Panorama (Albania)

Sherr në lokal, vëllezërit plagosin 38- vjeçarin

Vëllai i Vatë Shpatit, oficer për hetimin e krimeve

-

SHKODER - Një 38- vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri në lokal. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12: 00, ndërsa i lënduar mbeti Vatë Shpati. Nga hetimet e Policisë, rezulton se autorët e plagosjes janë dy vëllezër të cilët, pas identifiki­mit janë shpallur në kërkim. Ngjarja ndodhi në lagjen "Mark Lula" në qytetin e Shkodrës. I plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe mësohet se ka marrë plagë të rënda nga goditjet me thikë. Burime nga vendngjarj­a bëjnë me dije se 38- vjeçari dhe dy autorët e shpallur në kërkim, kanë qenë bashkë në të njëjtin lokal, jo shumë larg nga vendi ku ndodhi plagosja. Pas një debati mes tyre, Vatë Shpati është çuar për të dalë por dy vëllezërit, disa metra më tutje teksa ka qenë duke ecur në këmbë, e kanë ndjekur dhe e kanë goditur me thikë në bark, duke e lënë të plagosur. Menjëherë pas plagosjes, në vendngjarj­e ka mbërritur një ambulancë e Spitalit Rajonal të Shkodrës duke bërë të mundur transporti­min e 38- vjeçarit drejt Urgjencës. Vatë Shpati rezulton se ka marrë plagë të rënda dhe menjëherë është futur në sallën e operacioni­t duke qëndruar për disa orë në reanimacio­n. Pas operacioni­t, gjendja e tij duket më e stabilizua­r, por mjekët thonë se duhet ende kohë për të arritur një gjendje optimale shëndetëso­re. Pas plagosjes, në vendngjarj­e kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë, të cilat pas hetimeve paraprake dhe informacio­neve të marra në rrugë operative, kanë mësuar se autorët e plagosjes janë dy shtetasit me inicialet A. M dhe L. M., për të cilët Policia tregon se po vijon intensivis­ht puna për gjetjen dhe kapjen e tyre për këtë ngjarje të ndodhur. "Më datë 12.08.2019, në lagjen "Mark Lula" Shkodër, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me thikë shtetasi V. Sh, 38 vjeç banues në Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ka bërë identifiki­min dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar, dy vëllezërit A. M. dhe L. M., banues në Shkodër dhe po punohet intensivis­ht për kapjen e tyre", bëhet e ditur nga Policia. I plagosuri është vëllai i Pëllumb Shpatit, oficer i hetimit të krimeve në Policinë vendore të Shkodrës. Nga hetimet e para nuk ka të dhëna që ngjarja të ketë lidhje me detyrën e vëllait të 38vjeçarit. Sipas burimeve, ka qenë një sherr çasti në lokal mes Vatë Shpatit dhe dy vëllezërve të shpallur në kërkim, që çoi më pas në plagosjen e 38- vjeçarit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania