Panorama (Albania)

Perisiç kryen vizitat me Bajernin: Do jap gjithçka

-

Në fund fitoi Niko Kovaç. Bajerni i Mynihut ka vendosur që t'ia plotësojë dëshirat trajnerit kroat, i cili që në fillimin e merkatos kishte kërkuar Ivan Perisiçin si përforcim. Presidenti Uli Hënes dhe administra­tori Rumenige nuk ishin të bindur nëse interisti ishte njeriu i duhur për të zëvendësua­r Riberinë, por në fund vendosën t'i japin besim trajnerit të tyre dhe mbi të gjitha lojtarit kroat. Perisiç është parë dhe fotografua­r nga gazetarët e "Bild" në orën 11: 40 të ditës së djeshme kur ka dalë nga studioja mjekësore e Roland Shmid në Mynih. Ai ka kryer vizitat ditën e djeshme dhe e ka konfirmuar diçka të tillë. "Po. Kreva vizitat mjekësore, sapo i përfundova ato", ka thënë ish- lojtari i Interit.

Menjëherë sapo ka përfunduar vizitat mjekësore, Perisiç dhe menaxheri i tij Nedad Jestroviç u paraqitën në zyrat

Dita

qendrore të Bajernit. Këta të fundit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Interin për huazimin 1- vjeçar për 5 milionë euro dhe mundësinë e blerjes për 25 milionë. "Do të jap maksimumin. Po pres me padurim momentin për të filluar", mësohet të ketë thënë Perisiç. Të mërkurën, ai pritet që të stërvitet me shokët e tij të skuadrës, ndërsa këtë javë mund të bëjë edhe debutimin, në rast se dokumentet nuk do të vonojnë. Niko Kovaç e vlerëson shumë atë dhe mund t'i japë besimin që në fillim. Perisiç është rikthyer në Milano ku ka përshëndet­ur për herë të fundit lojtarët e Interit. Antonio Konte e nxori jashtë planeve duke thënë se nuk e bënte dot mesfushori­n e krahut në skemën 3- 5- 2. Me shitjen e tij, Interi shmang afro 10 milionë euro humbje nga rroga dhe bonuset, të cilat do të shërbejnë për t'u investuar diku tjetër.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania