Panorama (Albania)

U ARRESTUA 4 VITE ME PARE PER VJEDHJE

-

Gjendet i vdekur në kanal i riu, u përfshi në konflikt gjatë natës.

Një 23- vjeçar është gjetur i pajetë në një kanal, teksa është konstatuar me një plagë në trup. Ngjarja e rëndë është shënuar në Fier. Policia bëri me dije se rreth orës 07: 00 të kësaj të hëne, në vendin e quajtur "Kthesa e Hamilit", është gjetur pa shenja jete 23vjeçari, Florian Selimi. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se i riu ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë nga goditja me thikë, gjatë një konflikti. Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentim­in e kësaj ngjarje. Po ashtu, policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifiki­min dhe kapjen e autorit, teksa dyshimi kryesor është ai i vrasjes. Ndërkohë, pranë kanalit ku u gjet trupi i pajetë, ndodhej një makinë. 23- vjeçari, Florian Selimi, dyshohet se u vra gjatë orëve të natës, pak pas mesnate dhe pasi u vra, dyshohet të jetë hedhur në një kanal në anë të rrugës së Hamilit. Vetë Policia ka dyshime se i riu është konfliktua­r fizikisht me një person tjetër, ndërkohë që ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë nga goditja e thikës. Goditja ka qenë në zonën e barkut dhe i ka dëmtuar të gjitha organet jetësore. Fakti që ngjarja ka ndodhur natën, ka bërë që i riu të ketë kaluar dhimbje të rënda për disa orë, kjo pasi në atë rrugë nuk ka kaluar askush që të mund t'i ofronte ndihmën e parë. Sipas mjekëve, nëse do të ishte paraqitur në kohë në spital, edhe mund të ishte shpëtuar nga vdekja. Trupi është gjetur i ftohtë, pasi kishte humbur shumë gjak. Ndërkohë, pranë kanalit ku u gjet trupi i pajetë, është gjetur një makinë tip "Renault" me targa AA 641 EN, me kofano të hapur dhe një gomë të hequr, ç'ka i bërë hetuesit të dyshojnë se i riu ka patur probleme me automjetin. Nuk dihet ende nëse mjeti Florian Selimi ishte me origjinë nga Tropoja dhe prej disa vitesh jetonte në fshatin Sulaj të Fierit. Ai ishte emër i njohur për Policinë e Fierit, pasi katër vite më parë, kur ishte 19 vjeç, Selimi u ndalua nga forcat e Rendit. I riu, pasi vodhi një furgon, i vuri flakën për të humbur gjurmët. Vjedhja e furgonit tip "Benz" ishte bërë në 7 janar 2015 në lagjen "Mbrostar Ferko" të qytetit të Fierit. ishte i tij apo i vjedhur dhe Policia po heton për këtë fakt. "Rreth orës 07: 00, në vendin e quajtur "Kthesa e Hamilit" është gjetur pa shenja jete shtetasi F. S, 23 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 23- vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë nga goditja me një mjet të mprehtë ( thikë), dyshohet gjatë një konflikti. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentim­in e kësaj ngjarje. Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifiki­min dhe kapjen e autorit", thuhet nga Polica, lidhur me ngjarjen. Grupi hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes ka marrë në pyetje familjarët lidhur me faktin nëse kishin dijeni se ku ndodhej djali i tyre mbrëmjen e së dielës. Gjithashtu, po verifikohe­n dhe thirrjet që 23vjeçari ka kryer me telefonin e tij për të zbuluar më shumë mbi atë që ka ndodhur gjatë mesnatës dhe për të rënë në gjurmët e autorit. Policia ka shoqëruar persona me të cilët Selimi mund të ketë patur ndonjë konflikt të mundshëm, por deri tani nuk ka ende asnjë autor të dyshuar për vrasjen me thikë.

 ??  ?? Vendi ku u gjet turpi i viktimës
Vendi ku u gjet turpi i viktimës
 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania