Panorama (Albania)

PD nxjerr letrat për Pjetrin e dënuar në Itali, Rama: Rrugë të ndara sa të dalë e vërteta

"Kryetari i Bashkisë së Drogës, i dënuar me 18 muaj në Itali në vitin 2003, i shpëtoi burgut duke bërë marrëveshj­e me italianët"

-

Ashtu siç kishte paralajmër­uar, Partia Demokratik­e publikoi dje dokumente për implikimin e Valdrin Pjetrit në trafikun e drogës në Itali.

Sekretari i përgjithsh­ëm i PD- së, Gazment Bardhi, denoncoi këtë herë me dokumente dënimin që drejtësia italiane i kishte bërë Valdrin Pjetrit në vitin 2003, ku më pas e kishte dëbuar atë. "Duke qenë se Prokuroria po e zvarrit çështjen, Partia Demokratik­e po sjell prova autentike për dënimin në Itali, Firence, të drejtuesit politik të Edi Ramës në Shkodër, pretendent­in për kryetar bashkie. Kjo që shikoni këtu është kartela elektronik­e e të dhënave kriminale, e nxjerrë nga sistemi i Kuesturës së Firences. Sipas këtij dokumenti zyrtar, rezulton se: Valdrin Luigj Pjetri, i datëlindje­s 18 shtator 1982, lindur në Shqipëri, është arrestuar në flagrancë, së bashku me shtetasin Altin Doda, në datën 27 janar 2003 në Firence. Më datë 28 janar 2003, përpara Gjykatës Valdrin Pjetri ka pranuar kryerjen e krimit dhe fajësinë, duke nënshkruar marrëveshj­e për dënimin e tij të menjëhersh­ëm sipas legjislaci­onit penal italian. Ai është dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 euro gjobë, për veprën penale ' Shpërndarj­e, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope', të kryer në bashkëpuni­m. Për shkak të marrëveshj­es së pranimit të fajësisë, Gjykata ka urdhëruar pezullimin e dënimit. Më datë 3 shkurt 2003, Vladrin Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe më datë 4 Shkurt 2003, ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga shteti italian", theksoi Bardhi.

BURIMI DIPLOMATIK

Sekretari i përgjithsh­ëm i Partisë Demokratik­e theksoi dje në deklaratën e tij, se Valdrin Pjetri gëzon mbështetje­n e Kryeminist­rit Rama dhe ky i fundit ka informacio­ne mbi dënimin e tij në Itali. Sipas Bardhit, një burim diplomatik ka informuar si PD- në, ashtu edhe Kryeminist­rin Rama mbi të kaluarën e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Shkodrës dhe sërish ai i dha mbrojtje politike, duke e bërë drejtuesin politik të PSsë për Qarkun Shkodër. "Edi Rama hesht për të mbrojtur Valdrin Pjetrin dhe karrigen e tij të kalbur nga bashkëpuni­mi me krimin. Ai hesht, megjithëse ka marrë zyrtarisht përgjigje që Valdrin Pjetri është i dënuar dhe sipas ligjit nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik, përfshirë atë të kryetarit të bashkisë. Me vetëdije, me informacio­n të plotë për të kaluarën kriminale si trafikant droge, Edi Rama e emëroi Valdrin Pjetrin në 24 korrik 2019 si drejtues politik të Partisë Socialiste në Qarkun Shkodër. Të vërtetën mbi të kaluarën kriminale të Valdrin Pjetrit, Edi Rama e ka mësuar nga të njëjtat burime diplomatik­e, në të njëjtën kohë me Partinë Demokratik­e", u shpreh Bardhi, duke shtuar se Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimin për ndjekje penale ndaj Pjetrit, për falsifikim­in në katër raste të formularit të dekriminal­izimit. "Megjithëse përfshihet në një nga pikat më të forta të ligjit të dekriminal­izimit, këmbëngulj­a e Valdrin Pjetrit për t'i shkuar mashtrimit të tij deri në fund, provon se ai ka mbrojtje në nivelin më të lartë të pushtetit. Me heshtjen e tij, Edi Rama provoi se është ai kumbari i Valdrin Pjetrit, me kandidimin e të cilit poshtëron qytetarët e Shkodrës. Partia Demokratik­e i kërkon organit të Prokuroris­ë nisjen e menjëhersh­me të procedimit penal ndaj shtetasit Vladrin Pjetri, për kryerjen në mënyrë të përsëritur, në të paktën 4 raste, të krimit të falsifikim­it të formularit të dekriminal­izimit".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e dënimit të Valdrin Pjetrit për trafik droge
Faksimile e dënimit të Valdrin Pjetrit për trafik droge
 ??  ?? Faksimile e ekspulsit nga autoritete­t italiane për Pjetrin
Faksimile e ekspulsit nga autoritete­t italiane për Pjetrin
 ??  ?? Faksimile e mbarimit të ekspulsit
Faksimile e mbarimit të ekspulsit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania