EKSPLOZIVI

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Më 6 maj të këtij viti, eliminimi i Armando Gjinit u tentua me lëndë plasëse. Poshtë makinës së tij ishte vendosur një sasi eksplozivi, por që shpërtheu vetëm pas ndërhyrjes së forcave xheniere të Policisë së Shtetit. 48- vjeçari e kishte parkuar makinën poshtë pallatit ku banonte në Rrëshen, ndërsa të nesërmen pasi kishte dërguar dy fëmijët në shkollë vërejti një pako të dyshimtë poshtë sediljes. Pas njoftimit të Policisë, u desh ndërhyrja e forcave xheniere që të kryenin shpërthim të kontrollua­r për eksplozivi­n e vendosur brenda makinës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.