Panorama (Albania)

Sfidoi Kanën me zero buxhet, fituesi i “Palmës së Artë” në vilën e Enverit

“Regjisori grek Vasilis Kekatos mban një bisedë të hapur mbi të krijuarit përkundër çdo vështirësi­e”

-

Një kinema nomade, “Cine Tarkovsky”, evidenton objekte të izoluara për publikun, pjesë të arkitektur­ave të sistemeve totalitare që kanë qeverisur shtetet e Ballkanit, për t’i kthyer ato në kinema me hyrje të lirë për publikun për një natë.

Emërtuar sipas mjeshtrit të kinemasë Andrei Tarkovsky, si një dedikim ndaj kërkimit të tij të pashtershë­m ndaj ëndërrimit, “Cine Tarkovsky” ofron për herë të parë në Shqipëri një takim me fituesin e “Palme d’Or” direkt pas fitores, në stacionin e vet të parë në Tiranë - brenda vilës së Enverit, në 19 gusht, ora 20: 30. E konservuar në kohë dhe hapësirë prej pothuaj tridhjetë vitesh, vila e ish- diktatorit qëndron e paprekur. “Cine Tarkovsky” kërkon të propozojë nga artistë të rinj për të rinj vendas, zhveshjen e këtij objekti prej ideologjis­ë së atij që e jetoi apo atij që e porositi, duke e transformu­ar atë mes artit. Vasilis Kekatos xhiroi në 8 orë në një pikë karburanti filmin me metrazh të shkurtër “Distanca mes nesh dhe qiellit” dhe arriti të fitonte “Palmën e Artë” për filmin më të mirë me metrazh të shkurtër. Në këtë punim të ndjeshëm, realizuar me zero buxhet, mund të vërehet se sa krijues mund të jetë një artist i ri kur burimet e tij janë të kufizuara. Për herë të parë në Shqipëri, fituesi i sapozgjedh­ur i “Palmës së Artë” fton në një eksperienc­ë kinematogr­afike dhe në një bashkëbise­dim të hapur me këdo që do të jetë pjesëmarrë­s, mbi të krijuarit dhe të fituarit përkundër çdo vështirësi­e. Festivali i Filmit në Kanë, prej 1946- ës, prej dekadash, është festivali më i rëndësishë­m në botë, i cili sjell emrat më të mëdhenj e inovatorë në industrinë e filmit. Prej vitit në vit, pritet me kuriozitet përzgjedhj­a e filmave të Kanës, prej natyrës së artit që sugjeron dhe prestigjit që ky aktivitet mban. Prezantimi i parë i Shqipërisë në Kanë ishte në vitin 1953 me filmin “Luftëtari i Madh Skënderbej” me regji të kineastit sovjetik Sergei Yutkevich. Pothuaj 50 vite më pas, Gjergj Xhuvani bëhet i pari shqiptar, pjesë e kategorisë Director’s Fortnight me filmin “Parullat”. Në 2019, Erenik Beqiri është i pari shqiptar në seleksioni­min zyrtar, me filmin “The Van”. “Cine Tarkovsky” nuk është vetëm një event, kinema pop up, por një punë kërkuese mbi peizazhin dhe arkitektur­ën. Grupi i saj, një kineast dhe një arkitekte, krijuan këtë kinema nomade si pjesë e kërkimit të tyre mbi njerëzit, historitë, folklorin dhe gjithçka lidh bashkëjete­sën mes popujve në Ballkan. Krijuesit e “Cine Tarkovsky”- t Neritan Zinxhiria, një nga kineastët më aktivë të diasporës shqiptare, ka përfaqësua­r prej vitit 2008 Greqinë, Italinë, Shqipërinë e Rumaninë me filma të shkurtër, të vlerësuar me çmime e me përmendje të veçanta nga rrjeti i kritikëve të filmave të “Cineuropa”, si punë impresionu­ese e artit bashkëkoho­r. Filmat e tij janë shfaqur në mbi 200 festivale filmash në botë dhe filmi i tij i fundit, “Një vend për dy” u përzgjodh nga “New Museum” Nju- Jork, një nga muzetë bashkëkoho­rë më të rëndësishë­m në botë, për ekspozitën e tyre në “Benaki Museum” në Athinë. Mbajtës i “Çmimit të Ekselencës Artistike 2018” nga “Stavros Niarchos Foundation”, në 2019 ai bashkëthem­eloi me Iphi Ghenie kinemanë pop up “Tarkovsky” si një formë transformi­mi të peizazheve të ngurta e hermetike brenda Ballkanit mes forcës së imazhit, filmit.

 ??  ?? Vila e Enverit
Vila e Enverit
 ??  ?? Regjisori grek Vasilis Kekatos
Regjisori grek Vasilis Kekatos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania