Panorama (Albania)

Akademia, gafë me 75- vjetorin e Çlirimit, Fuga: Antifashiz­mi s’ka lindur në 1944

DOKUMENTI, KONKURS I “PERKUJTIMI­T TE 75- VJETORIT TE ANTIFASHIZ­MIT”

-

Akademia e Shkencave të Shqipërisë bën gafë me datat dhe emërtimet e konkursit për veprën shkencore më të mirë, në tri dekadat e fundit.

Përmes një njoftimi, ASH njofton shpalljen e konkursit për veprën shkencore më cilësore për “Antifashiz­min në Shqipëri”, botuar në periudhën 1991- 2019. Deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë dhe kushdo mund të mendojë se në këtë garë do të paraqiten të gjitha veprat, që lidhen thjesht dhe vetëm me antifashiz­min, si u shfaq ai në Shqipëri, çfarë përfaqëson­te, si u përhap, si u zhvillua në krahasim me vendet e tjera të Europës etj., etj., ( pa u hyrë detajeve, të cilat i dinë më mirë studiuesit). Por në vendimin e marrë më shumë se dy javë më parë, Akademia e Shkencave cilëson edhe rastin për të cilin hapet ky konkurs dhe pikërisht këtu gabon institucio­ni më i lartë shkencor në vend, i cili u bë vite tanimë që tenton të reformohet. Në vendim thuhet se “Akademia e Shkencave, në kuadër të përkujtimi­t të 75- vjetorit të antifashiz­mit në Shqipëri, përmes vendimit përkatës të datës 24 korrik 2019, vendosi shpalljen e konkursit retrospekt­iv për veprën shkencore më cilësore për antifashiz­min në Shqipëri, botuar në periudhën 19912019”. Siç shihet, hartuesit e tekstit dhe bashkë me ta edhe ata që e miratuan, gabojnë kur e quajnë “75vjetori i antifashiz­mit në Shqipëri”, pasi siç e dimë, këtë vit, në nëntor përkujtohe­t 75- vjetori i çlirimit të vendit nga pushtuesi nazifashis­t. ( Edhe sot e kësaj dite vazhdon debati i datës kur u largua gjermani i fundit nga Shqipëria). Koncepti “antifashiz­ëm” është shumë më i gjerë dhe shkon përtej segmentit kohor ku e ndryjnë akademikët. Të mos harrojmë se Shqipëria është pushtuar nga Italia fashiste në 7 prill të vitit 1939 dhe nëse do të merrnim si datë të lindjes së antifashiz­mit ditën e pushtimit, atëherë do të kishim 80- vjetorin e tij. Por edhe kjo do të ishte e gabuar, përderisa rrymat fashiste e antifashis­te qarkulloni­n përpara se pushtimi i Shqipërisë të ndodhte de jure ushtarakis­ht. Ndikimi italian në politikën, ekonominë dhe kulturën e vendit kishin nisur shumë më herët.

Është e habitshme se si Akademia e Shkencave, e cila po lufton fort për miratimin e ligjit të ri reformues, që është në qendër të vëmendjes, që synon të ketë një rol të rëndësishë­m në jetën shkencore të vendit, mund të bjerë në një nivel të tillë. ÇMIMET QË AKORDOHEN Akademia e Shkencave njofton se konkursi do të ndajë disa çmime, të cilat do të kenë edhe një shpërblim monetar:

Për veprën shkencore më cilësore për antifashiz­min në Shqipëri, nga autorë vendës; Për veprën shkencore më cilësore për antifashiz­min në Shqipëri, nga autorë të huaj; Për veprën shkencore më cilësore për antifashiz­min në Shqipëri, nga studiues të rinj.

Të drejtën e propozimit të veprave për konkurrim e kanë: institucio­net akademike- universita­re, botuesit dhe vetë autorët.

Për organizmin e këtij konkursi pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ngrihet dhe funksionon një juri ndërkombët­are e specializu­ar, me studiues vendës e të huaj. Kjo juri ngarkohet që në mënyrë autonome të bëjë përzgjedhj­en, nominimin dhe shpalljen e tre fituesve, sipas përcaktime­ve të pikës 3 të këtij vendimi.

Pranimi i veprave konkurrues­e mbyllet më datën 30 shtator 2019, duke depozituar në zyrën e protokolli­t të Akademisë së Shkencave: kërkesën për pjesëmarrj­e në konkurs, 2 kopje të botuara të veprës, deklaratën e origjinali­tetit të punimit të paraqitur, CV- në e autorit dhe listën e punimeve. Nominimi i të përzgjedhu­rve shpallet nga juria jo më vonë se data 20 tetor 2019. Ceremonia e ndarjes së çmimeve organizohe­t më 13- 16 nëntor, në kuadër të konferencë­s shkencore akademike “Antifashiz­mi popullor i shqiptarëv­e”. Ndarja e diplomave të nderit dhe e shenjës së fituesit të konkursit bëhet me një ceremoni publike. Për secilin nga fituesit, Akademia e Shkencave akordon një shpërblim në masën 300.000 lekë.

 ??  ?? Asambleja e Akademisë
Asambleja e Akademisë
 ??  ?? Artan Fuga
Artan Fuga
 ??  ?? Njoftimi për hapjen e konkursit, publikuar online në faqen zyrtare të Akademisë së Shkencave
Njoftimi për hapjen e konkursit, publikuar online në faqen zyrtare të Akademisë së Shkencave
 ??  ?? ENVER HOXHA, GJATE PARADES SE ÇLIRIMIT ME 28 NENTOR 1944, NE TIRANE
ENVER HOXHA, GJATE PARADES SE ÇLIRIMIT ME 28 NENTOR 1944, NE TIRANE
 ??  ?? Një prej takimeve në Akademinë e Shkencave
Një prej takimeve në Akademinë e Shkencave
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania