Panorama (Albania)

"13 tetori", nesër skadon afati për koalicione­t

-

Presidenti Meta ka caktuar me dekret zhvillimin e zgjedhjeve vendore në datën 13 tetor. Këtë vendim, ai e mori pasi vendosi me dekret anulimin e datës 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e vetëqeveri­sjes vendore. Ky vendim i marrë nga kreu i shtetit u hodh poshtë nga KQZ- ja dhe nga maxhoranca, të cilat vijuan në organizimi­n e zgjedhjeve më 30 qershor. Por, për kreun e shtetit, data e ligjshme për organizimi­n e zgjedhjeve vendore është 13 tetori. Deri më tani në KQZ janë paraqitur vetëm tri subjekte zgjedhore, të cilat kanë respektuar këtë vendim të Presidenti­t Meta. Konkretish­t Partia Republikan­e, Partia Agrare Ambientali­ste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Këto parti u regjistrua­n në afatin ligjor të parashikua­r. Por Partia Demokratik­e nuk ka paraqitur ende asnjë shkresë për t'u bërë pjesë e procesit zgjedhor të caktuar nga Presidenti. Gjithsesi, afati i fundit për regjistrim­in është data 14 gusht. Sipas Kodit Zgjedhor, parashikoh­et se koalicione­t regjistroh­en 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve. "Dy ose më shumë parti politike të regjistrua­ra si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64 të këtij Kodi, mund të regjistroh­en në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve", theksohet në Kodin Zgjedhor. Rrjedhimis­ht, nëse opozita e bashkuar do të bëhet pjesë e procesi zgjedhor, do të duhet që të regjistroh­et brenda datës 14 tetor pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ky institucio­n nga ana e tij ka marrë zyrtarisht pushimet vjetore, por zyra e protokolli­t që merr në administri­m kërkesa, vijon të jetë e hapur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania