Panorama (Albania)

Irani paralajmër­on: Pranitë ilegale në Hormuz mund të çojnë në luftë

-

Komandanti i Flotës së Gardës Revolucion­are Iraniane, Alireza Tangsiri, ka bërë një kërcënim të hënën para gazetarëve, duke u shprehur se “çdo prani e paligjshme në ujërat e Gjirit Persik mund të nisë një luftë”. Deklarata e tij vjen pas raportimev­e se Izraeli mund të jetë pjesë e një misioni të drejtuar nga SHBA për të siguruar anijet e huaja në Ngushticën e Hormuzit. Kjo Ngushticë që kalon ndërmjet Iranit, Omanit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, është një nga lokacionet më strategjik­e në botë, ku Irani së fundmi ka sekuestrua­r disa anije cisterna, duke përshkallë­zuar tensionet pas sanksionev­e të SHBA- së, që pasuan tërheqjen e Presidenti­t Donald Trump nga marrëveshj­a nukleare e vitit 2015. Në një intervistë për televizion­in “Al- Mayadeen” të vendosur në Liban, Tangsiri ka paralajmër­uar: “Në çdo kohë që komandantë­t tanë do të dëshirojnë, ne jemi në gjendje të kapim çdo anije, edhe nëse do të jetë e shoqëruar nga forcat amerikane apo britanike”. Javën e kaluar u raportua se ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, ka thënë në një seancë me dyer të mbyllura të Komitetit të Mbrojtjes dhe Çështjeje të Jashtme, Knesset, se Izraeli ishte i përfshirë në përpjekjet e SHBA- së për të krijuar siguri detare në Ngushticën e Hormuzit. Katz tha se partnerite­ti me SHBA- në ishte në interesin strategjik të Izraelit për të kundërshtu­ar Iranin dhe për të forcuar lidhjet me vendet e Gjirit. SHBA dhe vendet e Gjirit e kanë akuzuar Republikën Islamike të Iranit se po sulmon anijet e huaja me naftë. Në përgjigje, SHBA ka nisur një mision, operacioni “Sentinel”, në një përpjekje për të siguruar qarkullim të lirë në ujërat e Gjirit.

 ??  ?? Rouhani dhe Netanyahu
Rouhani dhe Netanyahu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania