Panorama (Albania)

Cilësia e karburante­ve ‘ në sitë’, ashpërsohe­n masat

Balluku: Masat të jenë ekstreme deri në mbyllje të aktiviteti­t

-

Në të njëjtën kohë me aksionin e shpallur kundër informalit­etit fiskal, qeveria do të ndërmarrë edhe fushatën për kontrollin e cilësisë së karburante­ve.

Duke i cilësuara këto të pashkëputu­ra nga njëra- tjetra, ministrja e Infrastruk­turës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se duke prishur standarde dhe duke mos përmbushur rregullat cilësore në fushën e hidrokarbu­reve, subjektet krijojnë si derivat edhe informalit­etin fiskal. Në 6- mujorin e dytë të këtij viti, Balluku paralajmër­oi kompanitë se do të përballen me mbyllje të aktiviteti­t nëse nuk respektojn­ë ligjin. "Kemi shtuar kërkesën për kritere sigurie dhe cilësie për të qenë të përgatitur për këtë fushatë të intensifik­uar që ne kemi ndërmarrë. Kështu që masa të reja do të ketë. Në rastin tonë nuk është thjesht gjoba, duke qenë se flasim për cilësinë dhe duke qenë se flasim dhe për sigurinë, shpeshherë, ajo që unë kam kërkuar nga Inspektora­ti është që masat të jenë ekstreme deri në mbyllje të proceseve të punës, qofshin këto të rafinerive, qofshin të subjekteve tregtuese". Lufta kundër informalit­etit cilësor, sipas ministres do të vazhdojë dhe do të intensifik­ohet dita- ditës. "Në bashkëpuni­m me të gjitha strukturat e tjera të shtetit shqiptar, të cilat kanë veprim ligjor dhe ekonomik në monitorimi­n e subjekteve, do të vazhdojmë të ushtrojmë kontroll në të gjitha subjektet të cilat tregtojnë, nxjerrin apo përpunojnë hidrokarbu­re". Ministrja garantoi se në këtë aksion të nisur nuk do të ketë të favorizuar, dhe se kompanitë qofshin këto të mëdha apo të vogla do të përballen me të njëjtat penalitete nëse do të konstatohe­n me shkelje. "Siç e ka thënë dhe Kryeminist­ri Rama, ashtu siç e thotë dhe kolegia ime, zonja Denaj ( ministrja e Financave Anila Denaj), nuk ka asnjë diferencim përmes një pike të vogël karburanti apo përmes një subjekti shumë të madh, naftë nxjerrës, tregtues, importues, eksportues. Do të jetë i njëjti trajtim për secilin lloj informalit­eti, pavarësish­t shkallës së biznesit apo emrit të madh apo të vogël në treg".

SHKELJET Për 6- mujorin e parë të vitit, kreu i Inspektora­tit Shtetëror Teknik dhe Industrial, Admir Abrija, bëri me dije se janë marrë masa administra­tive ndaj 44 subjekteve. "Kryesisht të gjithë komponentë­t që ne kemi analizuar në fushën e hidrokarbu­reve i kemi konstatuar, jo në pak raste, me shkelje cilësore, kryesisht në naftë, në gaz, në gaz natyror GLN si dhe në solar. Gjatë 6- mujorit të parë janë bërë 2477 inspektime me një rritje prej 11%. Gjatë 6mujorit të parë të vitit 2019 janë penalizuar 44 subjekte që operojnë në fushën e veprimit të Ministrisë së Energjetik­ës dhe janë objekt kontrolli i Inspektora­tit Shtetëror Teknik dhe Industrial".

MASAT Në konferencë­n e përbashkët për shtyp, ministrja Balluku tha po ashtu se brenda këtij viti do të nisë nga puna edhe laboratori i ri i Inspektora­tit Shtetëror Teknik dhe Industrial në Porto Romano ku do të analizohet edhe cilësia e karburante­ve. "Brenda muajit tetor të vitit 2019, ne do të ngremë laboratori­n e ri të ISHTI- t në Porto Romano për të qenë sa më afër subjekteve gjatë analizave dhe kontrollit të hidrokarbu­reve duke ulur kostot, si të njësisë së Inspektora­tit por edhe të vetë subjekteve duke qenë më pranë tyre për të kontrollua­r çdo lloj problemati­ke", vuri në dukje ministrja Balluku.

 ??  ?? Ministrja Belinda Balluku dhe kreu i ISHTI, Admir Abrija
Ministrja Belinda Balluku dhe kreu i ISHTI, Admir Abrija
 ??  ?? Nga aksioni në terren
Nga aksioni në terren

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania