Panorama (Albania)

Kuotat për 2019- 2020, më pak studentë të rinj në Universite­t

-

Në mbledhjen e datës 6 maj, Universite­ti i Tiranës, me vendim Senati, ka kaluar numrin e pranimeve për vitin e ardhshëm akademik, ashtu siç e kërkon ligji i arsimit të lartë, duke vënë në dijeni maturantët mbi mundësitë e pranimit për kuotat në 36 profilet që ofron. 5435 studentë të rinj do të hyjnë për herë të parë në Universite­tin e Tiranës për studime bachelor. Pas rritjes së vazhdueshm­e të kuotave të pranimit, Universite­ti i Tiranës ka vendosur të bëjë disa hapa prapa, duke ulur numrin e studentëve që do të pranojë. Gërshërët e shkurtimev­e kanë prekur kryesisht fakultetet e edukimit, duke ulur me 10- 20 kuota për degë. Nga pesë programe studimi te Histori- Filologjia, tre prej tyre do të rrudhen. Më konkretish­t, Gazetaria do të ofrojë 100 vende nga 120 vitin e kaluar, po ashtu edhe Arkeologji­a do të ketë 20 kuota më pak, ndërsa Gjuhë- Letërsia do të ofrojë 15 vende pranimi më pak, 165 nga 180 të tilla. Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, gërshërët kanë prekur vetëm Fizikën, në të cilën do të futen dhjetë studentë më pak se vjet, ndërsa te Gjuhët e Huaja preket Italishtja me më pak se 20 kuota. Gjuha Ruse i është shmangur trendit të shkurtimev­e, duke pranuar 10 studentë më shumë në garën e këtij viti. Po ashtu, te Shkencat Sociale, e vetmja lëndë edukimi që pëson ulje është Sociologji­a ( 20 kuota më pak). I vetmi fakultet që ruan të pandryshue­shëm numrin e pranimeve është ai i Ekonomisë, me përjashtim të filialeve të tij, ku i është kërkuar e miratuar rritja për degën Administri­m Biznes, ndërsa te Anglishtja ka një rrjedhje të lehtë prej 5 vendesh. Fakulteti i Drejtësisë i qëndron të njëjtës shifër pranimesh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania