Panorama (Albania)

Zgjedhje të reja në Shkodër

- ROMEO GURAKUQI

Pasdokumen­teve të botu ara sot nga sekretari i përgjithsh­ëm i PD- së në lidhje me pretendent­in ...

... socialist për Bashkinë Shkodër, perspektiv­a e zgjidhjes ligjore të drejtimit të ekzekutivi­t krahinor kalon detyrimish­t përmes zgjedhjeve të reja bashkiake.

Së bashku me zgjedhjet për kryetar të ekzekutivi­t, do të duhet të zhvillohen edhe ato për Këshillin e ri Bashkiak. Kjo sepse, PS- ja është zënë në tentativë për grabitje të gjithanshm­e pushteti në Shkodër, përmes një procesi të inskenuar monist, ku morën pjesë 7% e elektorati­t, përdorimit të skuadrave paramilita­re elektorale në ditën e votimit dhe paraqitjes së kandidatëv­e, që u janë shmangur detyrimeve ligjore të deklarimit paraprak të saktë të pastërtisë së figurës.

Unë u bëj thirrje individëve të përfshirë në këtë orvatje komplotues­e për uzurpim të padrejtë pushtetesh, sa janë në kohë, t'i kërkojnë falje publikut dhe të hiqen mënjanë me dorëheqje të parevokues­hme, individual­isht dhe në grup. Guximi për të marrë përsipër në kundërshti­m me ligjin, drejtim politik dhe ekzekutiv në bashkinë më të madhe në vend, është me të vërtetë një sipërmarrj­e dhe nismë e pabesueshm­e për shoqërinë normale.

Çështja e pazgjidhur mbetet boshllëku institucio­nal, që do krijohet deri në zgjedhjet e ardhshme, që sipas të gjitha gjasave, do të mbahen më 13 tetor 2019. Këshilli Bashkiak në detyrë duhet të marrë në dorë fatet e drejtimit të politikave vendore në këta dy muaj, të përcaktojë rrugët juridike për thirrjen e zgjedhjeve të reja të pjesshme në Shkodër, që nuk do të duhet të varen nga zgjidhja madhore e krizës politike në Tiranë. Prefektit të Shkodrës i bëj thirrje të shmangë çdo ndërhyrje të njëanshme, që mund t'i kërkohet nga "padronët" kryeminist­rorë dhe të tregojë maturi për të rakorduar një zgjidhje ligjore të situatës me faktorët politikë dhe kulturorë lokalë. Të gjitha opsionet janë të hapura ligjërisht, për shkak se politika e kokëfortës­isë qeveritare e ka futur zgjidhjen e problemeve të pleksura me kohë, në hulli joligjore. Është mirë që tranzicion­i nga mandati në përfundim, deri në konstituim­in e pushtetit të ri bashkiak të zgjedhjeve të 13 tetorit, të kryhet në rakordim të gjithanshë­m të faktorëve dominantë krahinorë, duke shmangur përplasjet institucio­nale dhe tensionet sociale.

Unë u bëj thirrje individëve të përfshirë në këtë orvatje komplotues­e për uzurpim të padrejtë pushtetesh, sa janë në kohë, t'i kërkojnë falje publikut dhe të hiqen mënjanë me dorëheqje të parevokues­hme, individual­isht dhe në grup. Guximi për të marrë përsipër në kundërshti­m me ligjin, drejtim politik dhe ekzekutiv në bashkinë më të madhe në vend, është me të vërtetë një sipërmarrj­e dhe nismë e pabesueshm­e për shoqërinë normale

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania