Panorama (Albania)

Trump ka grisur revistën me foton e Trudeau dhe i ka shkruar një mesazh

-

Donald Trump raportohet se ka grisur një foto të revistës “Bloomberg” ku shfaqej Justin Trudeau, ka shkruar një shënim të shkurtër për Kryeminist­rin kanadez dhe i bëri zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë ta dërgonin me postë në ambasadën e vendit fqinj. Sipas gazetës britanike “Independen­t”, mesazhi, i cili u raportua së pari nga “Axios”, thuhet se është shkruar nga Presidenti amerikan në ballinën e grisur të një numri të “Bloomberg Businesswe­ek” të majit 2017, ku paraqitej një imazh i Trudeau me një titull ku lexohej “AntiTrump”. Në ballinën e grisur, Trump raportohet se ka shkruar një shënim: “Ke dalë bukur! Uroj të mos jetë e vërtetë!”, sipas disa mediave amerikane. Ambasadori kanadez e konsideroi shënimin aq të çuditshëm, sa mendoi se ishte një marrëzi, por më pas telefonoi zyrtarët amerikanë, të cilët konfirmuan se shënimi ishte i vërtetë. Megjithëse disa punonjës të Shtëpisë së Bardhë raportohet se e konsiderua­n shënimin si të papërshtat­shëm, Këshilli i Sigurisë Kombëtare vendosi përfundimi­sht që ai ishte bërë në humor të mirë dhe do të konsideroh­ej nga Otava si një kontakt miqësor. Në një tjetër shkëmbim në dhjetor të atij viti raportohet se Trump i dërgoi Trudeau- së një dokument për të treguar një deficit tregtar amerikan me Kanadanë. Trudeau thuhet se u përgjigj duke përfshirë në letrën e tij një printim të një uebsajti të qeverisë amerikane, në të cilin tregohej se Amerika në të vërtetë ka një suficit tregtie me Kanadanë, ku shërbimet përfshihen me mallrat. Kryeminist­ri kanadez raportohet se përfshiu edhe një emoji me fytyrë buzëqeshje­je krahas dokumentit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania