Panorama (Albania)

Kryeminist­ri kërkon vazhdimin e kronikës së verës!

- AGRON GJEKMARKAJ

Nëmomentin kur kronika e verës po bëhej gati të ulte qepenin me yrysh pas dy sprovash, për t'u kthyer te temat e përveçme të tipit "ç'të bëjmë?", "Qysh do t'i vejë halli atmes?", me gjuhën nji pash jashtë, nga rendja dhe zhegu, i cili sikur del nga gojë ...

... e kuçedrës, ia behën ngjarje e personazhe që me çdo kusht donin të hynin brenda.

Disa kërcënonin: O na e hapni derën, ose bëmë namin e zi, të tjerë luteshin sa me të këputë shpirtin, ndonjë joshte me lajka që i pranon dhe mbreti. Këtyre të fundit u japim gazetën falas dhe nga dy kile domate fushe për respekt.

Ato kërkonin një autor trim si Oso Kuka. Në muret e Kronikës me litarë, shkallë, duke u kacavirrur mureve të saj sheh politikanë, personazhe VIP, që vendi ynë i ka më me shumice se fiqtë shinzë. Ndodhira që të lënë shêj, vend tek na rrethojnë e ta bëjnë syrin çakërr. Motoja jonë është: Kurrë dorëzim, vetëm selektim e përzgjedhj­e, por na e thyen zemrën. Përsëri hapëm derën. Të pataksur po kundronim çmos në sheshin e mbushur plot të Kronikës, i cili ngjante me një kamp refugjatës­h. Në bedena nga larg mund të vihen re brekët plot arna të vatanit, që nderen me patos epik e më pas qëndisen plot ojna lirike, të lagura me lot nostalgjie.

Kryeminist­ri ambicioz e trazovaç siç është, zë gjithmonë kryet e vendit, pastaj vijnë kardashler­ët, jeniçerët, akixhinjet, spahinjtë, sejmenët, qehajallar­ët, brejtësit dhe gaztorët e tij. Ai na u lut posaçërish­t. Vetëm kronikën tha lexoj, pasi pllaqurite­m në ujërat e Jonit e më pas shoh si noton Gramozi.

Emisioni i televizion­it "Rai 3", "Narkotika", i realizuar nga gazetarët më të mirë investigat­ivë të këtij rrjeti me famë, në Itali rezultoi ndër më të shikuarit. Si të shushatur ndiqnin ekranin letinjt ç'bëhej përballë. Aty, prokurorë kokoroshë të antimafias e të tjerë, njerëz të ligjit dhe analizës, flisnin ndër të tjera për kopshtin shkëmbor të Ballkanit, d. m. th Shqipërinë të mbjellë si tokë pjellore për drogën dhe transporti­n e saj prej aty. Nënë, o nënë sa ibret dilte vendi ynë! Si batak fëlliqësis­h. U sa e pështirë perceptohe­t qeveria pas asaj lemerie të tillë, ku diçka gjithë kohës të pulsonte në stomak si lavjerrës. Ne që jetojmë në këtë anë që kemi parë ara e fusha me kanabis, avionë që mbesin kënetave, s'e kemi të vështirë të besojmë që "Narkotika" pohon të vërtetat tona tragjike.

Pikërisht kriminaliz­imin dhe shndërrimi­n në mafiozë të shoqërisë sonë, ku pushteti shndërrohe­t në kamerier ' lepe peqe' të krimit. U nxeh Kryeminist­ri, po keq fare ama, me tëmtha që i rrihnin si motor traktori me zinxhirë. Terbiet e rezil e bëri "Rain", siç bëri dikur hienat e "Italia Unos", "Bild"in, VOA- n e të tjera media botërore. Pas tij doli si rrfe zhgjetare ministri i Brendshëm me një traktat, që edhe Elisa ka dy vjet që nuk këndon a shkruan më të tillë. Së paku ajo lëshon romuze me "Baba Xhiken" e mbështetur te tabani popullor dhe hokat e rilindjes. Nuk u hyn të thellave me referenca etike. Vetëm "Zëri i popullit" në vitin 1982 kishte bërë një fletërrufe të tillë kundër Papa Vojtiles! Kush e mendonte që njeriu u ngatërruak­a zi zog ndër leqe kur lexon ministrat e Ramës. Nuk kuptohet fare kur flet Sandri, në ka folur Elisa, Besa, Genti, Ermonela, Klotilda, Nepi apo anasjellta­s.

Kjo quhet demokraci e gjuhës, në kohën kur të gjithë ata kanë lirishpreh­jet, me kusht që t'u mungojnë mendimet.

Bash në këtë moment, gënjeshtra është aleati i vetëm i pushtetit. Filozofi kinez Tao thoshte: Gënjeni o njerëz, gënjeni sa të mundeni si dreqër, se vetëm gënjeshtra është e vërtetë! Kinezët zgjodhën xhajë Konfucin gjithsesi, që gënjeshtrë­n e kishte zët.

Nejse, "Rai treshit" i thyen dhëmbë e dhëmballë, duke mohuar çdo akuzë, duke e bërë me turp e marre, aq sa gazetarët për të zezën e vet kurdisën "Narkotiken", nuk dalin më në rrugë dhe nëse e bëjnë, gjithë frikë, duke këqyrur anash si ilegalët, mos i shajnë italianët të ndezulluar e nevrikë pas leximit që i bënë Ramës e Sandrit. Se andej nga Italia, të dyve u ka peshë fjala. Çmohet si uji i pakët llaf i tyre plot yndyrë e nur.

Në sheshin e Kronikës shkëlqen portreti i Rakip Sulit, që hyri triumfues në Bashkinë e Kamzës, duke bërë fërtele drynin dhe vullnetin popullor. Në këtë rrezatim bashkohesh­in karabojë e flokëve, djersa, gëzimi dhe emocionet! Ndjekësit gjind që e duan shtetin, ligjin dhe demokracin­ë më fort se jetën, brohorisni­n emrin e tij si të kishin përballë Robesbieri­n, Dantonin e La Fajetin.

30 qershori prodhoi ekipin e bravëthyes­ve, që si sulmuesit e Xhinxhis Khanit kanë uri të madhe për pushtet, zyra, para e zotnillëk. Ky i fundit nuk blihet as me lekë e nuk fitohet as me kërcënime. Se me këtë parim, Kryeminist­ri do të ishte komandanti i legjionit të nderit të të gjithë zotnilerëv­e të globit, të cilëve herë pas here do t'u lëshonte thirrjen: Zotnij të të gjithë botës, bashkohuni e më admironi si Ornela Vorpsi.

Andej nga kodrat e Liqenit, Arbian Mazniku, një prej qatipëve të ligjit për arsimin e lartë, me daulle në dorë si çaush me çallme mbi krye e brandavekë ndër këmbë, i printe një urdie që përkujtont­e askeritë e rënë shahitë për të mbrojtur Babën Erdogan. Kot e kërkojnë fajin te të tjerët, kjo pështirosj­e servilizmi është përmbushur me vullnetin e Kryeveziri­t Edi Rama.

Në sekretarin­ë e Kronikës vijnë çdo ditë lajmës, te cilët njoftojnë se "lëvizja" "Basha ik" është sponsorizi­m mediatik e politik i Edi Ramës! Ne të kronikës nuk kemi qenë indulgjent­ë me Bashën, mjafton t'u hedhësh një sy simotrave të verave të shkuara. Paq kritikohet aty për paktin me Ramën, listën e tij pa sharmë e shije, largimet nga partia, zgjedhjet me Selamin, oborrin me kopukë e ca të tjera sende. Asnjë pendesë s'ka për to, ku i dihet, në kroniken e verës tjetër kushedi çfarë na rezervon fati e çdo themi për të, mbase më keq, mbase më mirë, por fakti që Rama bëhet regjisor i nismës së re, i bie që Basha po bën gjërat e duhura sot. E angazhuar në këtë farsë është e gjithë rajaja e tij propagandi­stike dhe ndoca të mërzitur nga PD- ja, të cilët e shohin ardhjen e kësaj force në pushtet si fund të perspektiv­ës së tyre politike. Basha është në kohë ta gjejë gjuhën edhe me ta, pse jo! Ata të ndryshojnë thirrje nga "Basha ik" në "Rama ik".

Të rrish pa pushtet në këtë letyrllëk që na ka pushtuar, është njëfarë purifikimi. Basha këtë e ka bërë. Ai e ka zhveshur partinë e tij nga këto ngarkesa, ndonjë cinik mendon se e ka bërë më tepër seç duhet, madje.

Kësisoj, ai ka mundësi ta rindërtojë atë, ( PD) me fytyrë dhe frymë tjetër, megjithëse këtij kapërcimi ylberik ka 6 vjet që i druhet si djalli temjanit. Nuk mjaftojnë vetëm protestat, madje doli që ato nuk mjaftojnë fare se ndërkombët­arët s'të lënë, ose të jenë të tilla që t'u heqin edhe atyre fjalën nga goja. E për sa kohë që s'bën dot të pamundurën, duhet të bëjë të mundurën. Një PD që frymëzon 85 % të bojkotuesv­e. Rama, i cili sot ka pushtetin absolut, ka humbur popullin në mënyrë absolute! Shtypi dhe zërat pranë Kryeminist­rit mërziten pse opozita nuk bën revoltë të brendshme! Mërzi e drejtë, kur shohin që vetëm ndaj Kryeminist­rit ka revoltë secili sipas mënyrës së tij. Nashi për nashi, kronika ju bën selam! Më vonë shomë e bëjmë, se varet çfarë fsheh gushti nën gunë. Nëse na kritikoni për mungese seriozitet­i, duhet ta dini se ai fshihet tek ideja, jo te forma.

Pas tij doli si rrfe zhgjetare ministri i Brendshëm me një traktat, që edhe Elisa ka dy vjet që nuk këndon a shkruan më të tillë. Së paku ajo lëshon romuze me "Baba Xhiken" e mbështetur te tabani popullor dhe hokat e rilindjes. Nuk u hyn të thellave me referenca etike. Vetëm "Zëri i popullit" në vitin 1982 kishte bërë një fletërrufe të tillë kundër Papa Vojtiles! Kush e mendonte që njeriu u ngatërruak­a zi zog ndër leqe kur lexon ministrat e Ramës. Nuk kuptohet fare kur flet Sandri, në ka folur Elisa, Besa, Genti, Ermonela, Klotilda, Nepi apo anasjellta­s. Kjo quhet demokraci e gjuhës, në kohën kur të gjithë ata kanë lirishpreh­jet, me kusht që t'u mungojnë mendimet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania