Panorama (Albania)

Dosja "339", si u urdhërua ndalimi i botimit të përgjimeve

-

Në qershor të këtij viti, media gjermane "Bild" në disa numra publikoi përgjime audio të dy dosjeve, "339" dhe "148", ndërsa Prokuroria e Përgjithsh­me dhe ajo e Krimeve të Rënda reaguan se është nisur një hetim për nxjerrje të sekretit hetimor. "E zënë ngushtë" nga impakti që këto përgjime patën në opinionin publik, për faktin se prej vitesh nuk ishte bërë asnjë veprim tjetër hetimor për të vënë para përgjegjës­isë personat që rezultonin në këto përgjime, Prokuroria pati edhe një komunikim publik ku shpjegonte historikun e hetimeve. Në të dyja dosjet, në përgjime dalin zyrtarë të lartë, të cilët duket se janë të përfshirë në krimin zgjedhor, në shitblerje­n e votës. Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga publikimi i tyre dhe Prokuroria njoftoi në atë kohë se është bërë një regjistrim i procedimit penal për krime zgjedhore, siç e pranoi edhe vetë drejtuesja e Prokuroris­ë për Krime të Rënda, Donika Prela, në daljen publike, hetimet po hasin vështirësi, për shkak të kohës që ka kaluar dhe numrit të lartë të CD- ve të pazbardhur­a. Në atë kohë, pas publikimit të përgjimeve nga media gjermane "Bild", dy prokurorët e dosjes "339", Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, dolën me një urdhër për ndalimin e publikimit të akteve të dosjes. "Nisur nga fakti se publikimi i akteve të dosjes cenojnë sekretin e hetimit paraprak lidhur me procedimin penal nr. 339 të vitit 2016, i cili nuk ka përfunduar akoma, çmojmë se duhet ndaluar publikimi i tyre nëpërmjet shtypit ose çdo lloj forme tjetër informacio­ni masiv. Në këto kushte urdhërojmë ndalimin e publikimit të akteve të procedimit penal nr. 339 të vitit 2016 nëpërmjet shtypit ose çdo lloj forme tjetër informacio­ni masiv", thuhej në deklaratë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania