Panorama (Albania)

“Sazani: Toka e askujt”, fotografia moderne eksploron ishullin

-

Sazani, ishulli dikur i militarizu­ar, sot muze i rastësishë­m i rrënojave ushtarake, rizbulohet nga lentet e pesë fotografëv­e bashkëkoho­rë si një tokë e askujt. Ekspozita “Sazan: No Man’s Land” ( shqip “Sazani: Toka e askujt”), e cila u hap për publikun në Galerinë e Bregdetit, në Radhimë, Vlorë, eksploron dimensione­t e ndryshme të ishullit mes punëve të Helidon Gjergjit, Dritan Hyskës, Gaime Melonit, Abi Shehut dhe Gerta Xhaferajt. Të dielën e 11 gushtit, ekspozita u pasurua nga ture të udhëhequra nga kuratorët, si dhe aktivitete shoqëruese kulturore ndanë detit në ambientet e Galerisë së Bregdetit gjatë kohës së perëndimit të diellit. Dy kuratorët, Elian Stefa dhe Niku Aleks Muçaj, thanë se “No Man’s Land” është një reflektim vizual dhe përsiatje dokumentue­se mbi të shkuarën dhe të tashmen e ishullit, duke i lënë hapësirë imagjinatë­s së publikut për një të ardhme të mundshme të Sazanit. “Ekspozita do të udhëtojë edhe jashtë vendit për të treguar historinë dhe potenciali­n e ishullit, si dhe kontekstin unik që përfaqëson”, tha Stefa. Sipas Muçajt, kjo ekspozitë është një përpjekje për ta vënë Sazanin në hartën artistike kombëtare dhe ndërkombët­are. “‘ No Man’s Land’ është fillimi i jetësimit të këtij misioni”, tha ai. Fotografia pasqyron qasjet e ndryshme stilistike dhe analitike të secilit artist të ftuar, por formati dhe përmasat mbeten konstante, duke ekspozuar rregullin dhe estetikën ushtarake. Artisti Helidon Gjergji e konsideron Sazanin një muze historik, natyror dhe ushtarak. “Është një muze i gjallë, ku objektet vdesin dhe lindin, transformo­hen dhe tjetërsohe­n dhe, për paradoks, tregojnë të vërtetën shumë më tepër se muzetë klasikë”, tha Gjegji. Ndërsa fotografja Abi Shehu vëren se “shkretia e ishullit të pushton përkundër historisë së tij si një vend dikur i jetueshëm, ndërsa sheh gjurmë të njeriut të cilat kanë marrë formën e harresës”. Krahas fotografiv­e, harta origjinale të periudhave dhe fuqive të ndryshme paraqitën rëndësinë ushtarake të ishullit në detaje teknike. Po ashtu, u shfaq një intervistë me komandanti­n e ishullit për 15 vjet gjatë regjimit komunist, Naim Muho, dëshmi e cila skicon një fotografi më vete të jetës kur Sazani shënonte kulmin e tij. Një instalacio­n i krijuar për të prezantuar Sazanin në relacion me gjirin e Vlorës solli një këndvështr­im të ri mbi ishullin, përtej siluetës së zakonshme që shumica janë mësuar ta shohin. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në shtator dhe do të jetë e qasshme për publikun, çdo ditë nga ora 10: 00 deri në 20: 00.

 ??  ?? Ekspozita e hapur në Galerinë e Bregdetit në Radhimë
Ekspozita e hapur në Galerinë e Bregdetit në Radhimë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania