Panorama (Albania)

Droga, u hetua si pjesë e grupit të Met Kananit

Ishte në hetim në gjendje të lirë nga Prokuroria

- LEZHË

Në maj të vitit të kaluar, Armando Gjini u arrestua nga Policia e Shtetit, bashkë me 17 persona të tjerë.

48- vjeçari u paraqit me shumë bujë nga Policia dhe Prokuroria, si një nga pjesëtarët e grupit kriminal të baronit të drogës, i arrestuar në Turqi. Por, gjatë rivlerësim­it të masës së sigurisë, Gjini u la në hetim në gjendje të lirë nga Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë. Për këtë arsye, ai qëndroi në masën e sigurisë “Arrest me burg” vetëm për katër ditë, ndërsa pas kësaj u vendos hetim në gjendje të lirë. Arrestimi i 48- vjeçarit nga Rrësheni dhe i personave të tjerë u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në bazë të materialev­e të referuara nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë së Shtetit, në shkurt të vitit 2017, ka regjistrua­r procedimin penal lidhur me veprat penale të “Trafikimit të narkotikëv­e” kryer në bashkëpuni­m dhe “Grup i strukturua­r kriminal”. Grupi trafikonte heroinë që pasi e merrte nga Turqia për ta sjellë në Shqipëri, më pas e dërgonte në tregun e vendeve të Bashkimit Evropian. Dyshimet ishin se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës Turqi– Greqi– vendet e BE- së, si dhe Turqi– Maqedoni– Shqipëri– vendet e BE- së. Por, gjithashtu ky grup trafikonte edhe kokainë nga vendet e Amerikës Latine përmes vendeve të Ballkanit në Shqipëri dhe vendet e BE- së. Personat kryesorë të grupit të drejtuar nga Met Kananani u arrestuan në Turqi, por të ndaluar pati dhe në shumë vende të tjera, si në Greqi dhe Maqedoni. Pak ditë para operacioni­t në Shqipëri, Polica Turke arrestoi katër shqiptarë, mes të cilëve dhe Meta Kananin, si dhe sekuestroi 1.1 tonë kanabis sativa. Zbulimi i grupit erdhi pasi edhe në dy operacione të tjera, Policia Turke kishte sekuestrua­r mbi 2 tonë kanabis sativa. Lënda narkotike dërgohej në Turqi nga grupi i Kananit për t’u shkëmbyer me heroinë.

 ??  ?? Të arrestuari­t e grupit të Met Kananit, mes të cilëve dhe Gjini
Të arrestuari­t e grupit të Met Kananit, mes të cilëve dhe Gjini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania