Panorama (Albania)

Koordinato­ri i OKB: Reforma në Drejtësi, më e thella e llojit

"Funksionim­i i institucio­neve do të tregojë nëse është bërë mirë"

-

Koordinato­ri i përhershëm i agjencive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Brian Williams, e cilësoi Reformën në Drejtësi në Shqipëri si më të thellën e llojit që ka parë.

Ai ka apeluar për vazhdimin e Reformës në Drejtësi, si më kompleksja dhe më e rëndësishm­ja që po bën vendi, duke ngritur sa më shpejt institucio­net e reja. "Mendoj se Reforma në Drejtësi është reforma më e suksesshme që po bëhet në Shqipëri, ajo është tërësore dhe bazuar në përvojën time, është ndoshta reforma më e thellë e llojit që kam parë ndonjëherë dhe tani është e rëndësishm­e të kujtojmë hapat e tjerë që ka përpara, Gjykata Kushtetues­e dhe strukturat e tjera duhet të ngrihen sa më shpejt të jetë e mundur dhe sigurisht që rezultatet do të duken kur të gjitha institucio­net të performojn­ë funksional­itetin e vet, hetimet, gjykatat etj., dhe kjo do të lejojë të kuptohet nëse reforma është bërë mirë. Një sistem gjyqësor i pavarur është baza për një qeverisje të mirë dhe të ribësh nga e para një sistem drejtësie në mënyrë kaq tërësore, është një sipërmarrj­e e madhe për çdo vend dhe mund të marrë dekada për të ndërtuar një gjë të tillë në shumë vende", tha Williams në një intervistë për "RTSH"- në. Ai u shpreh se, "Kjo përpjekje është shumë e thellë. Prokurorët dhe gjyqtarët janë hetuar dhe sigurisht që kjo ka kostot e veta, por ndërtimi i një sistemi të vlefshëm, të pavarur e të paanshëm drejtësie do të vlejë për dekadat që vijnë". Ndërtimi i institucio­neve të vlefshme në vend shihet nga koordinato­ri i përhershëm i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri edhe si baza e një qeverisjej­e me demokraci të garantuar. "Ndërtimi i institucio­neve funksional­e për qeverisje përkundrej­t arritjeve të objektivav­e të zhvillimit të qëndrueshë­m në vend është angazhim i agjencive të Kombeve të Bashkuara. Në vështrimin tim, institucio­net këtu janë duke shkuar më mirë. Pyetësorët tanë tregojnë se besueshmër­ia ndaj institucio­neve që ofrojnë administri­m e shërbime në Shqipëri rritet nga viti në vit, si ato për shërbimet shëndetëso­re, policia, shërbimet nga agjencitë e tjera etj.", tha ai.

PALMER

Zv. ndihmëssek­retari në Departamen­tin e Shtetit, Matthew Palmer, e ka cilësuar Reformën në Drejtësi si zemrën dhe shpirtin e reformave në Shqipëri. "Reforma në Drejtësi për Shtetet e Bashkuara përfaqëson një rrugë përpara për popullin shqiptar drejt një të ardhmeje më të mirë, një të ardhmeje europiane, një të ardhmeje të paqes dhe begatisë, e një marrëdhëni­e llogaridhë­nieje midis popullit dhe qeverisë së tyre. Është zemra dhe shpirti i të gjitha përpjekjev­e për reforma këtu. Është diçka, në të cilën Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë përpjekje dhe energji, diçka që e shohim si qendrore për aspiratat e Shqipërisë dhe të ardhmen e Shqipërisë", është shprehur Palmer pak kohë më parë. Duke iu përgjigjur skeptikëve për këtë reformë, Palmer tha se koha do tregojë të vërtetën. "Mendoj se me kalimin e kohës, ajo që do të shihni është përparimi në frontin e reformave, përparim në ndjekjen e vetingut në gjyqësor, përparim në Reformën Zgjedhore, përparim në luftën kundër korrupsion­it publik dhe krimit të organizuar. E ndërsa njerëzit shohin përparim, do të investojnë gjithnjë e më shumë në atë proces drejt synimeve të qeverisë së pastër, transparen­te dhe llogaridhë­nëse, e do t'u kërkojnë llogari udhëheqësv­e të tyre të zgjedhur", është shprehur Matthew Palmer.

 ??  ?? GJATE NJE SEANCE TE KPK
GJATE NJE SEANCE TE KPK
 ??  ?? Koordinato­ri i përhershëm i agjencive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Brian Williams
Koordinato­ri i përhershëm i agjencive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Brian Williams

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania