Panorama (Albania)

MBAPE: PA NEJMARIN S'JEMI NJËSOJ

-

U duk sikur Nejmar ishte nisur drejt Realit të Madridit, por në fakt Barcelona i ka parakaluar në "kthesë" rivalët e përjetshëm. Për momentin asgjë nuk mund të thuhet me siguri, pasi kjo çështje është shumë e ndërlikuar dhe varet nga dëshira e lojtarit. Janë në skenë aktorë të tjerë si drejtuesit e PSG- së, mënyra se si do të bëhet oferta për klubin dhe lojtarin. Fakt është që avokati i njohur Huan de Dios Krespo, i cili pagoi klauzolën e Nejmarit prej 222 milionë eurosh për transferim­in te PSG- ja, është kapur "mat" në zyrat e klubit të Barcelonës. Ai ishte i shoqëruar nga Ariedo Braida, përfaqësue­s i katalanasv­e. Në zyrat e klubit shkoi edhe Josef Maria Bartomeu, i cili qëndroi vetëm 10 minuta dhe u largua menjëherë. Asnjëra nga palët e përfshira në takim nuk foli për mediat dhe nuk dihet nëse avokati i njohur ka diskutuar me drejtuesit për Nejmarin apo jo. Informacio­net që kanë dalë nga kjo ngjarje janë shumë të pakta dhe konfliktua­le. Sipas "La Sexta", e cila siguroi pamjet ekskluzive të avokatit, thuhet se rikthimi i Nejmarit te Barcelona është më pranë se kurrë, ndërsa gazeta "AS" shkruan se ai ka pasur tema të tjera për të diskutuar.

Çfarë ndryshoi

Reali i Madridit ishte gati të ofronte 200 milionë euro për braziliani­n, shifër e cila kënaqte PSGnë. Mirëpo, gjërat ndryshuan rrugës dhe madrilenët donin të përfshinin një lojtar dhe të ulnin çmimin duke bërë një ofertë 120 milionë euro dhe kartonin e Hames Rodrigezit. Parisi nuk e preferoi këtë opsion, por donte Iskon. Kjo bëri që me kalimin e ditëve palët të ftoheshin dhe Barcelona të dilte sërish në skenë për të rikthyer Nejmarin. PSG- ja gjithashtu ka ulur pretendime­t e saj dhe është e gatshme që të përfshijë edhe Sulmuesi i PSG- së, Kiliw Mbape, foli pas ndeshjes së parë në kampionat, të cilën ekipi i tij e fitoi 3- 0 kundër Nimës. Ai thotë se objektivat e sezonit do të varen nga Nejmar. "Të shohim se çfarë do të ndodhë. Duam të jemi kompetitiv­ë, por gjithçka do të varet edhe nga Nejmari. Skuadra jonë nuk do të jetë njësoj në rast se Nejmar do të largohet", ka thënë Mbape duke vlerësuar në një mënyrë futbollist­in brazilian. lojtarë në marrëveshj­e. Nuk dihet ende oferta që mund të bëjnë katalanasi­t në drejtim të skuadrës franceze, por këta të fundit pëlqejnë shumë Kutinjon. Këtu del një tjetër problem, sepse ky i fundit është shumë pranë kalimit te Bajerni dhe Barcelona duket se po bisedon me gjermanët për huazimin njëvjeçar me mundësinë e blerjes së kartonit të tij. Për këtë fakt, asgjë nuk është e kuptueshme në këto momente të merkatos. Ditën e djeshme, klubi katalanas pranoi haptazi interesimi­n që ka skuadra e Bajernit të Mynihut për Kutinjon. Nëse vendosin ta huazojnë braziliani­n, atëherë do të humbasin mundësinë për të rikthyer Nejmarin.

Barcelona

Ultimatumi

vazhdon t'i qëndrojë idesë së saj se Nejmar dëshiron të rikthehet vetëm në Katalonjë dhe për këtë arsye nuk ka bërë lëvizje të mëdha të dukshme. Në fakt, janë duke punuar në fshehtësi dhe po i bëjnë presion lojtarit që të pranojë publikisht që dëshiron të luajë për Barcelonën dhe në këtë mënyrë do të vendosë me shpatulla pas muri ekipin e PSG- së. Për momentin Nejmar nuk e ka bërë diçka të tillë, por qëndron në heshtje dhe thjesht u ka thënë drejtuesve të skuadrës franceze se nuk dëshiron të qëndrojë më aty. Reali dhe Barcelona janë duke bërë një betejë në merkato dhe kur kanë mbetur pak ditë nga fillimi i sezonit zyrtar, ende mund të bëjnë një goditje të madhe.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania