Panorama (Albania)

Itali, partitë kundër Salvinit përpiqen të shmangin zgjedhjet

Sot pritet vendimi i Senatit për votën e besimit të qeverisë

-

Krerët e grupeve politike të Italisë nuk kanë arritur të bien dakord se kur duhet të mbajnë një votë mosbesimi, mes një krize qeverie të shkaktuar nga kreu i Legës, ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini.

Ai u tërhoq nga koalicioni e tij populist dhe tani dëshiron një votim urgjent besimi të qeverisë dhe zgjedhje të reja. Hapi tjetër do të vendoset nga një seancë e plotë e Senatit që mbahet sot, e martë. Sipas “BBC”- së, partneri i ish- koalicioni­t të Salvinit e ka akuzuar atë se po tradhton elektorati­n pas 14 muajsh qeverisjej­e. Lëvizja Pesë Yjet e Luigi di Maio- s mori pushtetin me Legën nacionalis­te në qershor 2018, por marrëdhëni­et mes tyre janë rrënuar. Arsyeja që Salvini po kërkon medoemos zgjedhje të reja, nuk është vetëm situata e mosmarrëve­shjeve në koalicioni­n e çuditshëm italian, që ka bashkuar dy skaje të kundërta të politikës, por janë sondazhet që e tregojnë popullarit­etin e tij në majat më të larta, pas qëndrimit kundër emigracion­it. Kështu, Salvini beson se tashmë mund ta qeverisë Italinë i vetëm, mbase pa partner koalicioni ose nëse do të duhet të zgjedhë partnerë, do të marrë nga krahu i djathtë të cilit i përket. Qeveria drejtohet nga një Kryeminist­ër i pavarur, Giuseppe Conte, dhe një votë mosbesimi do ta rrëzonte atë. Senati tani do të duhet të vendosë nëse do të thërrasë një votim për ditën e mërkurë ose të presë deri më 20 gusht, kur Conte të raportojë në Parlament. Udhëheqësi i Legës mund të jetë duke udhëhequr sondazhet, por ai nuk komandon një shumicë në Senat, kështu që përpjekja e tij për të detyruar zgjedhjet e parakohshm­e në tetor mund të përmbyset. Salvini përballet me kundërshti­min e Luigi Di Maio- s dhe gjithashtu të Partisë Demokratik­e të qendrës së majtë ( PD), e cila drejtonte qeverinë vitin e kaluar. Ish- drejtuesi i PD- së, Matteo Renzi, është rikthyer në arenën politike me një thirrje për të ndaluar nxitjen “e çmendur” të Salvinit për zgjedhje, duke propozuar në vend të tyre një qeveri kujdestare, “institucio­nale”, të mbështetur nga Parlamenti. Por, Di Maio nuk ka pranuar të punojë me të, duke thënë se “askush nuk dëshiron të ulet në tryezë me Renzi- n”. Drejtuesi i Lëvizjes Pesë Yjet, Luigi di Maio, këmbëngul se reforma e Parlamenti­t duhet të vijë para zgjedhjeve. Ai dëshiron të ulë numrin e vendeve në dy dhomat e Parlamenti­t në Itali nga 945, në 345 para zgjedhjeve të reja. Qendra e majtë në parim mund ta mbështesë këtë.

Vetëm Presidenti i Italisë, aktualisht me pushime në një varkë në Sardenjë, ka fuqinë për të shpërndarë Parlamenti­n. Ai ka këmbëngulu­r se buxheti i vitit të ardhshëm duhet të miratohet këtë vjeshtë dhe dritarja për zgjedhje të parakohshm­e është shumë e vogël.

 ??  ?? Matteo Salvini
Matteo Salvini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania