Panorama (Albania)

Dom Gjergj Meta: Deri kur kështu? Bindjuni Zotit!

“Pyetja e parë që bëri turisti francez ishte vrasja para katedrales”

- Gjergj Meta

Pas ngjarjes së rëndë, ku mbeti i vrarë Armando Gjini, ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, ka paralajmër­uar mbajtjen e një meshe. Ai shprehet se në këtë meshë do t’i kërkohet mëshirë Zotit, që t’ua ndryshojë zemrat atyre që kanë marrë rrugën e keqe. Lidhur me ngjarjen, ai ka rrëfyer se pikërisht në çastet që ndodhën të shtënat, jo shumë larg katedrales, një grup turistësh nga Franca ndodhej në qendër të qytetit.

RRËSHENI ËSHTË QYTETI I NJERËZVE TË

MIRË Kur u vra Tonini para katedrales, pikërisht në atë çast, aty kaloi një grup me francez. Një burrë me djalin e tij dhe shokët e djalit të tij. Pasi kishin qenë në Krujë te muzeu i Heroit tonë, kishin ardhur të vizitonin Mirditën. U ndodhën pikërisht në momentin që kishte ndodhur vrasja. Pasi mbaruan vizitën e tyre te “Kantina e Arbrit” erdhën e më vizituan edhe mua, pasi donin të dëgjonin nga ipeshkvi për Mirditën. Pyetja e parë që më bënë ishte për vrasjen para katedrales. Atëherë jo pa pezëm e dhimbje u thashë: “Më vjen keq që qëlluat në këtë çast e patë me sytë tuaj një skenë kaq makabër. E megjithatë, Rrësheni është qyteti i njerëzve të mirë; i njerëzve të jetës së përditshme; i atyre burrave, grave, të rinjve e fëmijëve që çdo të diel bëjnë të gumëzhijë katedralja e m b u s h i n sheshin me cicërimat e tyre fëmijërore. Është qyteti i xhiros së darkës e i përshëndet­jes plot mirësjellj­e: ‘ A mujte?’ Është qyteti i djemve dhe vajzave që mësojnë në shkolla e kanë ëndrra për jetën e të ardhmen. Një ngjarje nuk e identifiko­n këtë qytet. Ajo mund të kishte ndodhur kudo. Nuk na përfaqëson një ngjarje e shëmtuar dhe kriminale. Sepse, e mira e sfidon dhe e mund të keqen. E mira është me bollëk në Rrëshen. Ne nuk do të rreshtim ta duam qytetin dhe jetën e njerëzve të këtushëm. Dhe mirditasit e duan jetën e janë njerëz të jetës”. Pasi ata ikën vazhdova me veten time dhe e pyeta: Deri kur kështu? Kësaj pyetjeje duhet t’i përgjigjem­i të gjithë ama. Nga më i vogli te më i madhi, nga më i riu te më i vjetri, nga kryetari i Bashkisë te ipeshkvi, nga polici i thjeshtë e deri te ministri i Brendshëm, nga bariu deri te mësuesi e kështu me radhë. Jemi të gjithë pjesë e këtij qyteti e të gjithë duhet të kemi si synim të mirën e tij. E mira e përbashkët, dhe jo militancat partiake apo interesat private, duhet të jetë synimi dhe horizonti ynë i përbashkët. Ne mund t’ia dalim në rast se punojmë bashkë, me drejtësi duke parë njëri- tjetrin në sy, duke iu bindur më shumë Zotit dhe ndërgjegje­s sonë sesa partisë apo interesit privat. Kemi rrugë të gjatë për të bërë, por do t’ia dalim. Kurajë!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania