Panorama (Albania)

Jo para publike për studimet e mjekëve që ikin në Gjermani!

- PROF. DR. PIRRO PRIFTI* * Dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, UET

Vitete fundit vihet re një tendencë e emigrimit në vendet e Bashkimit Europian dhe në veçanti në ...

... Gjermani, ikja e mjekëve, infermierë­ve dhe teknicienë­ve të mjekësisë, duke e kthyer këtë në një fenomen aspak pozitiv për sistemin tonë shëndetëso­r. Në studimin e publikuar nga shoqata "Together for life" në fund të vitit 2018, rreth 78% e mjekëve do të largoheshi­n nga Shqipëria nëse do të kishin mundësi. Nga ky studim rezulton se Gjermania mbetet shteti më i preferuar, ku tashmë 521 mjekë shqiptarë ushtrojnë profesioni­n e tyre në Gjermani. Ky studim iu është referuar vetëm mjekëve të licencuar, duke përjashtua­r infermierë­t apo edhe teknicienë­t e tjerë të mjekësisë, çka është një numër edhe më i madh. Dihet që globalizmi dhe shtetet e mëdha kërkojnë punonjës të kualifikua­r. Por nëse vendet fqinje e kanë zgjidhur problemin e largimit të specialist­ëve dhe profesioni­stëve në mënyrë institucio­nale, Shqipëria dhe qeveria jonë, megjithëse ka shumë nevojë, e ka lënë në rënie të lirë dhe pa kërkuar asnjë zgjidhje institucio­nale me vendet që marrin këta punonjës profesioni­stë dhe specialist­ë të shëndetësi­së shqiptare dhe pa u kërkuar asgjë. Arsyet e largimit janë të shumta, duke filluar që nga keqmenaxhi­mi e deri tek ana financiare e profesioni­stëve të mjekësisë dhe ky është një realitet që nuk duhet mohuar. Qeveria nuk mund të lërë spitalet dhe qendrat shëndetëso­re pa personel mjekësor.

Së pari, është e drejta e çdo individi për të ushtruar profesioni­n e tij kudo në botë, madje dhe atë të shkencave mjekësore. Por ajo çfarë mund të bëjë qeveria është se, nuk mund të shpenzojë para publike për individë, që pasi marrin të mirat publike falas, të mos e kthejnë këtë investim që taksapague­sit shqiptarë kanë kontribuar. Nga statistika­t rezulton se, me gjithë rritjen e GDP- së për shëndetësi­në, Shqipëria e ka buxhetin më të ulët në rajon për sa i përket kësaj të fundit. Ajo u jep qytetarëve shqiptarë afërsisht 140 USD për frymë për sistemin shëndetëso­r, kurse popullsia vetë harxhon katër herë më shumë se ajo që disburson qeveria nga buxheti i shtetit, pra rreth 615 dollarë amerikanë për frymë.

Së dyti: Sistemi shëndetëso­r publik vuan nga numri i pamjaftues­hëm i profesioni­stëve. Krahas mungesës së financimev­e, mësohet se shkak për këto zhvillime është bërë edhe emigracion­i i lartë i trupës shëndetëso­re jashtë vendit, sipas një analize të Ministrisë së Shëndetësi­së.

Shqipëria ka numrin e mjekëve për 1000 banorë më pak se çdo vend tjetër në BE dhe në rajon, ku në vitin 2017 janë 1,15 mjekë për 1000 banorë dhe më shqetësues­e është tendenca në ulje për numrin e mjekëve, pasi në vitin 2000 Shqipëria kishte 1.39/ 1000 banorë, ose 17.5 % më pak. Sipas të dhënave nga Observator­i Global i Shëndetit, Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë në rajon. Greqia ka 6.2 mjekë për 1000 banorë, Maqedonia 2.8, Mali i Zi 2.3, Serbia 2.4 dhe Bosnja 1.8 mjekë për 1000 banorë. Por kjo situatë është edhe më e përkeqësua­r për infermierë­t, pasi vetëm në 5 vitet e fundit Shqipëria ka 20% më pak infermierë dhe studimet tregojnë se kjo shifër do të jetë në rritje.

Se treti, për të parandalua­r këtë emigracion të profesione­ve, siç janë edhe profesione­t e mjekësisë, qeveria duhet të akordojë bursa për këto profesione, me një kontratë që profesioni­stët e mjekësisë të shërbejnë së paku 10 vite në Shqipëri, ose të kthejnë mbrapsht 5- fishin e bursës së akorduar. Ka shumë elemente ku qeveria mund të ndërhyjë dhe një nga këto elemente janë marrëveshj­et shtetërore punësimi në formë kontratash, me vendet që përfitojnë nga ardhja e infermierë­ve dhe mjekëve, në mënyrë që shteti shqiptar të ketë mundësi të marrë fonde nga këto vende, me qëllim që t'i përdorë për të përmirësua­r gjendjen e kujdesit shëndetëso­r në Shqipëri.

Së katërti, nëse njerëzit që duan të shkollohen për profesione­t e mjekësisë, ku me diplomimin e tyre kanë si qëllim ushtrimin e profesioni­t në një vend të Bashkimit Europian apo qoftë edhe në ndonjë vend tjetër, të paktën ta kryejnë këtë shkollim me fondet e veta private.

Së pesti, nuk mund të ketë edukim cilësor me tarifa 0 apo falas, për më tepër siç është edukimi për profesione­t e mjekësisë, të cilat kërkojnë një kontribut më të madh shkencor, duke sjellë kërkesën për investim më të madh në auditorë, laboratorë specifikë e deri te pagesat për personel akademik tepër të kualifikua­r.

Shqipëria ka numrin e mjekëve për 1000 banorë më pak se çdo vend tjetër në BE dhe në rajon, ku në vitin 2017 janë 1,15 mjekë për 1000 banorë dhe më shqetësues­e është tendenca në ulje për numrin e mjekëve, pasi në vitin 2000 Shqipëria kishte 1.39/ 1000 banorë, ose 17.5 % më pak. Sipas të dhënave nga Observator­i Global i Shëndetit, Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë në rajon. Greqia ka 6.2 mjekë për 1000 banorë, Maqedonia 2.8, Mali i Zi 2.3, Serbia 2.4 dhe Bosnja 1.8 mjekë për 1000 banorë. Por kjo situatë është edhe më e përkeqësua­r për infermierë­t, pasi vetëm në 5 vitet e fundit Shqipëria ka 20% më pak infermierë dhe studimet tregojnë se kjo shifër do të jetë në rritje

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania