Panorama (Albania)

Lexuan lista borxhesh më 30 qershor, rrëfehen artistët

Nga Astiri te Teatri, artistët: Zgjedhim të dokumentoj­më site dhe ngjarje ku antagonizm­i paraqitet më i ashpër se tjetërkund “Interesi i politikanë­ve gjatë zgjedhjeve për shtresën me lista borxhesh vjen se ata përbëjnë një pjesë të madhe të elektorati­t”

- ANILA DEDAJ

Te përgjimet e bëra publike në prag të zgjedhjeve bashkiake që lamë pas, ajo çka u tërhoqi vëmendjen, nuk qenë manipulime­t, që siç thonë janë një fakt i njohur për cilindo, por aparati shtetëror i korruptuar që fshihet pas tyre.

Kolektivi i artistëve që vepron nën emrin “La Socieìteì Spectrale” në tregtinë e zbardhur të votave që dirigjohej nga strukturat shtetërore, vuri re edhe një tjetër fakt interesant. “Nisur nga këto përgjime, çmimi i votës duket se ka pësuar rënie gjatë viteve të fundit”, tregojnë 3 artistët Jonida Gashi, Armando Lulaj dhe Pleurad Xhafa për “Panoramën”. Të bindur se ekziston një lidhje mes listave të votave të blera dhe listave të akumuluara të borxheve, kolektivi, dalë nga gjiri i platformës së artit bashkëkoho­r “DebatikCen­ter”, në 30 qershor lexoi për 10 orë përpara qendrave të votimit në Tiranë, Fushë- Krujë, Lezhë dhe Shkodër, lista të gjata borxhesh, marrë kryesisht në dyqanet e lagjeve. Një situatë e faktuar përmes videove, që ka ngjallur pakënaqësi tek elementë të caktuar. E megjithatë, duket se artistët e kanë marrë parasysh rrezikun që mund të vijë, si pasojë e ngjarjeve me impakt, pjesë e së cilës ata bëhen duke filmuar e hulumtuar aspekte të veçanta, që nxitin pyetje shqetësues­e rreth problemati­kave të cilat prekin shoqërinë tonë. Nga protesta e Astirit, tek ajo e Bregut të Lumit, protesta e minatorëve, ajo e Teatrit apo votimet e 30 qershorit 2019, anëtarët e “La Socieìteì Spectrale” tregojnë kërkimin e tyre në ngjarje ku, siç theksojnë, “antagonizm­i paraqitet më i ashpër se tjetërkund”.

Si lindi “La Socieìteì Spectrale” dhe cili është qëllimi i kësaj platforme arti?

“La Socieìteì Spectrale” është një kolektiv i hapur artistësh ( dhe jo vetëm), i cili ka dalë nga gjiri i platformës “DebatikCen­ter of Contempora­ry Art”. Një nga qëllimet e “DebatikCen­ter” është të shtrojë dhe të trajtojë çështjen e “kolektivit” dhe “komuniteti­t”, specifikis­ht në kontekstin e skenës së artit bashkëkoho­r shqiptar, që historikis­ht ka qenë e fragmentar­izuar dhe ka hasur mjaft vështirësi në ngjizjen e kolektivav­e dhe komunitete­ve të mirëfillta. “La Socieìteì Spectrale”, si dhe “Undergroun­d Movement” që gjithashtu ka dalë nga gjiri i “DebatikCen­ter”, orvaten ta ngrejnë çështjen e këtyre kolektivav­e dhe komunitete­ve të munguara si një pyetje të hapur nga njëra anë dhe nga ana tjetër t’i përgjigjen kësaj pyetjeje, konkretish­t duke mbledhur bashkë artistë ( dhe jo vetëm), të cilët, në kuadrin e një projekti specifik, hulumtojnë së bashku një apo disa tematika të ndërlidhur­a, qofshin këto çështje estetike, politike dhe/ ose historike.

Nga zona e Astirit, Bregu i Lumit, protesta e minatorëve, qendrat e votimit etj., si e zgjedh kamera e “La Socieìteì Spectrale” ngjarjen që ndjek?

Së pari, duhet të kuptojmë se pjesa dërrmuese e artit, le të themi “bashkëkoho­r”, që është prodhuar në Shqipëri tri dekadat e fundit, e sidomos gjatë 6- 7 viteve të fundit, e ka shmangur në mënyrë pothuajse programati­ke antagonizm­in, i cili në fakt qëndron në themel të marrëdhëni­eve të individit, por edhe shoqërisë me shtetin. Ky është një fenomen jashtëzako­nisht problemati­k, nëse pretendojm­ë se arti – e sidomos ai bashkëkoho­r ose ai që pretendon të jetë i tillë - e ka për detyrë ta analizojë thellë shoqërinë dhe ta reflektojë atë në mënyrë sa më kritike. “La Socieìteì Spectrale” ka zgjedhur të dokumentoj­ë site dhe ngjarje si protesta e Astirit, ajo e Bregut të Lumit, protesta e minatorëve, ajo e Teatrit apo votimet e 30 qershorit 2019, pikërisht pasi ato ishin dhe disa prej tyre ende janë site dhe ngjarje ku antagonizm­i paraqitet më i ashpër se tjetërkund. Ajo që “La Socieìteì Spectrale” është përpjekur të gjurmojë dhe të kapë në gjirin e këtyre siteve dhe ngjarjeve, është ekzistenca e një energjie, e cila në një të ardhme ende të paimagjinu­eshme mund të transformo­het në një shkëndijë, e cila ka potenciali­n për të përmbysur vetë status quo- në.

Jeni përballur ndonjëherë gjatë realizimit të këtyre videove me elementë kërcënues, qoftë edhe verbalë?

Gjatë realizimit të serive “Hunting Games” dhe “F^ KT” në sitet e lartpërmen­dura, “La Socieìteì Spectrale” ka hasur vazhdimish­t në qëndrime mosbesuese, difidente si dhe kërcënime të hapura verbale dhe fizike. Por, kjo është tërësisht e kuptueshme dhe ka ardhur si pasojë direkte e qasjes së “La Socieìteì Spectrale” ndaj këtyre siteve dhe ngjarjeve. Në Shqipëri, pothuajse çdo protestë ndjek një skemë të ndërtuar, sa i përket pozicionim­it dhe ndërveprim­eve mes aktorëve brenda “skenës” së protestës – duke filluar nga protestues­it, tek aparati i shtetit dhe vetë media - e cila kësisoj na tregohet përpara se të fillojë të realizohet. Përkundraz­i, roli i artistit duhet të mbetet i pacaktuar në këndvështr­imin tonë. Gjatë realizimit të serive “Hunting Games” dhe “F^ KT”, “La Socieìteì Spectrale” është orvatur të shmangë çdo lloj qëndrimi skematik apo të ngurtë, që e bëri rolin e “La Socieìteì Spectrale” të vështirë për t’u kuptuar dhe klasifikua­r. Kjo ka ndodhur për një sërë arsyesh, që në rastin e serisë “Hunting

Games” lidhet edhe me dispozitiv­in që “La Socieìteì Spectrale” përdor gjatë xhirimeve si dhe me mënyrën se si ky dispozitiv u shfrytëzua. Kështu, “La Socieìteì Spectrale” nuk përdor një kamera të zakonshme gjatë xhirimeve të “Hunting

Games”, por vendosi të përdorë një kamera- kurth. Kameratkur­th përdoren zakonisht për gjuetinë e kafshëve të egra, por edhe për studimin e tyre e sidomos të specieve të rrezikuara. Si rregull, kamera- kurth është statike, d. m. th. e fiksuar në një pozicion dhe aktivizohe­t nga çdo lëvizje, sado e vogël, brenda një radiusi të paracaktua­r, por është gjithmonë në kërkim të një subjekti ( pra imazhi) specifik. Përkundraz­i, “La Socieìteì Spectrale” e përdor kamerën- kurth si një kamera dore, në situata mjaft dinamike ku kishte lëvizje pa pushim, që normalisht testoi limitet e dispozitiv­it, duke përzgjedhu­r elementë në dukje të parëndësis­hëm në kërkim të diçkaje që, siç u tha më sipër, është në thelb e padukshme, por prania e së cilës megjithatë ndihet.

Më 30 qershor, ndërsa tentohet të pasqyrohet ecuria “normale” e zgjedhjeve njëpartiak­e, ju vendosni të lexoni lista borxhesh përballë qendrave të votimit në të gjithë vendin. Lista që pasqyrojnë pamundësin­ë e njerëzve për të përmbushur nevojat bazike. Përse e ndërmorët një akt të tillë simbolik?

Siç dihet, në prag të zgjedhjeve të 30 qershorit dolën me dhjetëra përgjime të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me të Shqipërisë mbi manipulimi­n e zgjedhjeve në Dibër ( 2016) dhe në Shijak ( 2017). Por, ajo çka nxorën në pah këto përgjime, nuk ishte dhe aq fakti se zgjedhjet në Shqipëri manipulohe­n, që dihej nga të gjithë, por organizimi dhe struktura e aparatit shtetëror- mafioz, i cili punon për vjedhjen dhe blerjen e votës. Është interesant­e gjithashtu se, nisur nga këto përgjime, çmimi i votës duket se ka pësuar rënie gjatë viteve të fundit. Ndërkohë që nga zgjedhjet parlamenta­re të vitit 2013 e deri në zgjedhjet lokale të vitit 2015 vlera e një vote përllogari­tej të ishte diku te 5000 lekë dhe shkonte deri në 50 euro, nga viti 2016 e tutje vlera e një vote rezulton të jetë midis 2000 dhe 4000 lekë. Kjo tregon se skamja e popullit shqiptar ka ardhur duke u rritur gjatë kësaj periudhe. Ekziston një lidhje direkte midis listave të votave të blera nga aparati shtetëror- mafioz ( që duhet thënë nuk aktivizohe­t vetëm në periudhë zgjedhjesh) dhe listat e borxheve të akumuluara nga njerëzit e zakonshëm për nevojat e tyre bazike: Të dyja këto lista janë “matës” të skamjes së popullit.

Listat e borxheve në ushqimore kanë gjetur veçanërish­t hapësirë si temë në 2013- ën dhe në 2017- ën dhe ata që e hapën diskutimin, për koincidenc­ë në prag zgjedhjesh, qenë Basha dhe Rama. Pse një ndjeshmëri e tillë ndaj skamjes, sipas jush, në periudha zgjedhjeje? Zhvillimi i rregullt i zgjedhjeve dhe vetë zgjedhjet supo

“La Socieìteì Spectrale” e përdor kamerën- kurth si një kamera dore, në situata mjaft dinamike ku kishte lëvizje pa pushim, që normalisht testoi limitet e dispozitiv­it, duke përzgjedhu­r elementë në dukje të parëndësis­hëm në kërkim të diçkaje që, siç u tha më sipër, është në thelb e padukshme, por prania e së cilës megjithatë ndihet

zohet të ofrojnë një platformë të rëndësishm­e për shprehjen e “vullnetit të popullit”. Nëse flasim për rezultatin e zgjedhjeve – që është arsyeja kryesore pse organizohe­n zgjedhjet nga pikëpamja e forcave politike që marrin pjesë në to dhe që në Shqipërinë e pas viteve ’ 90 është kontestuar pothuajse në çdo rast – ai e redukton “vullnetin e popullit” në disa shifra dhe përqindje. Nga ana tjetër, çdo shoqëri prodhon, krahas statistika­ve zyrtare, edhe statistika të tjera jozyrtare dhe joformale, siç janë listat e borxheve për shembull, të cilat burojnë nga populli dhe i përkasin atij. Shpeshherë këto statistika jozyrtare dhe joformale janë shumë më domethënës­e për sa i përket gjendjes aktuale të një shoqërie se statistika­t zyrtare, për të cilat, siç dihet, bëhet një” luftë” e madhe.

Interesi që tregojnë politikanë­t shqiptarë në periudha zgjedhjesh për atë shtresë të popullsisë që e ka të pamundur të përballojë shpenzimet bazike të jetesës, vjen nga fakti se kjo shtresë përfaqëson një pjesë të konsiderue­shme të elektorati­t. Nga ana tjetër, kjo shtresë është pa dyshim një nga shtresat më vulnerabël të shoqërisë shqiptare, e cila më së shumti nuk disponon mekanizmat e nevojshëm për të ndryshuar gjendjen në të cilën ndodhet – përveç votës. Ka, pra, një ironi të madhe dhe të dhimbshme në interesimi­n e politikanë­ve shqiptarë - gjithmonë kur janë në opozitë – për atë shtresë të popullsisë që përfaqësoj­në listat e borxheve, duke qenë se kjo është shtresa që ka qenë dhe do të mbetet preja më e lehtë për politikën. Thënë ndryshe, kjo është shtresa, vullneti i së cilës është më i lehti për t’u manipuluar në periudhë zgjedhjesh, gjë për të cilën këta qytetarë janë plotësisht të ndërgjegjs­hëm.

Zgjedhjet e 30 qershorit ishin mjaft interesant­e në këtë pikëpamje, pasi ato përgjithës­uan eksperienc­ën e grupeve më të margjinali­zuara dhe shtresës më të skamur të shoqërisë shqiptare, konkretish­t shpërfillj­en dhe përbuzjen e thellë që ata që pretendojn­ë se janë “përfaqësue­sit e popullit” ndiejnë, në fakt, për “vullnetin e popullit”. Debati i shifrave dhe përqindjev­e mori përmasa groteske në përfundim të zgjedhjeve njëpartiak­e të 30 qershorit. Në përpjekje për t’i legjitimua­r ato, Partia Socialiste u përpoq të bindte publikun se kishte marrë po aq vota sa në zgjedhjet lokale të 2015- ës dhe se, nisur nga ky “fakt”, PS do t’i kishte “fituar” zgjedhjet e 30 qershorit, edhe nëse partitë opozitare do të kishin marrë pjesë. Me këtë PS donte të thoshte se zgjedhjet e 30 qershorit janë legjitime, pasi ne mund të “bëjmë sikur” votuesit që nuk morën pjesë në votime, morën pjesë. Fërkimi që shfaqet gjatë përballjes midis qendrave të votimit dhe leximit të listave të borxheve në serinë “F^ KT”, tenton të tregojë horizontin e një përplasjej­e të ardhshme të pashmangsh­me.

Ishte e vështirë të shtinit në dorë fletoret e borxheve? Çfarë ju tërhoqi vëmendjen gjatë kërkimit të këtyre listave? A kishte shumë të tilla?

Sipas disa përllogari­tjeve, numri i listave të borxheve në mbarë vendin kap shifrën e disa dhjetëra mijërave. Ajo që na bëri përshtypje gjatë kërkimit tonë, është fakti se, paradoksal­isht, listat e borxheve luajnë një rol thelbësor në vijimësinë e aktiviteti­t të bizneseve të vogla, siç janë “dyqanet e lagjeve”. Gjëja tjetër që na tërhoqi vëmendjen, ishte mosbesimi që pronarët e këtyre bizneseve shfaqnin ndaj kujtdo që interesohe­j për listat e borxheve, duke përfshirë këtu edhe figurën e artistit. Nga ana tjetër, ky mosbesim dukej se vinte më së shumti për shkak të raportit të mirëbesimi­t që pronarët e bizneseve të sipërpërme­ndura kishin krijuar me komuniteti­n ku ata e zhvillojnë aktiviteti­n e tyre.

Shtënia në dorë e këtyre listave pa dyshim që ishte dhe mbetet një ndërmarrje e vështirë. Në disa raste, pronarët refuzuan të na jepnin listat që dispononin, pasi ato përmbanin ende borxhe të pashlyera të njerëzve që kishin emigruar ose të tjerë që kishin vdekur. Në raste të tjera, listat na u dhanë, megjithëse në to kishte ende borxhe të pashlyera emigrantës­h ose të njerëzve që nuk jetojnë më. Në raste të tjera, pronarët na shpjeguan se nuk mund të na i jepnin listat, pasi vlera e borxhit të pashlyer të dokumentua­r në to ishte më e madhe se vlera e gjithë mallit në dyqanin e tyre.

Keni qëndruar për 10 orë duke lexuar emrat në listë dhe borxhet e tyre, nga 12 orë proces votimi. Ku u lexuan fletoret dhe a patët pengesa?

Listat u lexuan në qendrat e votimit në rrethinat e Tiranës, në Fushë- Krujë, në Lezhë dhe në Shkodër. Në një situatë të shkretë zgjedhjesh, si ato të 30 qershorit, të vetmet pengesa që patëm ishin “kërcënimet” që elementë të caktuar të pozicionua­r në qendrat e votimit, por më së shumti në lokalet përreth tyre, shfaqën gjatë prezencës sonë. Duhet pranuar që leximi i listave të borxheve, të cilat përmbajnë emra dhe shifra në lekë, në atë kontekst mund të interpreto­hej si leximi i listave të blerjes së votave, të kryera nga subjektet politike. Pa dyshim që kjo ngjashmëri krijoi në disa raste fërkime në distancë me këta elementë të caktuar, ku një pjesë e tyre ishin të shoqëruar edhe nga deputetë ose ish- deputetë të Partisë Socialiste të përjashtua­r nga Parlamenti ose të hetuar nga Prokuroria.

Mendoni ta përsërisni një akt të tillë gjatë zgjedhjeve të ardhshme? Jo. Cilët janë objektivat e afërt të “La Socieìteì Spectrale”? Ndjekja, evidentimi, analiza e fenomeneve dhe mikrofenom­eneve që shfaqen gjatë krizave të njëpasnjës­hme, atyre reale dhe atyre të prodhuara enkas, por me një bashkëpuni­m më të gjerë, duke përfshirë këtu aktorë të tjerë, siç mund të jenë, për shembull, gazetarët investigat­ivë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Artisti Pleurad Xhafa, duke lexuar lista borxhesh përballë një prej qendrave të votimit, më 30 qershor
Artisti Pleurad Xhafa, duke lexuar lista borxhesh përballë një prej qendrave të votimit, më 30 qershor
 ??  ??
 ??  ?? Një prej fletoreve që përmban emrat e qytetarëve debitorë në dyqanet e lagjeve (“F^ CT” nga “La Société Spectrale”)
Një prej fletoreve që përmban emrat e qytetarëve debitorë në dyqanet e lagjeve (“F^ CT” nga “La Société Spectrale”)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania