Panorama (Albania)

Ekzekutohe­t në sy të fëmijëve 48- vjeçari, u hetua për drogë si pjesë e grupit të Met Kananit

ARMANDO GJINI VRITET NE QENDER TE RRESHENIT, DIGJET MAKINA E AUTOREVE

-

Ekzekutohe­t në prani të familjes 48vjeçari, tre muaj më parë i shpëtoi atentatit me eksploziv.

Armando Gjini, që në zonë e njihnin me emrin Tonin, u qëllua disa herë me pistoletë, ndërsa ndodhej brenda në makinë. Automjeti ishte parkuar anës rrugës, para një marketi ku bashkëshor­tja e tij ndaloi për të blerë diçka për drekë. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Rrëshenit, jo shumë larg Katedrales, në orën 11: 30. Viktima rezulton person i arrestuar nga Polica një vit më parë, pas dyshimeve se ishte pjesë e një grupi të strukturua­r kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, që drejtohet nga i ashtuquajt­uri “bari shqiptar i drogës”, Met Kanani. Ekzekutimi i 48- vjeçarit, Gjoni, duket se është kryer nga vrasës profesioni­stë, pasi vetëm një gabim i vogël mund ta kishte kthyer këtë ngjarje në përmasa edhe më tragjike. Kjo pasi, në momentin që u qëllua në drejtim të Armando Gjonit, ndërsa ai ndodhej brenda në makinë, bashkë me të ishin dhe dy fëmijët e tij të mitur. Me ta ka qenë edhe bashkëshor­tja e Gjinit, e cila ka zbritur nga automjeti për t’u ndalur në një dyqan. Autorët kanë shfrytëzua­r këtë moment dhe janë afruar pranë automjetit duke e qëlluar për ta lënë të vdekur në vend. Policia ngriti pika , si dhe bëri krehje të zonës me qëllim kapjen e autorit, por ende pa rezultat. “Në qytetin e Rrëshenit, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. Gj. vjeç 48, banues në Rrëshen. Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendngjarj­e për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit”, bëhet e ditur nga Policia.

Ndërkohë, pas rreth dy orësh nga vrasja e 48vjeçarit, një makinë u gjet e djegur në zonën e njohur si Kodër Rrëshen. Dyshohet se ky automjet është përdorur nga autorët e vrasjes së Armando Gjinit. Forcat e Policisë e kanë dërguar makinën e gjetur për ekspertizë me shpresën e zbulimit të ndonjë të dhëne, por ka shumë pak gjasa, pasi ajo është e shkrumbuar plotësisht. Nga ana tjetër, hetuesit nuk bëjnë të ditur nëse kanë gjetur armë brenda automjetit të djegur. Viktima njihej edhe me emrin Tonin Gjini. Tri muaj më parë, atij i vendosën një sasi eksplozivi në sediljen e automjetit. Gjini e diktoi pakon e eksplozivi­t pasi kishte dërguar fëmijët në shkollë me makinë. Pas njoftimit të Policisë, bomba shpërtheu menjëherë sapo forcat xheniere e prekën, në tentativë për ta nxjerrë pakon nga makina. Gjini u arrestua në maj të vitit të kaluar, si pjesë e grupit të Meta Kananit, por Gjykata për Krimet e Rënda e la të lirë katër ditë pas prangosjes, duke bërë që Prokuroria për Krimet e Rënda ta hetonte në gjendje të lirë lidhur me dyshimet për përfshirje­n e tij në trafikun e drogës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Makina e djegur në dalje të Rrëshenit
Makina e djegur në dalje të Rrëshenit
 ??  ?? Viktima Armando Gjini
Viktima Armando Gjini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania