Panorama (Albania)

“Nuk plotësoni kushtet”, Ministria e Arsimit i kërkon UT të ulë kuotat

"Gjuhët e Huaja dhe Drejtësia tejkalojnë kapacitete­t pritëse, të ulen kuotat e pranimit për vitin akademik 2019- 2020"

- BESARTA BASHA

Dy fakultete në Universite­tin e Tiranës nuk përmbushin kushtet për t'u hapur në vitin e ri akademik 2019- 2020.

Ky është konkluzion­i i ekspertëve të Ministrisë së Arsimit, pas verifikime­ve në terren të kapacitete­ve pritëse, bazuar në kuotat e deklaruara nga Universite­ti. Më problemati­kët rezultojnë Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe ai i Drejtësisë. Ndërsa i pari nuk plotëson kriteret infrastruk­turore për të pritur numrin e studentëve që dëshiron, i dyti me kapacitete­t akademike që ka, nuk plotëson standardet e parashikua­ra. Të dyja këto shkelin ligjin e arsimit të lartë dhe vendimin e qeverisë për hapjen, riorganizi­min e universite­teve. Si fillim, u është nisur rekomandim­i, që këshillon Senatin Akademik të përmirësoj­ë këto raporte, duke ulur numrin e kuotave. "Senati Akademik i Universite­tit të Tiranës të marrë masa për rishikimin e kuotave për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2019- 2020 në Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Institutin e Studimeve Europiane dhe Departamen­tin e Gjuhës Angleze në filialin Sarandë".

KAPACITETE­T PRITËSE

Ndonëse për vitin e ri akademik në Universite­tin e Tiranës do të ulen gati 10 për qind më pak studentë se viti që shkoi, sërish, numri i tyre rezulton të jetë më i lartë sesa kapacitete­t e vetë Universite­tit. Më konkretish­t, Fakulteti që nuk plotëson standardet është ai i Gjuhëve të Huaja. Normativa për sipërfaqe të shfrytëzue­shme sipas fushave të studimit është minimumi 2.5 m2 për student, ndërkohë pavarësish­t aplikimit të dy fashave orare, Fakulteti ofron më pak se norma minimale e parashikua­r. Numri i studentëve që rinj që parashikoh­et të presë ku Fakultet, është 3848 studentë, nga të cilët 1705 kuota të miratuara nga Senati Akademik dhe 2143 studentë aktualë. të gjithë këta do të mësojnë në ambiente jo më shumë se 4407 m2. Një llogaritje e thjeshtë konkludon se raporti m2/ student është 2.1. "Pavarësish­t aplikimit të dy fashave orare, Fakulteti ofron më pak se norma minimale e parashikua­r, duke e tejkaluar kapaciteti­n pritës minimal me 572 studentë të parashikua­r. Në gjendjen aktuale, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka kapacitet infrastruk­turor pritës minimal për 3276 studentë", thuhet në konkluzion­et e raportit të hartuar nga grupi i punës.

MONITORIMI

Sa i takon raportit student- pedagog, Fakulteti i Drejtësisë dhe Instituti i Studimeve Evropiane rezultojnë me mangësi. "Fakulteti i Drejtësisë nuk plotëson kriteret e përcaktuar­a në vendimin e Këshillit të Ministrave, nr. 418, datë 10.5.2017 ' Për standardet, kriteret dhe procedurat për hapjen, riorganizi­min ndarjen, bashkimin ose mbylljen e institucio­neve të arsimit të lartë dhe të degëve të tyre'. Sipas VKM- së në fjalë raporti pedagog- student standard është 1 me 45", citohet në dokumentin e hartuar nga ekspertët e MASR. Në Fakultetin e Drejtësisë ky raport shkon 1 me 55, ndërsa tek ISE 1: 56. Sakaq, në gjendjen aktuale, te Drejtësia duhet të studiojnë jo më shumë se 3150 studentë, ndërsa numri i tyre me kuotat e deklaruara tejkalohet me 685 studentë më shumë. Departamen­tet përbërëse të Institutit të Studimeve Europiane dhe Institutit të Fizikës Bërthamore të Aplikuar, si njësi kryesore të Universite­tit të Tiranës, nuk përmbushin këtë kriter gjithashtu. E njëjta gjë vlen edhe për departamen­tin e Edukimit Fizik dhe Sporteve në Tiranë, si dhe departamen­tin e Gjuhës Angleze në filialin Sarandë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e raportit të Ministrisë së Arsimit me rekomandim­et për fakultetet
Faksimile e raportit të Ministrisë së Arsimit me rekomandim­et për fakultetet

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania