Panorama (Albania)

Sot letrat, Basha: Pse Rama mbron Valdrin Pjetrin

"I ka dhënë urdhër Prokuroris­ë së korruptuar që ta mbrojë nga ligji i dekriminal­izimit"

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, akuzoi dje Kryeminist­rin Rama se ka dalë në mbrojtje të kryebashki­akut të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Përmes një mesazhi- video të postuar në "Facebook", Basha shprehet se Rama ka uzurpuar të gjitha pushtetet dhe i ka dhënë urdhër Prokuroris­ë që të mbrojë Pjetrin nga ligji i dekriminal­izimit. "Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familjeje shqiptare. Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelës­h e hajdutësh, që i duhen për të vjedhur Shqipërinë. Valdrin Pjetri duhet të merret urgjentish­t i pandehur sepse ka shkelur ligjin e dekriminal­izimit, duke fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij si trafikant droge. Por Edi Rama i ka dhënë urdhër Prokuroris­ë së korruptuar që ta mbrojë nga ligji i dekriminal­izimit", shkruan Basha. Sipas tij, në Shqipëri nuk mund të ketë drejtësi për sa kohë në krye të qeverisë do të jetë Edi Rama. "Për sa kohë Edi Rama është në zyrën e Kryeminist­rit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci. Banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin, duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e hajdutit psikik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familjeje shqiptare. Kjo krizë zgjidhet vetëm me pranga në duart e politikanë­ve hajdutë", shprehet Basha në mesazhin e tij.

AKUZAT

Sekretari i përgjithsh­ëm në PD, Gazment Bardhi, ka artikuluar ditët e fundit akuza për kryebashki­akun e ri të Shkodrës, se ka qenë i dënuar në Itali për vepra penale. "Edi Rama është sot promovuesi më i madh i krimit në Shqipëri. Që prej ardhjes së tij në pushtet, ai ka promovuar në politikë mbi 300 zyrtarë nga niveli më i ulët deri te deputetë dhe kryetarë bashkie. Pushteti i tij i ka themelet te krimi dhe kjo është arsyeja pse ai nuk heq dorë nga promovimi i trafikantë­ve të drogës në majat e pushtetit të tij. Valdrin Pjetri është njëri prej tyre. Edi Rama e ka ditur që Valdrin Pjetri është dënuar në Itali për trafik droge, por sërish i besoi atij drejtimin politik të qarkut më të madh të Veriut të vendit. Heshtja e Edi Ramës tregon se ai e ka ditur këtë fakt kur e emëroi drejtor të Hipotekave, kur e emëroi prefekt të Shkodrës, kur e emëroi kandidat për Bashkinë e Shkodrës", është shprehur Bardhi. Sipas tij, Rama kërkon t'ia dorëzojë Bashkinë e Shkodrës krimit, ndërsa rruga e vetme është largimi i tij. "Me një trafikant droge në krye të bashkisë, Edi Rama ka ndërmend t'ia dorëzojë Shkodrën edhe zyrtarisht krimit të organizuar. Edi Rama nuk ka ndërmend të mbajë asnjë përgjegjës­i që u ka propozuar shkodranëv­e për kryebashki­ak një trafikant droge, të dënuar në Itali në vitin 2003. Edi Rama e detyroi Valdrin Pjetrin të gënjente qytetarët e Shkodrës dhe të pohonte se ai nuk ka qenë i arrestuar, i dënuar apo dëbuar për trafik droge. Edi Rama kërkon ta kalojë në heshtje këtë fakt tjetër të rëndë të bashkëqeve­risjes së tij me krimin. Edi Rama i ka të gjitha mundësitë institucio­nale që të verifikojë brenda 24 orëve që akuza e Partisë Demokratik­e, se Valdrin Pjetri është subjekt i ligjit të dekriminal­izimit dhe një person i dënuar për trafik droge, është e vërtetë. Heshtja e tij provon se ai e ka kryer këtë verifikim. Prandaj, Edi Ramës, si njeriu që në politikë ka promovuar vetëm trafikantë dhe vrasës, i mbetet vetëm një zgjidhje: të ikë bashkë me Valdrinin", është shprehur Bardhi.

 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania