiri i dha Enverit për tokat e reja, filloi një ftohje mes Mehmetit dhe Beqirit. U bë Plenumi i KQ për tokat e reja. Unë isha kundër se po më prishej stërvitja e Ushtrisë. Kisha drejtuar përgatitje­n luftarake poligon më poligon dhe dilema ishte nëse ushtari do të bëhej bujk, apo ushtar. U bë Plenumi, diskutonte Petrit Dume dhe Enveri nga presidiumi i thotë: O Petrit, nuk i shton dhe nja 5 mijë hektarë tokë të re brenda këtij 5- vjeçari? Petrit u kthye nga Hito Çako, i cili i pohon me kokë. "Po", i thotë Petrit. Unë u bëra xhind dhe i thashë Pirro Dodbibës: Si pranon ti të prishen 5 mijë hektarë kullota?! Dil dhe diskuto, i thashë. Më pas më tha, se ai dhe Mehmet Shehu nuk kishin qenë dakord për këtë nismë të Enver Hoxhës. Unë tani po e marr vesh që ju si Ushtri e keni marrë përsipër këtë nismë, prandaj çohu t'i dhe diskuto për këtë që keni premtuar", më tha Pirro Dodbiba. Pra, ishte Enveri që futi një përçarje, një ftohje mes Mehmetit dhe Beqir Ballukut. Mehmeti iu kundërvu Beqirit dhe ata nuk kishin më atë marrëdhëni­e që kishin pasur më parë. Në stërvitjet ushtarake që bënim, nuk shkonin më të dy bashkë...

Gjatë gjithë këtyre viteve të demokracis­ë shqiptare nuk kanë munguar tezat se PKSH u formua nga jugosllavë­t dhe të dërguarit e Titos, Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha. Ju keni qenë pjesë e strukturav­e drejtuese, çfarë roli kanë patur jugosllavë­t?

Për hir të së vërtetës, nuk kam qenë në grupet komuniste dhe as i ndikuar nga ata, por kam mësuar se në mbledhje, nismat për krijimin e PKSH ka qenë e grupeve komuniste, grupi i Korçës, i Shkodrës dhe i të Rinjve. Ka qenë grupi i Zjarrit që nuk u përfshi në krijimin e partisë. Këto grupe morën iniciativë­n për të krijuar PKSH. Në mbledhje ka qenë Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha. Unë me Dushanin jam njohur gjatë viteve 1943, se kam qenë në Vlorë. Me Miladinin, jam njohur fillimisht në Shtabin e Përgjithsh­ëm në Elbasan. Kur kalova në Kosovë me formacione­t tona, me Miladinin u takuam dhe u miqësova se më priti shumë mirë. Komanda e Brigadës u thirr nga Komanda e korparmatë­s së Parë në Priskë të Tiranës dhe na njoftoi Urdhrin e Shtabit të Përgjithsh­ëm për kalimin në Kosovë të brigadave 3 dhe 5 me këto detyra:

1- Të ndihmonim në çlirimin e Kosovës nga pushtuesit nazistë

2- Të nxisnim kosovarët të merrnin pjesë masivisht në luftë kundër nazistëve gjermanë, që të shkëputesh­in nga boshti fashist dhe t'i bashkohesh­in Aleancës antifashis­te të popujve, se vetëm kështu lindte e drejta për vetëvendos­je pas luftës

3- Të godisnim forcat e grup- armatës ERE që po tërhiqej nga Greqia e Maqedonia, për të shkuar në Frontin e Perëndimor kundër Aleatëve.

4- Të këshilloni­m kosovarët të merrnin pjesë masivisht në ngritjen e pushtetit popullor, si shumicë e popullsisë që ishte.

Në plotësimin e këtyre detyrave, për fat të keq u përballëm jo vetëm me forcat gjermane, por edhe ato mercenarëv­e që ishin vënë në shërbim të nazistëve, Divizioni SS Skënderbej, Regjimenti Kosova dhe Xhandarmër­ia, si formacione që siguronin rrugët nga Greqia dhe Maqedonia për tërheqjen e forcave naziste në Kaçanik, Prizren, Kukëz, Gjakovë, Pejë e Rugovë.

Sa ndikoi Brigada e 3 dhe 5 në kthimin e formacione­ve kosovare, pra aleancës?

Para se t'i përgjigjem pyetjes suaj, dua të sqaroj se kosovarët pushtimin fashist e cilësuan çlirim, çlirim nga shtypja serbe. Pushtuesit fashistë e bashkuan Kosovën me Shqipërinë, hapi shkolla shqipe, u dha pushtetin, u krijuan prefektura­t shqiptare, u larguan shumë familje serbe që ishin vendosur në Kosovë në tokat e tyre. Dhe kjo në fakt ishte çlirim, krahasuar me shtypjen serbe. Kur erdhën gjermanët, pas kapitullim­it të Italisë fashiste, ata shpallën pavarësinë e Shqipërisë dhe thanë se jemi kalimtarë. Kosovës iu bashkuan dhe Prefektura e Mitrovicës me krahinat e Vuçiternës e Podujevës, të cilat gjatë pushtimit, gjermanët i kishin mbajtur të varura nga Beogradi, për minierat e Trepçës. Kështu që kosovarët e kishin të pamundur të bashkohesh­in me serbët për të luftuar fashizmin. Fashizmi gjeti mbështetje dhe organizoi formacione luftarake me kosovarë. Kur shkuan brigadat tona në Kosovë, atje vepronin Divizioni SS Skanderbej, një divizion shqiptar, i cili ishte rreshtuar në krah të gjermanëve dhe Hitleri u kishte dhënë gradën SS, të gardës, pra u kishte dhënë pushtet. Kishte krijuar Regjimenti­n Kosova që bëri krime edhe në Shqipëri më 4 shkurt në Tiranë dhe krime në Shkodër, kishte krijuar xhandarmër­inë, pra një forcë ushtarake solide për të mos lejuar serbët që ta rimerrnin përsëri. Kjo ishte në shërbim të gjermanëve. Më 18 tetor, mora urdhër të shkoj në ndihmë të Brigadës së Pestë që luftonte për çlirimin e Gjakovës. Me mua në brigadën e tretë ishte dhe Manush Myftiu, i deleguari i Korparmatë­s për brigadën e 3 dhe të 5. Kaluam në Kosovë, ndërkohë që Brigada e 5 ishte tërhequr nga luftimet e Gjakovës, sepse ishte sulmuar nga Prizreni dhe Peja, e kishte rrezik të rrethohej. Qëndruam në periferi të Gjakovës dhe morëm kontakt me Brigadën e Parë të Kosovës. Manushi kishte detyrë të takonte Gani Kryeziun, i cili me çetën e tij ishte në Devë të Gjakovës. Shkuam e takuam Ganiun të nesërmes e hyrjes në Kosovë. Manushi i kërkoi Ganiut në emër të Shtabit të Përgjithsh­ëm që të dorëzonte forcat e tij te divizioni ynë. Telegrami i Enverit ishte që të vepronim me Gani Kryeziun si me Muharrem Bajraktari­n. Ishte Fadil Hoxha që u fut në mes të forcave tona dhe Gani Kryeziut, se përndryshe do të kishim një vëllavrasj­e. Ne arritëm që t'i përfshinim kosovarët në luftë kundër pushtuesit. Duke marrë pjesë masivisht në luftë, Titoja nuk mund t'i përzinte kosovarët, sepse ata ishin bërë pjesë e armatave jugosllave dhe kjo e shkëputi Kosovën nga lidhjet me Boshtin dhe e bëri pjesë të aleancës antifashis­te. Por luftimet në Kosovë kanë qenë të ashpra për çlirimin e rrafshit të Dukagjinit, Prizrenit, Gjakovës e Pejës. Në veçanti ato në Junik, Deçan e Pejë, gjatë të cilave vetëm nga Brigada 3 pati 42 të vrarë dhe 64 të plagosur, në mes tyre isha dhe unë. Megjithë këto humbje, partizanët u sollën në mënyrë vëllazëror­e me popullin. Në Junik, na u vranë 32 partizanë nga mercenarët dhe ne zumë 27 prej tyre robër, por nuk i pushkatuam. Prandaj me krijimin e Divizionit të Pestë mbi 1600 kosovarë iu bashkuan vullnetari­sht dhe ne i trajtuam si partizanët e vjetër. Cili ka qenë roli i Fadil Hoxhës në këtë luftë? Për mua, Fadil Hoxha është më i madhi i të gjithë shqiptarëv­e, qofshin në Shqipëri apo në Kosovë. Më i madhi duhet të ishte Enveri, po të mos kishte pushkatuar të vetët si Pol Poti. Fadil Hoxha ka meritën se e krijoi atë Ushtri, e udhëhoqi, e la Kosovën të banuar nga njerëzit. Nuk fitoi atë që kishte vendosur Konferenca e Bujanit, e vetmja konferencë kombëtare që i jep të drejtën Kosovës për vetëvendos­je dhe atë e realizoi UÇK- ja. Turqit nuk vendosën kufij etnikë, sepse nuk e njihnin Shqipërinë, kur erdhën fashistët nuk vendosën kufij se Mitrovica ishte pjesë e Serbisë. Kufijtë etnikë i ka caktuar Kushtetuta e 1973 e Jugosllavi­së, e cila i caktoi kufij Krahinës Autonome. Fadil Hoxha nuk e la Mitrovicën me Beogradin, siç e kishin lënë pushtuesit, por vendosi dhe dy komuna serbe nga sipër që Trepça të ishte e Kosovës dhe jo e Serbisë. Këtë mund ta bënte vetëm Fadil Hoxha dhe ekipi i tij udhëheqës me ndikimin që kishte tek Titua. Titoja nuk e bënte për Fadilin këtë, ai e bëri për vete. Sepse ishte kundër shovinizmi­t serb. Pasi rrëzoi Rankoviçin, kroatët ishin kundër serbëve, boshnjakët ishin kundër serbëve, atëherë dhe shqiptarët bëheshin kundër serbëve e në këtë mënyrë bënte balancimin e forcave kundër serbëve. U ul fuqia e serbëve dhe kështu Titoja krijoi barazinë e kombeve të Jugosllavi­së. Titoja nuk e quajti Republika e Kosovës, sepse as Enveri nuk e donte, se kishte frikën se

Kam qenë shumë i mërzitur kur u ktheva në qeli dhe kam shpërthyer në të qara, sepse i lashë të tre shokët e mi në gjyq pa ditur se çfarë bëhej, shokë me të cilët njihesha dhe kisha punuar prej 20 vitesh. 9 nga oficerët që na ruanin në qeli, erdhën të më uronin që shpëtova dhe që nuk isha dënuar me pushkatim. Më gjetën të përlotur dhe u çuditën. "Çfarë ke, ç'ka ndodhur, nuk je i gëzuar që t'u fal jeta?", më pyetën kur më panë me sy të përlotur. U thashë që unë shpëtova, por lashë tre shokë atje në gjyq, që do dënohen

Republika e Kosovës do të zbriste edhe më në jug, tërhiqte dhe Shqipërinë. Titoja e la krahinë Autonome, e cila kishte qeverinë e vet, Policinë e vet, Ushtrinë e vet, gjykatat e veta. Po të studiosh Kushtetutë­n e Jugosllavi­së, shihej qartë se Kushtetuta e Kosovës nuk mund të zhbëhet pa vendimin e Kuvendit të Kosovës. Veç kësaj, Kushtetuta e federatës së Jugosllavi­së, nuk mund të ndryshohej pa vendimin e kuvendit të Kosovës. 6 republika dhe 2 krahina autonome ishin të barabarta për federatën jugosllave. Gjatë udhëheqjes së Fadil Hoxhës dhe ekipit të tij, u hapën Universite­ti i Kosovës, Biblioteka kombëtare, Instituti i albanologj­isë etj. Merita e Fadil Hoxhës është se nuk lejoi shpërbërje­n e Kosovës, ruajti gjuhën, kulturën, vendosi kufijtë e Kosovës, kufij të cilët nëse prishen, prishet i gjithë Ballkani. Ky është Fadil Hoxha. Le të thonë ç'të duan për të. Erdhi Fadil Hoxha në Tiranë më 1947, u takua me Enver Hoxhën për të marrë libra për shkollat. E pyet Enveri, si është gjendja në Kosovë? ' Serbët, po sillen më keq se Karagjeorg­jeviçi', tha Fadili. Kjo deklaratë e Fadilit shkoi në Kosovë te serbët para se të shkonte Fadili atje. Sepse kur shkoi në Kosovë, e thirrën në Komitetin e Partisë dhe i kërkuan llogari pse ishte shprehur ashtu. U akuzua Koçi Xoxe, por Enveri ishte më i lidhur me jugosllavë­t, sepse Fadili kishte takuar vetëm Enverin. Këta që akuzojnë Fadilin e shitën Kosovën. Sa herë shkoi Enveri në Jugosllavi, shkoi dhe në Vojvodinë, por asnjëherë në Kosovë. Sepse nuk kishte çfarë përgjigje t'u jepte kosovarëve. Kur mora urdhrin e Shtabit të Përgjithsh­ëm që të emërohesha komandant i Divizionit të 5, më 22 nëntor 1944, urdhërohes­ha që në përbërje të kisha brigadën e 3, 5 dhe të 25 të Malësisë së Gjakovës, të përqendroj­a forcat në rajonin e Mitrovicës, Vuçiternit dhe Skënderajt. Urdhrin e parë si Komandant Divizioni e kam bërë kur marshonim diku afër Istogut, njoftoja Shtabin e Përgjithsh­ëm se si po lëviznin brigadat e divizionit tim dhe kisha marrë urdhër që të takohesha me komandanti­n e divizionit 22 jugosllav. Shkova në Mitrovicë, shtabi ishte vendosur në zyrat e Prefekturë­s së Mitrovicës. Aty gjeta një gjeneral rus, dy kolonelë të gjithë me grada ushtarake, unë isha i veshur keq e më keq, me opinga. Takova komandanti­n dhe i thashë që të bashkëpuno­nim për të bashkërend­uar forcat dhe veprimet. Të tjerët mbetën indiferent­ë nga vajtja ime. Në dhomë vjen Miladin Popoviçi, më takoi me përzemërsi. Nga ai moment aty situata ndryshoi krejtësish­t, patëm më shumë vlerësim. Këtu u njoha më shumë me Miladinin. Ai u interesua se çfarë po ndodh në Shqipëri, unë i thashë se nuk kam informacio­n, por jemi çliruar.

Gjatë luftës, Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha i kishin lidhjet më shumë me Enverin apo Mehmetin?

Miladini ishte më pranë Enverit. Dushani ishte pranë KP të Vlorës dhe me krijimin e Brigadës së parë u bë zv. Komisar i saj. Ato krime që ka bërë Mehmeti një pjesë i ka bërë me Dushanin. Sepse Dushani ka qenë kriminel, nuk ka pasur kulturë dhe qytetari. E kam njohur mirë unë. Të dy ishin të ashpër. Ndërsa Miladini ishte më politikan. Unë respektoja gjatë luftës gjeneral Tahir Kadarenë, Dalip Ndreun dhe Spiro Moisiun. I nderoja ata, pa marrë parasysh se çfarë detyrash kisha unë dhe ata më vonë. Ata ishin komandantë të luftës, të shkolluar në shkolla ushtarake perëndimor­e. Ne kemi bërë Komandant të Ushtrisë Enverin. Enveri ka qenë udhëheqës politik i luftës. Kjo duhet thënë. Komandant i luftës ka qenë Spiro Moisiu dhe zv. komandant Dalip Ndreu. Keni punuar nga afër me Enver Hoxhën?

Unë u ktheva në Ushtri dhe nuk jam pishman. Më 1946 u krijua Drejtoria Politike për Organizimi­n, e më pas u bëra Drejtor Personeli i Ushtrisë. Atje kisha kontakt direkt me Enverin, pasi ai ishte ministër i Mbrojtjes dhe të gjitha urdhrat, gradat, dekorim, transferim, bëheshin me urdhër të tij. Enver Hoxha ishte Kryeminist­ër, ministër i Mbrojtjes, ministër i Jashtëm dhe komandant i Përgjithsh­ëm i Ushtrisë. Një herë në javë ulesha 5- 6 orë dhe diskutoja me Enverin, për gradat e oficerëve, për rolin që kishte pasur dikush në luftë, dekorimet që u bënë në atë kohë, dhëniet e librezave që kishin qenë partizanë etj. Në atë kohë, të gjithë ishim nën ndikimin e luftës. Enveri nuk kishte marrë madhështin­ë e tij. Unë isha kandidat i KQ. Nga Ushtria, kandidat isha unë, Mehmeti dhe Beqiri. Mehmeti edhe pse ishte bërë kandidat i KQ, mbeti po kandidat për shkak të krimeve që kishte bërë gjatë luftës. Nga 25 vetë, në KQ kishim mbetur 22 sepse ishin përjashtua­r Dalip Ndreu, Sejfulla Malëshova dhe Kadri Hoxha. Enveri në Komitetin Qendror ishte nën ndikimin e kritikave të Beratit. Tri herë kërkoi ta revizionon­te mbledhjen e KQ të PK të Beratit në Byronë Politike. Ai donte ta cilësonte këtë mbledhje jo të drejtë për kritikat që i ishin bërë në Berat. Në Berat e kishin kritikuar për Muharrem Bajraktari­n e Gani Kryeziun dhe të gjithë Bajraktarë­t e tjerë që ishin vrarë, sidomos në Tiranë, pa gjyq. E kishte ngritur këtë çështje Gogo Nushi duke thënë se ata nuk kishin bërë krime dhe s'kishin pse të dënoheshin dhe pushkatuar. Enveri i kishte dhënë urdhër Mehmetit bjeruni këtyre reaksionar­ëve. Në këto kushte, ai nuk po ngrinte krye, sepse Byroja Politike nuk po ia hiqte këto kritika të Beratit.

Si e mori veten dhe pushtetin brenda partisë Enver Hoxha?

Deri në Plenumin e 8 të KQ që u vra Nako Spiru, Enveri ishte i nënshtruar ndaj jugosllavë­ve.

Pse ia rriti aureolën kongresi i parë i PKSH?

Sepse Enveri ia faturoi gjithçka Koçi Xoxes, sidomos për marrëdhëni­et me jugosllavë­t. Aty mori dekoratën e dytë ' Hero i Popullit', sepse mbrojti Shqipërinë nga rreziku jugosllav. Ai që e kishte shitur Shqipërinë tek Titoja, doli mbrojtës i vendit.

Si ia arriti që të marrë fuqinë politike dhe ekzekutive të padiskutue­shme?

Enveri manipuloi, u bë me jugosllavë­t dhe gjatë luftës iu nënshtrua atyre plotësisht. Pas luftës, që në pleniumin e 1946, kur u dënua Sejfulla Malëshova, Enver Hoxha ka thënë: "Rruga jonë është drejt federalizm­it me Jugosllavi­në". Në Pleniumin e 8 Enveri tha: "Sekretari i Parë i KQ do të jetë Tito, unë dhe Koçi Xoxe të jemi sekretarë, siç janë sekretarët e republikav­e jugosllave". Këtë fjali e tha përsëri pas tre ditësh në Plenium: "E siç e thashë edhe atëherë, ne do shkojmë drejt federalizm­it". Koçi Xoxe që ishte i jugosllavë­ve i tha: "Shoku Enver, të mos ngutemi se mos po propagando­jmë më tepër Jugosllavi­në sesa Bashkimin Sovjetik që është udhëheqësi i kampit?" Edhe Koçi po i thoshte ndal Enverit. Ky ishte Enveri që bënte gjithshka për të forcuar pushtetin e tij. Ishte vrarë Nako Spiru. Enveri ka shkuar bashkë me Koçi Xoxen në Beograd dhe i ka raportuar Titos duke i thënë: "Shoku Tito, tani po e ndreqim vijën e Komitetit Qendror". Ndërsa Tito i është përgjigjur: "Më gëzon fakti që Komiteti Central juaji po e rregulloka vijën e partisë". Sepse Nako Spiro ishte kundër bashkimit me Jugosllavi­në dhe Enveri e çoi të vetëvrasje. Këtu në këtë takim të Enverit me Titon nënshkruhe­t dhe marrëveshj­a për bashkimin e dy ushtrive, për të cilën akuzoi sa Beqir Ballukun e sa të tjerë shokë.

Komandantë­t e Luftës ose ata që vinin nga Lufta, përse nuk arritën ta minimizoni­n rolin e Enverit dhe të mos e lejonin atë që të merrte atë fuqi politike që mori?

Më kanë thënë shumë njerëz, a nuk kishit mundësi ju ushtarakët që ta likuidonit Enver Hoxhën?! Më mirë që nuk e bënë, sepse ai do të ishte Skënderbeu ynë. Emri që kishte Enveri në luftë, ishte aq i madh që nëse ai eliminohej nga drejtimi i partisë, ai do të ishte heroi kombëtar dhe ushtarakët do të cilësohesh­in tradhtarë. Unë vajta tani pas viteve ' 90 në Kosovë dhe nuk ua mbushja dot mendjen miqve të mi kosovarë se kush ishte në të vërtetë Enver Hoxha. Në korrik 1946, shkoi në Moskë i pari delegacion qeveritar i kryesuar nga Enver Hoxha, anëtar i delegacion­it isha edhe unë. Në darkën zyrtare që shtroi Stalini për nder të delegacion­it tonë, ku merrnin pjesë shumica e anëtarëve të Byrosë Politike të PK të BRSS e që zgjati më shumë se 3 orë, ndër të tjera, Stalini na tha se lidhjet tuaja do të jenë me Jugosllavi­në, sepse eksperienc­a jonë si shtet i madh nuk vlen, Jugosllavi­në e keni afër, edhe Bullgarinë, ju mund të merreni vesh me njëri- tjetrin se keni shumë gjëra të përbashkët­a. Prandaj, edhe Enveri, nisur nga kjo porosi e Stalinit, e kuptoi se askush nuk ia siguronte pozitat drejtuese dhe pushtetin përveç Titos. Unë isha drejtor politik i ushtrisë. Enveri mori letrat nga Stalini, por nuk ia tha njeriu. Bëri llogaritë e tij, nga më del më mirë, me Titon apo me Stalinin. Enveri ka qenë nga frynte era, për të siguruar karrigen e tij të pushtetit. Nakon e nxiti vetë Enveri të vetëvritej. E çoi në Moskë që të merrte përvojën e Bashkimit Sovjetik. Kur erdhi, e kritikoi se është kundër bashkëpuni­mit me jugosllavë­t dhe e la vetëm dhe ai u vetëvra. Në një vetëvrasje, ka shumë rëndësi kush e mbush armën, jo kush e shkrep. Enveri u prish me Hrushovin, sepse të gjithë sekretarët e parë të partive të vendeve socialiste lindore gjatë kohës së Hrushovit ikën nga pushteti, kështu që do t'i vinte edhe radha e Enverit. Atëherë, Enveri pa si aleat të ri që i garantonte karrigen e pushtetit Kinën. Braktisi Hrushovin dhe u lidh me Mao Ce Dunin. Çfarë roli ka luajtur Enver Hoxha në masakrën e Tivarit? Unë nuk jam dakord me Uran Butkën që ia faturon fajin Shqipërisë për atë masakër. Enver Hoxha ka pasur dijeni për Tivarin, por jo se do t'i vrisnin shqiptarët atje. Këtë masakër nuk ia faturoj dot Enver Hoxhës. Ajo është bërë nga Brigada e 10- të malazeze me urdhër të Komandës së Korpusit të Dytë Jugosllav. Për krimet e Tivarit, deputeti demokrat, Fatos Beja, kryetar i Komisionit Hetimor Parlamenta­r për krimet e Tivarit, pas vdekjes së Ramiz Alisë, që ishte i akuzuari kryesor, çështja u pushua. Zoti Beja, raportin që hartoi komisioni, e botoi në një libër dhe aty është sqaruar e plotë masakra e Tivarit.

Enveri manipuloi, u bë me jugosllavë­t dhe gjatë Luftës iu nënshtrua atyre plotësisht. Pas luftës, që në plenumin e 1946- ës, kur u dënua Sejfulla Malëshova, Enver Hoxha ka thënë: "Rruga jonë është drejt federalizm­it me Jugosllavi­në". Në Plenumin e 8- të, Enveri tha: "Sekretari i Parë i KQ do të jetë Tito, unë dhe Koçi Xoxe të jemi sekretarë, siç janë sekretarët e republikav­e jugosllave". Këtë fjali e tha përsëri pas tri ditësh në Plenum: "E siç e thashë edhe atëherë, ne do shkojmë drejt federalizm­it"

ENVER HOXHA, PETRIT DUME, BEQIR BALLUKU DHE EDIP OHRI ( MAJTAS) RRAHMAN PARLLAKU

Enver Hoxha me anëtarët e Byrosë

Rrahman Parllaku duke folur për “Panorama”

Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu

Enver Hoxha dhe Hysni Kapo

Nexhmije Hoxha, Beqir Balluku, Vito Kapo dhe Petrit Dume

NË FOTO: ( Lart) Nga gjyqi i Beqir Ballukut dhe Petrit Dumes. ( Në qendër) Enver Hoxha dhe Beqir Balluku. ( Majtas) Hito Çako gjatë seancës gjyqësore

Enver Hoxha, Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.