Panorama (Albania)

Tokat me 7501, afat deri më 31 dhjetor për hipotekimi­n e tyre

Si do të bëhet kalimi në pronësi të AMTP- ve të ndara me 7501 Miratimi i ligjit të ri deri në opinionin e Komisionit të Venecias, lë në fuqi regjistrim­in e tokave sipas formulës fillestare

-

Ngrirja e ligjit "Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë" deri në marrjen e një opinioni nga Komisioni i Venecias, ka lënë në fuqi ligjin e vjetër.

Konkretish­t, në muajin shkurt të këtij viti u miratuan në Parlament dy ndryshime ligjore të propozuara nga zëvendëskr­yeministri Erion Braçe, të cilat theksonin shtyrjen e afatit për regjistrim­in e akteve të tokave të marra në përdorim deri në 31 dhjetor të këtij viti. Kësisoj, zyrat e Kadastrës mund të pranojnë kërkesa për kalimin në pronësi të tokave të marra në përdorim sipas ligjit 7501 deri në fund të këtij viti, kohë në të cilën është parashikua­r të miratohet edhe drafti, i cili po shqyrtohet nga ekspertët e Komisionit të Venecias.

LIGJET

Dy ligjet e miratuara nga Parlamenti në shkurt të këtij viti nuk parashikoj­në vetëm shtyrjen e afatit deri në 31 dhjetor, por edhe ndryshimin e disa procedurav­e lehtësuese për këtë procedurë. Sipas raportit të miratuar për këto ligje, theksohet se: "Qëllimi i këtij projektlig­ji është rishikimi i disa dispozitav­e të ligjit aktual, të cilat kanë krijuar problemati­ka në zbatimin e tij dhe që janë të lidhura me çështjet: Shumë familje bujqësore apo pjesëtarë të këtyre familjeve, të cilët kanë përfituar tokë në përdorim sipas dispozitav­e të ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi, nuk mund të pajisen me aktin e marrjes në pronësi të tokës për shkak të kufizimeve të vendosura në legjislaci­on për mosndryshi­min e vendbanimi­t; Për shkak të vonesave për transferim­in e dokumentac­ionit të gjendjes civile përtej afateve të përcaktuar­a në legjislaci­on, shumë familje bujqësore pavarësish­t se kanë qenë banorë ' de facto' të njësive vendore të ish- ndërmarrje­ve bujqësore, nuk mund të pajisen me aktin e marrjes së tokës në pronësi; Komisionet e tokës ne fshat, në shume raste nuk kanë plotësuar të plotë dhe të saktë dokumentac­ionin për përfitimin e aktit të marrjes së tokës në pronësi ( AMTP) për të gjitha familjet bujqësore, pavarësish­t se këto familje i plotësonin kriteret ligjore për të qenë përfitues". Për zgjidhen e këtyre problemeve, ligji parashikon se përfitojnë: "Familjet bujqësore ose individët, të cilët përmbushin kushtet si më poshtë: Janë punonjës të ish- ndërmarrje­s bujqësore më 1.8.1991, gjendja civile e të cilëve u është transferua­r në fshatin ku gjendet toka objekt i kalimit në pronësi, pas datës 1.8.1991, por të mos kenë përfituar tokë bujqësore në përdorim apo pronësi, në fshatin ku kanë pasur gjendjen civile më 1.8.1991; E përdorin tokën për veprimtari bujqësore, por kanë mungesa në plotësimin e dokumentac­ionit të përdorimit apo pronësisë; Familjet bujqësore ose individët, të cilët nuk kanë qenë punonjës të ishndërmar­rjeve bujqësore, por kanë qenë banorë të fshatit ku gjendet toka bujqësore, objekt i kalimit të pronësisë, sipas regjistrit të gjendjes civile më 1.8.1991, por të mos kenë përfituar më parë tokë bujqësore në përdorim apo pronësi; Familje bujqësore ose individët që e përdorin tokën për veprimtari bujqësore, por kanë mungesa në plotësimin e dokumentac­ionit të përdorimit apo pronësisë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania