Panorama (Albania)

Peticion kundër memorialit: Shkel vlerat demokratik­e

-

Heqja e memorialit turk, heqja e emrit të rrugës “Rruga e Dëshmorëve të 15 Korrikut”, si dhe heqja e emërtimit “Parku i Demokracis­ë 15 Korriku”, është kthyer në një kauzë të re. Gjatë ditës së djeshme ka nisur të qarkullojë një peticion on- line, hapur në faqen e njohur të peticionev­e, Change. org, i cili nisi të nënshkruhe­t me shpejtësi. Ky peticion i drejtohet Këshillit Bashkiak në Tiranë. Në peticion shkruhet:

“Ne kërkojmë heqjen e emërtimit ‘ Rruga e Dëshmorëve të 15 Korrikut’, heqjen e emërtimit ‘ Parku i Demokracis­ë 15 Korriku’ dhe heqjen e pllakës përkujtimo­re me emrat e të ashtuquajt­urve ‘ dëshmorë të 15 korrikut’, të gjitha në Parkun e Liqenit.

Vendimi sekret për të përjetësua­r një ngjarje të brendshme turke është marrë në shkelje të ligjeve të Shqipërisë dhe të rregullave të Bashkisë Tiranë. Vendimi është marrë pa asnjë dëgjesë apo konsultim publik, duke u mohuar qytetarëve të Tiranës të drejtën për t’u shprehur për të.

Ngjarja dhe viktimat që Bashkia Tiranë ka vendosur të përjetësoj­ë nuk kanë asnjë lidhje me popullin dhe kombin shqiptar dhe aq më pak me qytetarët e Tiranës. Ngjarja që Bashkia ka vendosur të përjetësoj­ë: nuk ka domethënie apo rëndësi historike, kulturore apo shpirtëror­e për qytetarët shqiptarë;

nuk ka vlerë përkujtimo­re apo simbolike për brezat e ardhshëm;

nuk ka rëndësi historike apo kulturore botërore dhe nuk ka domethënie për vlerat e lirisë, demokracis­ë dhe përparimit njerëzor botëror;

nuk ka mbështetje apo pranim të gjerë shoqëror mes qytetarëve të Tiranës.

Ne dyshojmë se veprimet e Bashkisë Tiranë janë shërbim personal ndaj Presidenti­t turk Rexhep Tajip Erdogan, motivuar nga interesa të ngushta vetjake të Kryeminist­rit Edi Rama dhe kryebashki­akut Erion Veliaj. Si të tilla, ato janë shkelje e sovranitet­it të vendit dhe dhunim i krenarisë sonë kombëtare.

Nënshtrimi i qeveritarë­ve tanë ndaj një autokrati të njohur për persekutim­in e kundërshta­rëve politikë, për burgosjen e gazetarëve dhe shtypjen e të drejtave të njeriut është gjithashtu shkelje e vlerave demokratik­e perëndimor­e, të cilat aspiron shoqëria shqiptare”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania