Panorama (Albania)

Ligji 7501 në “Venecia”, afati i ri për hipotekimi­n

TAPITE E PRONAVE

-

Projektlig­ji i ri i Qeverisë për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë dërgohet në Komisionin e Venecias. Afati i ri për tapitë e tokave me 7501

Në fund të vitit 2018, qeveria shqiptare paraqiti në Parlament një paketë ligjore, e cila synonte reformimin e sistemit të pronësisë në Shqipëri. Konkretish­t, ishin dy projektlig­je, njëri për krijimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe tjetri ishte ai "Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë". Ligji për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës synonte shkrirjen e tri institucio­neve, konkretish­t, ALUIZNI- t dhe Zyrës së Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e. Gjatë shqyrtimit të kësaj nisme në komisionet parlamenta­re, deputetët kërkuan që në këtë agjenci të re që po krijohej, të shihej mundësia të shkrihet edhe Agjencia për Trajtimin e Pronës, e cila ka në objekt trajtimin e faturës financiare për kompensimi­n e ish- pronarëve. Por, Artan Lame, kryetari i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, në atë kohë prezantues­i i reformës së pronësisë, theksoi se ATP- ja nuk mund të preket, për shkak se ligji për funksionim­in e këtij institucio­ni është në monitorim nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, për rrjedhojë, ndryshimi i saj mund të sillte keqkuptime nga ana e Gjykatës së Strasburgu­t. Kësisoj, deri më tani janë dy ligje, të cilat janë nën shqyrtim nga institucio­net evropiane. I pari është ai për kthimin dhe kompensimi­n e ish- pronarëve, tjetri është ligji për "Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë", i cili po shqyrtohet nga Komisioni i Venecias, institucio­n ky që pritet të japë një opinion mbi këtë nismë ligjore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania