Panorama (Albania)

Dosja “Doshi”, pa rol në shkarkimin e Eugen Beçit

KPK nuk e konsideroi rrethanë lehtësuese deklarimin e kontaktit

- Eugen Beçi

Në vitin 2015, Eugen Beçi, drejtues në atë kohë i Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, u vendos në qendër të debatit publik pas publikimit të një videoje ku ai shfaqej përkrah Fation Skënderit, i dënuar për trafik narkotikës­h dhe protagonis­t i të ashtuquajt­urit "komplot për vrasjen e deputetit Tom Doshi", i cili rezultoi i trilluar. Katër vjet më vonë, takimi i mësipërm u rikthye për shqyrtim në Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it si pjesë e procesit të vetingut për prokurorin Eugen Beçi. Karriera 17- vjeçare e Beçit në Prokurori u ndërpre më 26 qershor 2019, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it vendosi shkarkimin e tij për problemet me figurën dhe pasurinë. Megjithatë, vendimi i arsyetuar i trupës së përbërë nga Valbona Sanxhaktar­i, Xhensila Pine dhe Roland Ilia tregon se "kontakti i papërshtat­shëm" i Beçit me Skënderin nuk luajti rol në vendimin për shkarkimin e tij. Nga hetimi administra­tiv rezultoi se prokurori Beçi e kishte deklaruar kontaktin e papërshtat­shëm me një person të përfshirë në krimin e organizuar; fakt ky që nuk u konsiderua fillimisht si rrethanë lehtësuese nga KPK, që gjykoi se ai "nuk mund të fshihte një fakt të njohur publikisht". Në korrespond­encën me KPK- në, Beçi e ka shpjeguar kontaktin me Skënderin në kohën kur ai ishte drejtues i Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda të lidhur me çështjen "Doshi" dhe e konsideroi publikimin e lajmit si të qëllimshëm. Në vendimin e KPK- së parashtroh­et gjithashtu pretendimi i Beçit se ai ishte njohur më vonë me dënimin e vitit 2008 të Skënderit nga Gjykata e Lartë dhe se ai vetë nuk kishte pasur asnjë lidhje me çështjen penale të tij. Në lidhje me kontaktin e papërshtat­shëm të deklaruar nga subjekti i rivlerësim­it, trupi gjykues arsyetoi se "gjatë hetimit administra­tiv nuk konstatoi të dhëna për kontakte të tjera të subjektit të rivlerësim­it me këtë shtetas". "Subjekti i rivlerësim­it nuk ka hetuar apo gjykuar gjatë veprimtari­së të tij shtetasin F. S. apo ndonjë të afërm të tij", thuhet në vendim, ndërkohë që KPK argumentoi se Beçi plotësonte kushtet e rrethanave lehtësuese dhe nuk e konsideroi episodin si "shkarkues". Por, ndryshe nga kontakti me Skënderin, KPK e penalizoi me shkarkim Beçin për mosdeklari­min prej tij të revokimit të vizës amerikane në deklaratën e pastërtisë së figurës. Sipas vendimit të zbardhur, Ambasada Amerikane i ka revokuar një vizë 3- vjeçare Beçit më 26 janar 2017; një ditë përpara se ai të dorëzonte formularin e kontrollit të figurës.

Marrë nga BIRN

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania