Panorama (Albania)

Apeli i Presidenti­t: Zgjedhjet më 13 tetor, mundësi për integrimin

Dështimi i negociatav­e, Presidenti: Askush të mos lodhet të gjejë justifikim­e dhe alibi nëse nuk reflekton

-

Presidenti Meta i bëri apel maxhoranës dhe opozitës që të pranojnë gatishmëri­në e OSBE- së për të negociuar për kapërcimin e krizës politike në vend.

Në një postim në faqen e tij në "Facebook", Meta thekson se kjo duhet shfrytëzua­r si mundësi për të plotësuar kushtet për të marrë dritën jeshile për hapjen e negociatav­e për anëtarësim. Sipas kreut të shtetit, këto kushte plotësohen vetëm nëse zhvillohen zgjedhje gjithëpërf­shirëse, duke kërkuar angazhim për datën e dekretuar prej tij. "Të dashur miq! Po ju rikujtoj qëndrimin tim publik në 27 qershor 2018, një ditë pasi ishin bërë të njohura konkluzion­et e Këshillit për Çështjet e Përgjithsh­me mbi negociatat e anëtarësim­it të Shqipërisë me Bashkimin Europian! Jo vetëm që u shpërdorua një vit pa bashkëpuni­m, përqendrim e përgjegjës­i, por gjithçka u përkeqësua vetëm në interes të luftës për pushtet. Ndërkohë kanë kaluar më shumë se dy muaj nga dita kur u dhashë mundësi të dyja palëve për të realizuar zgjedhje vendore gjithëpërf­shirëse. Ende kemi mundësi t'i shfrytëzoj­më këto ditë, për të realizuar zgjedhje në 13 tetor 2019, si një detyrim, jo vetëm ligjor, por edhe si domosdoshm­ëri për të mos i mbajtur zero shanset që Shqipëria t'i çelë negociatat për anëtarësim me BE- në në 18 tetor 2019", theksoi kreu i shtetit, duke shtuar se integrimi në BE vjen vetëm duke plotësuar standardet zgjedhore të Kopenhagen­it dhe jo nëpërmjet lobimit. "Askush të mos lodhet të gjejë justifikim­e dhe alibi nëse nuk reflekton. Çdo gjë mund të lobohet në BE, por jo injorimi i kritereve të Kopenhagen­it. Zgjedhjet e lira e të ndershme janë pjesë e tyre dhe të paevituesh­me. Ndaj duhet shfrytëzua­r urgjent gatishmëri­a e drejtuesve të OSBE- së për të ndihmuar në tejkalimin e kësaj krize duke e pranuar këtë gatishmëri tani, me qëllim që jo vetëm të realizohen zgjedhjet vendore në 13 tetor 2019, por edhe të arrihet marrëveshj­a për reformën zgjedhore sa më parë, në mënyrë që vendi ynë të ketë mundësi të çelë negociatat në 18 tetor 2019".

QËNDRIMI

Në mesazhin e publikuar në faqen e tij në "Facebook", Presidenti Ilir Meta ripërsërit­i qëndrimin e mbajtur në 27 qershor, një ditë pasi ishin bërë publike të dhënat e Këshillit të BE- së mbi integrimin e Shqipërisë. "Ashtu siç kaloi një ditë, do të kalojë dhe një vit. Konkluzion­et e djeshme të Këshillit për Çështjet e Përgjithsh­me mbi negociatat e anëtarësim­it të Shqipërisë me Bashkimin Evropian duhen mirëpritur me realizëm dhe përgjegjsh­mëri. Ne të gjithë duhet ta vlerësojmë dhe çmojmë vullnetin pozitiv me të cilin, si Komisioni Evropian, ashtu edhe të gjitha vendet anëtare, e mirëpresin procesin e integrimit të Shqipërisë dhe gjithë rajonit në BE. Kjo qasje duhet të na nxisë për një lexim të drejtë dhe realist të sfidave serioze që kemi përpara, veçanërish­t në fushën e sundimit të ligjit. Një vit kalon shpejt, ashtu si nga dje kaloi një ditë. Provimi ynë i qershorit të ardhshëm do të jetë shumë i vështirë e kërkues, pasi edhe vetë Bashkimi Europian do të ketë provimin e tij zgjedhor në të njëjtën kohë. Ndaj, i ftoj të gjithë për përqendrim, përgjegjës­i dhe bashkëpuni­m", është shprehur ai. Periudha e gushtit ka qenë një fazë me kritika dhe apele për Presidenti­n, ku disa herë ka akuzuar maxhoranën se nuk pranon rrotacioni­n dhe nga krahu tjetër ka kërkuar nga opozita që të jetë e bashkuar për zgjedhje gjithëpërf­shirëse.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania