Panorama (Albania)

Valdrin Pjetri: Zhurmë ndaj abuzimeve në bashki. PD: Sot publikojmë letrat

-

Aktivistë të djathtë kanë shpërndarë dje disa trakte nëpër qytet, ku shkruhet ' Narko Valdrini Jashtë Bashkisë'. Lidhur me këtë ka reaguar edhe vetë Valdrin Pjetri. Ai shkruan se këto trakte që janë shpërndarë nga katër- pesë persona nuk përfaqësoj­në interesat e qytetarëve shkodranë dhe as interesat e demokratëv­e të ndershëm. "Traktet e shpërndara natën nëpër Shkodër, organizuar nga 4- 5 persona, nuk përfaqësoj­në interesat e qytetarëve shkodranë dhe as interesat e demokratëv­e të ndershëm shkodranë. Thjesht duan të largojnë vëmendjen nga abuzimet shumëvjeça­re të bëra në Bashkinë Shkodër dhe nuk e ndryshojnë dot faktin se pas një jave ky abuzim do përfundojë njëherë e mirë", shkruan Pjetri në reagimin e tij në "Facebook". Ai shprehet se nuk është ai e keqja e këtij qyteti dhe se nuk ka shpërdorua­r asnjë fond publik. "Valdrin Pjetri nuk është e keqja e Shkodrës. Nuk është ai që ka abuzuar dhe ka shpërdorua­r pafund fonde publike. Valdrin Pjetri nuk është shkaktar i gjendjes së mjerueshme, ku gjendet qyteti i Shkodrës sot. Në pak muaj, të gjithë banorët e Shkodrës do shikojnë realitetin ndryshe, të një qyteti që do administro­het dhe menaxhohet me përkushtim dhe devotshmër­i. Qentë le të lehin, karvani ecën përpara. Ditë më të mira do vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj", përfundon reagimin e tij Pjetri. PD- ja ka ngritur pretendime ndaj Pjetrit, se ai ka probleme me shtetin italian, madje ka bërë edhe një kërkesë në Prokurori për të verifikuar nëse ai ka fshehur te kaluarën në formularin e dekriminal­izimit. Edhe pse Pjetri i ka mohuar akuzat edhe më parë, duke thënë se është i hapur për çdo lloj verifikimi, PD- ja nuk është ndalur me akuzat ndaj tij. I gjendur në këtë situatë, Pjetri ka publikuar dy certifikat­a, ku në to deklarohet nga organet në Itali se ai nuk ka probleme dhe se nuk është marrë kurrë si i pandehur. Por selia blu lajmëroi dje se do të publikojë sot dokumentet që tregojnë të kaluarën e kryebashki­akut të ri Valdrin Pjetri në Itali. "Nesër shqiptarët do kenë mundësi të shikojnë me letra ( dhe jo trakte) se çfarë është për përfaqësue­sin politik të Edi Ramës në Qarkun Shkodër data 27 janar 2003. Deri nesër ke kohë për të ëndërruar përralla me qentë e karvanët, që po të çojnë përpara drejt greminës", shkruan dega e PD- së Shkodër. Sipas saj, dokumentet vijnë nga autoritete­t ligjzbatue­se italiane. "Mos u shqetëso nga letrat e reagimit qytetar, që me urdhër të Edi Ramës i quan trakte. Ato nuk të çojnë në burg! Shqetësohu nga letrat e autoritete­ve ligjzbatue­se italiane, QË NUK JANË TRAKTE dhe që provojnë se je një person i dënuar për trafik droge. Këto letra të ndalojnë të uzurposh zyrën e kryetarit të Bashkisë Shkodër, të çojnë në burg për falsifikim­in e formularit të dekriminal­izimit dhe të bëjnë subjekt të menjëhersh­ëm të ligjit antimafia. Në këtë të fundit nuk të ndihmon dot as Edi Rama, as Tom Doshi, as babai dhe as vëllai. Deri nesër ke kohë për të ëndërruar përralla me qentë e karvanët, që po të çojnë përpara drejt greminës", thuhet në deklaratën e PD- së Shkodër.

 ??  ?? Valdrin Pjetri
Valdrin Pjetri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania