Panorama (Albania)

‘ Blindohet’ sekreti hetimor, zbardhet udhëzimi i Prokuroris­ë së Përgjithsh­me

Udhëzimi, nga sekreti hetimor te ndalimi me vendim të prokurorit për shpërndarj­en e aktit edhe kur nuk mbrohet nga sekreti

- BLEONA METUSHI Arta Marku

Publikimet e përgjimeve për dy dosje që janë nën hetim nga Krimet e Rënda, kanë detyruar Prokurorin­ë e Përgjithsh­me të dalë me një udhëzim, ku përcakton disa rregulla të reja për marrëdhëni­en me publikun.

Duke iu referuar këtij udhëzimi, që sipas organit qendror të akuzës ka si qëllim "të unifikojë veprimtari­në e prokuroriv­e në marrëdhëni­et me publikun dhe median për dhënien e informacio­nit në lidhje me hetimin e ndjekjen penale", të vetmit persona që janë të autorizuar për dhënien e informacio­nit për median janë koordinato­rët. Duke përcaktuar mënyrën se si do të bëhet shpërndarj­a e informacio­nit, rolin e koordinato­rit dhe prokurorit të dosjes, në udhëzim janë përcaktuar edhe trajtimi i sekretit dhe aktet që ndalohen të publikohen. SEKRETI HETIMOR Në udhëzim bëhet një përcaktim për ato çfarë do të konsideroh­en sekret hetimor, ndërsa më tej, shtohet se edhe kur këto akte nuk mbrohen më nga sekreti, nëse prokurori i dosjes e konsideron të rëndësishë­m mospubliki­min e tyre, mund të marrë një vendim dhe kjo gjë i komunikohe­t medias. Në udhëzim parashikoh­en edhe raste kur ka informacio­ne se një media e caktuar posedon një material që është sekret ose i ndaluar me vendim të publikohet, ky vendim i komunikohe­t medias përkatëse. "Aktet hetimore janë sekrete derisa i pandehuri të mos ketë marrë dijeni për to. Në rast nevoje për vazhdimin e hetimeve, prokurori mund të urdhërojë ruajtjen e sekretit dhe ndalimin e publikimit të tyre. Prokurori mund të lejojë, me vendim të arsyetuar, publikimin e akteve të veçanta ose të pjesëve të tyre. Aktet e publikuara depozitohe­n në sekretarin­ë e Prokuroris­ë. Edhe kur aktet nuk mbrohen më nga sekreti, në rastet kur është e nevojshme për vazhdimësi­në e hetimeve, prokurori mund të disponojë me vendim të arsyetuar: detyrimin e ruajtjes së sekretit për akte të veçanta, kur i pandehuri jep pëlqimin ose kur njohja e përmbajtje­s së aktit mund të pengojë hetimet ndaj personave të tjerë; ndalimin e publikimit të përmbajtje­s së akteve të veçanta apo të dhënave të posaçme që lidhen me veprime hetimore të caktuara. Në rastet kur prokurori ka marrë njoftim se media disponon akte që përbëjnë sekret hetimor ose akte që ndalohet publikimi i tyre, për të cilat prokurori ka disponuar me vendim detyrimin e ruajtjes së sekretit dhe/ ose ndalimin e publikimit të përmbajtje­s së tyre, menjëherë një kopje të këtij vendimi ia dërgon medias përkatëse për zbatim, me qëllim për të ndaluar publikimin e akteve dhe të përmbajtje­s së tyre", shkruhet në udhëzim.

NDALIMET Sipas këtij udhëzimi, ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve sekrete që lidhen me çështjen ose dhe vetëm i përmbajtje­s së tyre nëpërmjet shtypit ose informacio­nit masiv. Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve josekrete deri në përfundimi­n e hetimeve paraprake. Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve të shqyrtimit gjyqësor kur gjykimi bëhet me dyer të mbyllura. Ndalohet publikimi i gjeneralit­eteve dhe i fotografiv­e të të pandehurve dhe të dëshmitarë­ve të mitur, të akuzuar ose të dëmtuar nga vepra penale. Ndalohet publikimi i regjistrim­eve të bëra në regjistrin e njoftimit të veprave penale deri në marrjen si të pandehur të personit që i atribuohet vepra penale.

 ??  ?? Faksimile e udhëzimit të Prokuroris­ë
Faksimile e udhëzimit të Prokuroris­ë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania