Panorama (Albania)

Haxhi në Mekë, 7400 avionë për 2.5 milionë pelegrinë

-

Pothuajse 2.5 milionë myslimanë kanë bërë haxhin në Mekë, në Arabinë Saudite, për të marrë pjesë në ceremoninë pesëditore që kryhet një herë dhe që ka nisur të premten e kaluar. Pelegrinët u mblodhën për ritualin e fundit të madh të pelegrinaz­hit vjetor të haxhit, “gurët e djallit”. Duke mbajtur guralecë në vapën përvëluese, adhuruesit kaluan nëpër luginën Mina pranë Mekës në Arabinë Saudite perëndimor­e për të “poshtëruar” në mënyrë simbolike djallin, duke goditur me gurë një monument që e përfaqëson atë. Ministri i Transporti­t në Arabinë Saudite, Nabil alAmoudi, tha se transporti­mi i pelegrinëv­e ishte një sfidë. Ministri tha se “7,400 avionë me plot pelegrinë mbërritën këtë vit përmes aeroportev­e në Xhedah e Medinë dhe janë mobilizuar më shumë se 18.000 autobusë” për haxhin. Nën vëzhgimin e forcave të sigurisë, pelegrinët, të veshur me të bardha, hodhën shtatë gurë secili në një kolonë që simbolizon Satanin. Tradita myslimane thotë se pelegrinët duhet të hedhin shtatë gurë secili në një kolonë që përfaqëson Satanin në ditën e parë të Bajramit, pas dy ditësh lutjeje dhe meditim. Haxhi, një nga tubimet më të mëdha fetare në botë, këtë vit zyrtarisht tërhoqi 2.49 milionë pelegrinë në vendin më të shenjtë të Islamit në Arabinë Saudite. Rituali i gurëve nuk është pa rrezik, pasi miliona pelegrinë lëvizin në një hapësirë të ngushtë dhe guralecët shpesh humbasin shenjën e tyre mes britmave të adhuruesve. Minaja ka qenë vendi i shkeljes vdekjeprur­ëse, ku në vitin 2015 më shumë se 2300 pelegrinë u shtypën, u shkelën ose u mbytën për vdekje nga mbipopulli­mi. Autoritete­t kanë forcuar që atëherë masat e sigurisë. Dhjetëra mijëra forca të sigurisë, përfshirë Policinë dhe Mbrojtjen Civile, janë vendosur në dispozicio­n për haxhin, sipas autoritete­ve saudite. Po ashtu, edhe ambulancat janë të mobilizuar­a për të ndihmuar besimtarët, kamerat ndjekin lëvizjen e tyre dhe helikopter­ët fluturojnë vazhdimish­t mbi luginën e tendave të bardha që “bëhet e gjallë” një herë në vit gjatë haxhit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania